Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Tifozët skocezë zbukurojnë Tiranën, dhurojnë 5 mijë paund për fëmijët shqiptarë në nevojë

Postuar: 15/11/2018 - 20:53

Tifozët skocezë të cilët kanë nisur të vijnë në Tiranë që prej të mërkurës për ndeshjen e të shtunës  mes dy kombëtareve, përveç paraqitjes së tyre sportive gjithashtu do të dhurojnë 5 mijë paund për fëmijët me Sindromën Doën, autizëm, apo nevoja të tjera të veçanta.
 
Në prag të sfidës së kombëtares sonë me Skocinë, tifozët kundërshtarë kanë vendosur të hapin një fondacion nëpërmjet ambasadës britanike, për fëmijët në nevojë.
 
Ata pritet të vijnë në Shqipëri të premten, ndërsa e kanë zakon që para çdo udhëtimi të bëjnë diçka të tillë.
 
Njëri nga donatorët u shpreh: "Kudo që përfaqësuesja jonë luan ne mundohemi të bëjmë një donacion për një kauzë lokale. Kushti i vetëm është që organizata e cila merret me menaxhimin e fondit të jetë jopolitike dhe jofetare."
 
Ky do të jetë donacioni i shtatë që tifozët skocez bëjnë që nga viti 2003 në Lituani, duke e çuar në 120 mijë paund shumën e parave të dhuruara.
Rreth 40 autobusë me tifozë skocezë pritet të udhëtojnë drejt vendit tonë, ndërsa Shqipërisë i duhet patjetër fitorja për të mos rënë nga Liga ku bën pjesë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 4

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 11/12/2018 - 07:24

Rivaliteti midis Kristiano Ronaldos dhe Lionel Mesit vijon prej më shumë se dhjetë vjetësh.

Postuar: 11/12/2018 - 07:22

Kategoria Superiore mësoi dje emrin e radhës nga trajnerët që u bë “kokë turku”.

Postuar: 11/12/2018 - 07:21

Lojtarët e Kombëtares patën një javë mjaft të mirë në aspektin individual me skuadrat e tyre në l

Postuar: 10/12/2018 - 19:59

Duket se aventurës së Mesut Ozilit te Arsenali po i vjen fundi.

Postuar: 10/12/2018 - 18:42

Për shumë specialist futbolli por jo vetëm, edhe tifozë, futbollisti i Bayern Mynchen Kingsl

Postuar: 10/12/2018 - 15:35

Kur kanë kaluar më tepër se 9 muaj që nga data kur qendërmbrojtësi dhe njëherazi kapiteni i Fiore

Postuar: 10/12/2018 - 09:28

Ylli i Juventusit ka dhënë një intervistë të gjatë për mediat italiane, ku ka përmendur momenti