Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Çelsi fiton Europa League, Benfika në lot

Çelsi fiton Europa League, Benfika në lot

Postuar: 16/05/2013 - 12:03

Çelsi shpërblehet për sezonin e mirë që ka bërë këtë vit, duke fituar Europa League. Pasi mundi të sigurojë në kampionatin anglez zonën Champions League për vitin e ardhshëm, skuadra londineze mposhti mbrëmë Benfikën e Portugalisë me rezultatin 2-1 dhe duke fituar kështu trofeun e Europa League, trofeu i parë në historinë e klubit londinez. E vërteta është se Çelsi e meritoi trofeun, sidomos për atë që dha në këtë ndeshje. Edhe portugezët bënë një lojë të pëlqyeshme, me nivel të lartë dhe me një motivim të pazakontë. Pjesa e parë ishte gati e barabartë, për të mos thënë më e mirë por Benfikën, e cila ishte optimiste për fitore. Çelsi u duk konfuz në 45-minutat e para, gjë që u duk në varfërinë e aksioneve sulmuese por edhe paqartësinë e sulmuesve të saj para portës kundërshtare. Benfika përkundrazi ishte më aktive në mesfushë dhe natyrisht e bëri lojën e bukur në të gjitha repartet. Por spektakli do të vinte në pjesën e dytë, ku Çelsi ndryshon taktikë loje, duke sulmuar si nga krahët dhe në qendër dhe duke e kërkuar seriozisht fitoren. Me kalimin e minutave skuadra londineze e sposton lojën thuajse në gjysmëfushën e portugezëve dhe këta të fundit  nisin të mendojnë më shumë për mbrojtjen, duke synuar kundërsulmin apo që ta kapin në befasi mbrojtjen e bluve. Në minutën e 60-t6ë vjen dhe goli i parë i takimit, ku Fernando Torres shndërron në gol  një aksion të bukur të anglezëve dhe duke ndezur atmosferën në stadiumin “Amsterdam Arena” të Holandës. Benfika rimerr veten pas pësimit të gol it dhe mendon të dalë përpara. Në një aksion pa shumë pretendime dhe në një pozicion të dyshimtë, Benfika fiton 11-metërsh, që shndërrohet në gol nga Kardozo në minutën e 68-të. Por Çelsi nuk u dekurajua d he shfrytëzoi minutat e mbetura për të bërë maksimumin. Pati disa raste për shënim por momenti kulminant i ndeshjes erdhi pikërisht në sekondat e fundit të takimit, konkretisht në mbyllje të minutës së tretë e të fundit të kohës shtesë. Çelsi ndërmerr një aksion të gjatë sulmues nga e djathta dhe Hulian Mata arrin të përfitojë një goditje këndi. Nga koha shtesë kishin mbetur dhe 10 sekonda dhe ishte e qartë se pas ekzekutimit të goditjes së këndit skuadrat do të shkonin në 30 minutat shtesë. Por krosimi nga këndi shfrytëzohet shkëlqyeshëm nga Ivanoviç, që kërcen mbi gjithë të tjerë dhe me një parabolë të ekzekutuar me kokë e përcjell topin në rrjetë duke lënë të shtangur portierin e Benfikës. Entuziazmi në kampin blu të Çelsit është i madh, pasi ishte goli i suksesit, pra i trofeut, ndërkohë që Benfika shpërthen në lot. Koha mbaroi dhe Çelsi festoi fitoren e Europa League, një trofe  merituar plotësisht. Këtë trofe e kanë fituar më parë 26 klube të ndryshme dhe Çelsi ishte i 27-ti. Disa prej klubeve e kanë fituar disa herë, ndërsa Inter, Juventus dhe Liverpul janë skuadrat më të suksesshme me 3 trofe secila.

Fituesit e Europa League
2003    Porto
2004    Valencia
2005    CSKA Moskë
2006    Sevilja
2007    Sevilja
2008    Zenit Sh.Peters.
2009    Shakhtar Donetsk
2010    Atletiko Madrid
2011    Porto
2012    Atletiko-Madrid
2013    Çelsi  Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/09/2019 - 20:21

Cristiano Ronaldo, u maskua si një person tjetër, dhe doli në qendër të Torinos për të luajtur me njerëzit që ishin aty.ronaldo-torino

Postuar: 20/09/2019 - 19:25

Sulmuesi danez Kasper Dolberg u transferua nga Ajaksi i mrekullive që gjeti gjysmëfinalen e Champ

Postuar: 20/09/2019 - 17:40

Forma e dobët që Real Madrid po kalon gjatë muajve të fundit ka shtuar zërat për një shkarkim të

Postuar: 20/09/2019 - 17:17

E ardhmja e Eros Grezdës te Rangers është më e paqartë se kurrë.
 

Postuar: 20/09/2019 - 15:50

Një tjetër goditje ka ardhur për ekipin e Kamzës nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Postuar: 20/09/2019 - 08:14

Ka marrë fund misteri i gruas që i jepte ushqim Cristiano Ronaldos pas ndeshjes.

Postuar: 20/09/2019 - 07:27

Humbja ndaj Paris San Zhermenit në UEFA Champions League, me shifrat e pabesueshme 3-0, e ka vend