Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

10 fitore në 11 ndeshje, Junajtid ka gati kontratën fikse me Solskjaer

Postuar: 12/02/2019 - 07:24

Mançester Junajtid po njeh rekorde të shkëlqyera nën drejtimin e trajnerit të ri Ole Gunar Solskjaer. Që kur ka ardhur tekniku i ri Junajtid njeh vetëm rezultate pozitive, aq sa në 11 ndeshje ka korrur 10 fitore, duke qenë një nga teknikët më të suksesshëm të momentit jo vetëm në Premier League angleze, por edhe në Europë. Kjo ecuri e mirë e tij në krye të “Djajve të kuq”, ka vënë në lëvizje klubin e Junajtid për t’i dhënë një kontratë fikse, megjithëse zyrtarisht ajo nuk është ende gati. Po studiohet mundësia që Solskajer të firmosë një kontratë afatgjatë me “djajtë” anglezë, por bordi po e studion atë me përparësi. Gjithsesi, mediat angleze shkruajnë se shanset janë të mëdha që trajneri të firmosë një kontratë afatgjatë me klubin. Sipas mediave angleze, Ole Gunnar Solskjaer nuk do të jetë thjesht trajneri i përkohshëm i Mançester Junajtid. Sikurse raporton “The Sun”, bordi drejtues ka vendosur që norvegjezi të emërohet me kohë të plotë, por ky vendim nuk do të bëhet zyrtar para përfundimit të sezonit. Drejtuesi i lartë i Junajtid, Avram Glazer, foli gjatë me teknikun pas fitores 3-0 me Fulhamin, duke qenë i bindur se Solskajer e meriton të vazhdojë në krye të “Djajve të Kuq”. Familja Glazer ka patur si objektiv trajnerin aktual të Totenhamit, Maurizio Poçetino, të cilit do t’i ofrohej një kontratë e majme për ta shkëputur nga “Spërsat”. Por drejtuesit e klubit tashmë janë bindur plotësisht për aftësitë e Solskjaer, për punën e të cilit flasin vetë shifrat. Që kur mori drejtimin e skuadrës në muajin dhjetor, pas shkarkimit të Jose Murinjos, Junajtid ka mundur të fitojë 10 nga 11 ndeshjet e zhvilluara. Barazimi i vetëm ishte ndaj Bërnlit, 2-2 në “Old Trafford”. Forma e jashtëzakonshme, e përkthyer në rezultate impresionuese, e ka katapultuar Mançester Junajtid në vendin e katërt, në zonën Champions, duke lënë pas Çelsin dhe Arsenalin. Mbetet të shihet se si do të shkojnë ngjarjet në lidhje me kontratën e trajnerit, por ecuria e Solskjaer është e tillë që nuk lë vend për dyshime. Ai erdhi i papërvojë dhe po regjistron rekorde në një kohë të shkurtër dhe po e bën skuadrën pretendente të paktën për një vend në Champions, që as nuk besohej nën drejtimin e Murinjos.

Eshli Jang rinovon kontratën

Mbrojtësi anglez Eshli Jang e ka vazhduar kontratën me Mançester Junajtid për edhe një vit tjetër, njoftoi klubi të hënën pasdite. Kontrata aktuale e 33-vjeçarit pritej të mbaronte në fund të këtij sezoni, por me zgjatjen e kontratës të hënën, ai do të mbetet në “Old Trafford” deri në vitin 2020 të paktën. Jang ka luajtur rol kyç për Djajtë e kuq këtë sezon, duke u paraqitur në 24 ndeshje në të gjitha garat, përkundër konkurrencës nga Diogo Dalot dhe Antonio Valencias për një vend titullari në krahun e djathtë. Mbrojtësi i Anglisë është pjesë e Junajtid tash e nëntë sezone, klub me të cilin e ka fituar Premier Ligë, Fa Cup, Evropa Ligën dhe Karabao Cup. Ai i ka regjistruar 227 ndeshje për klubin.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/06/2019 - 10:10

Një ngjarje pazakontë ka ndodhur me sozinë e yllit argjentinas Lionel Mesi.

Postuar: 26/06/2019 - 07:21

Në Premier League pritet të ndodhë së shpejti një lëvizje e fortë që ka të bëjë me një emër të sp

Postuar: 26/06/2019 - 07:20

Partizani fitoi titullin kampion këtë sezon, duke kthyer trofeun në gjirin e të kuqve pas 26 vjet

Postuar: 26/06/2019 - 07:19

Shqipëria pozicionohet në vendin e katërt në grupin H, pas Francës, Turqisë dhe Islandës, ndërkoh

Postuar: 25/06/2019 - 16:50

 Sezoni që sapo u mbyll ishte një nga më të mirët për sulmuesin polak, Kristof Piatek.

Postuar: 25/06/2019 - 07:19

Në kulmin e merkatos së verës, klubi i Njukasëll Junajtid humbet trajnerin dhe nuk bëhet fjalë pë

Postuar: 25/06/2019 - 07:17

Kualifikimi dhe prania në finalet e Kampionatit Europian të Francës në vitin 2016 ishte kulminaci