BREAKING NEWS

71 raste të reja në Shqipëri me Covid-19

71 raste të reja në Shqipëri me Covid-19
x

Sport

10 lojtarë të rinj të Superiores në “radarët” e klubeve të huaja, Partizani e Tirana me elementët më të mirë

10 lojtarë të rinj të Superiores në

Në kampionatin shqiptar ka disa elementë cilësorë që dëshirojnë të provojnë një aventurë jashtë vendit. Bëhet fjalë për elementë që janë të moshës mesatare 20 vjeç e që kërkojnë një shans për të firmosur me ndonjë klub në një kampionat më cilësor. Padyshim, Tirana dhe Partizani kanë kualitete më të mira dhe kanë shanse të çajnë në treg. Madje Partizani në dimër largoi Asir Asanin, një kualitet i spikatur,q ë firmosi me AIK Stokholmin në Suedi. Për momentin tek Partizani spikasin dy futbollistë, njëri që ka dalë nga akademia dhe është Jurgen Bardhi, një futbollist që mund ta provojë një shans jashtë vendit, ndërsa tjetri është Esat Mala, kualitet i padiskutueshëm, i cili e ka kërkuar largimin dhe më herët por klubi i kuq nuk dëshironte ta largonte me parametër zero. Të dy futbollistët e kuq janë në gjendje të testohen në një aventurë jashtë vendit. ndërkohë, tek Tirana ka disa elementë që duan të bëjnë diferencë, por vëmendjen e kanë tre elementë që janë Jurgen Celhaka, Muçi dhe Doka, të cilët kanë kualitet për ta provuar veten në një kampionat më të fortë, ndoshta në Kroaci ose në Turqi, pse jo dhe në vendet si Zvicra apo ato skandinave. Fakti që Tirana po shkon drejt titullit kampion mund t’i ndihmojë këta elementë që të gjejnë më shpejt destinacionit e preferuara, për t’u hapur vetvetes perspektiva më të mira në karrierë. Ndërkohë, tek Vllaznia portieri Alan Sherri po e kërkon një shans diku gjetkë dhe për të një mundësi jashtë vendit mund të jetë e domosdoshme dhe jo e paarritshme, kurse tek Teuta, është Sherif Kallaku që ka spikatur në dy sezonet e fundit dhe realisht mund të ketë një shan s për të luajtur jashtë vendit nëse i bëjnë ofertë në verën e këtij viti. Tek laçi ka gjithashtu disa kualitete të mira dhe fakti që Gentian Selmani çau me sukses në Turqi, mund t’i ndihmojë kualitetet e këtij klubi ta kenë të hapur aventurën turke e të firmosin me klube të ligës së parë ose të dytë të këtij vendi. Në Korçë janë dy lojtarë që mund të largohen në verë. Bëhet fjalë për Dejvi Bregun dhe Nazmi Gripshin, që të dy me shanse të luajnë jashtë vendit dhe Skënderbeu e ka krijuar një traditë të “sponsorizimit” të lojtarëve cilësorë në treg, për t’u hapur atyre perspektiva të reja jashtë vendit e në të njëjtën kohë për të përfituar nga shitja e tyre. Në fund, tek Kukësi është Kristal Abazaj. Ai e pati një shans në Belgjikë e Kroaci por nuk i eci. Megjithatë, në një aventurë të dytë Abazaj mund të gjejë shkëlqimin e munguar. Eksperienca e marrë mund ta ndihmojë sadopak në këtë drejtim. Në total, nga Superiorja ka 10 lojtarë që do të provojnë një eksperiencë jashtë vendit duke nisur nga kjo merkato e verës.

Edi Reja tregon lojtarët që u rekomandon klubeve elitare italiane

Trajneri i kombëtares kuqezi, Edi Reja, së fundmi ka dhënë një intervistë për “Tuttomercattoweb”, ku ka treguar rreth planeve dhe ëndrrave te përfaqësuesja e Shqipërisë dhe ka tentuar të ndërhyjë në merkaton e klubit të tij të preferuar, Udinezes, duke i rekomanduar transferimin e Rei Manajt. “E kam pasur gjithmonë ambicien për të drejtuar një kombëtare. Nuk u mendova dy herë kur erdhi propozimi për të qenë trajner i Shqipërisë. Po bëjmë një punë shumë të rëndësishme, së bashku me Federatën, sidomos në aspektin e rritjes së lojtarëve të rinj. Në Shqipëri është investuar shumë në infrastrukturë në vitet e fundit. Kemi fatin të luajmë në një stadium të jashtëzakonshëm dhe të stërvitemi në një qendër stërvitore moderne. Ka shumë lojtarë interesantë, lënda e parë është vërtetë e mirë. Bëhet fjalë për djem që luajnë në kampionatet më të rëndësishme evropiane: në Gjermani dhe Itali. Kam një entuziazëm të madh, projekti është i rëndësishëm. Udineze? I kam rekomanduar Pierpaolo Marinos (drejtori teknik i Udinezes), mikut tim të dashur, të marrë Rei Manajn. Nuk ishte akoma gati kur ishte pjesë e Interit, kalimi tek Albasete e ka pjekur. Ka shënuar gola dhe ka zhvilluar ndeshje shumë të mira. Ia doli të bindë Barcelonën. Rei do të bënte shumë mire te një skuadër si Udineze”, tregoi Reja.