
“Në mesnatë Alibeaj ndryshoi listat pa na pyetur”/ Dha dorëheqjen nga gara për kryetar Bashkie në Korçë, Gjata zbardh prapaskenat e forta

VIDEO/ Artan Hoxha publikon pamjet: Ja momenti kur ish-shefi i RENEAS merr 113 mijë eurot nga biznesmeni

"Dal unë në përgjime që flas me..."/ Artan Hoxha thirrje policisë: Shkoni te bandat, te ngjarjet e fundit kriminale në Tiranë makinat janë vjedhur në të njëjtin qytet

Deklarata ‘bombë’ e Artan Hoxhës: Pronarët e Top Channel kanë ndjerë rrezik, ata e dinë se nga vjen sulmi

Të shtëna me armë zjarri, reagon policia

Çfarë po ndodh? Përçahen demokratët e Berishës në Sarandë

Zgjedhjet e 14 maji/ Ish deputeti reagon për tërheqjen e kandidatëve të PD-së: Bombën ia ka vënë Berisha

Kush e ka radhën? Paralajmërimi i bujshëm i ambasadorit britanik: Këtë vit do ketë “non grata” të tjerë

100 deputetë i kërkojnë UEFA të përjashtojë rivalen e Kosovës, Bjellorusinë

Shkruar nga SOT.COM.AL 16 Mars 2023

Më shumë se 100 deputetë të Parlamentit Evropian kanë nënshkruar një letër që ia kanë dërguar presidentit të Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA), Aleksander Ceferin, duke i kërkuar që ekipi i kombëtares së Bjellorusisë të përjashtohet nga garat e kualifikimeve për Kampionatin Evropian të Futbollit, që mbahet më 2024. Eurodeputetët argumentuan se Bjellorusia, jo vetëm që mbështet, por aktivisht merr pjesë në agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës. Në letër u tha po ashtu se futbolli dhe sporti në përgjithësi janë përdorur nga lideri autoritar bjellorus, Aleksandër Lukashenko, për përhapjen e propagandës politike. Sipas ligjvënësve evropianë, pjesëmarrja në garat e UEFA-s e kombëtares bjelloruse do të përdoret më vonë nga Lukashenko për propagandë, për të “dëshmuar se po pranohet mirë nga bashkësia ndërkombëtare”. Deputetët pohuan se lejimi i pjesëmarrjes së Bjellorusisë në këto gara është ofendim i viktimave të agresionit rus në Ukrainë, por edhe për shumë luftëtarë të të drejtave të njeriut në Bjellorusi. Po ashtu, ka pasur thirrje që Bjellorusisë t’i ndalohet pjesëmarrja në garat ndërkombëtare të futbollit, ashtu siç i është ndaluar Rusisë. Por, UEFA deri më tani u ka rezistuar thirrjeve të tilla, duke nënvizuar se në një masë Bjellorusia është sanksionuar duke ia pamundësuar që të zhvillojë ndeshje ndërkombëtare në territorin e saj. Ndalimi eventual i pjesëmarrjes së Bjellorusisë në kualifikimet për EURO 2024, që do të mbahet në Gjermani, do të kishte efekt edhe te kombëtarja e Kosovës, e cila gjendet në të njëjtin grup të kualifikimeve. Në grup, përveç Kosovës dhe Bjellorusisë, janë edhe Zvicra, Rumania, Izraeli dhe Andorra. Për shkak të pamundësisë që të zhvillojë ndeshje në fushën e vet, Bjellorusia ka zgjedhur që disa ndeshje kualifikuese t’i zhvillojë në Serbi.
Më të lexuarat


Laçi rrezikon rënien nëse s’bën kthesë, Tirana pret të fitojë miliona nga shitja e Hasanit

Silvinjo e krijoi idenë rreth grupit, në qershor s’ka më justifikime

Mbyllen pjesët e para, Kosova në kërkim të golit të parë, Kroacia e Zvicra dhurojnë spektakël

EURO 2024, KUALIFIKUESET/ Në fushë Kosova, Zvicra dhe Spanja! Mësoni formacionet zyrtare të 6 supersfidave

Ylli portugez po vijon me ritme të larta shënimi në Arabinë Saudite, kurse “Pleshti” argjentinas ka shanse të kthehet në “Kamp Nou”

Kategoria e Parë e hapur deri në fund, vendosin episodet

Shqipëria mundet në Varshavë nga Polonia, Silvinjo i nis me humbje eliminatoret e Europianit

Mbyllet takimi, Shqipëria humbet përballë Polonisë

Shokohet Shqipëria, në momentin më të mirë Polonia na ndëshkon

Shqipëri- Poloni/ Formacionet zyrtare, Sylvinho debuton me skemë sulmuese
