
Rama përjashton rreth 35 deputetë nga lista e 25 prillit, ja emrat e PS, PD, LSI dhe partive të tjera që pritet të kandidojnë në 12 qarqet

100 ndeshje me Atalantën, Berat Gjimshiti konsiderohet ndër lojtarët më efikasë në Serie A

Shkruar nga Adriatik BALLA 12 Shkurt 2021

Kombëtarja do të ketë në mars ndeshjet e para eliminatore për Botërorin Katar-2022. Kemi të bëjmë me një fazë kualifikuese mjaft të vështirë për kuqezinjtë, të cilët janë shortuar në grup me Anglinë, Poloninë dhe Hungarinë, ekipe shumë të vështira për t’u mundur, ndërsa grupi kompletohet edhe me modestët e San Marinos dhe Andorrës. Në prag të këtyre takimeve të para, trajneri Edi Reja po monitoron situatën e lojtarëve, nisur nga forma dhe minutazhi i tyre. Shumë lojtarë kanë probleme, përfshi dhe kapitenin Hysaj, porka një futbollist që e bind në këtë moment teknikun Reja dhe ai është qendërmbrojtësi Berat Gjimshiti, i cili ka befasuar tërësisht me performancën e tij, duke qenë lider dhe vendimtar tek Atalanta, por njëherësh një futbollist në rritje dhe në ekipin përfaqësues. Në fakt, nëse Atalanta e këtyre sezoneve të fundit po paraqitet në nivelet më të larta, një pjesë e meritës I shkon shumë emrave që ishin jo edhe aq të vlerësuar në futbollin italian, por ku nën urdhërat e trajnerit Xhampiero Gasperini janë kthyer në fenomenë. Aty krijuan një grup të jashtëzakonshëm i cili tashmë po luan për trofe dhe ka arritur kualifikime të rëndësishme në turne si Liga e Kampioneve. Një prej tyre është padyshim edhe Berat Gjimshiti, një lojtar i cili fillimisht kaloi disa vite në huazim, por kur iu dha rasti, arriti të tregonte të gjitha vlerat e tij në momentin që Gasperini i gjeti vendin e duhur në skuadër.
100 ndeshje me Atalantën
Tani, Gjimshiti është kthyer në një nga shtyllat e Atalantës, i pazëvendësueshëm nga trajneri dhe një nga futbollistët më të qëndrueshëm në rreshtimin titullar. Ndaj nuk është rastësi që momentin kur ai regjistroi një shifër jubilare ndaj Napolit, klubi e kujtoi këtë moment të veçantë. Sipas statistikave zyrtare, ndeshja e djeshme kundër Napolit ishte e 100-a me fanellën e Atalantës për Gjimshitin në të gjitha kompeticionet. “Aspak keq që të festosh kështu ndeshjen e 100 me ngjyrat zikaltër”, shkruante sot klubi i Atalantës në rrjetet sociale, duke uruar Gjimshitin për arritjen e këtij objektivi të cilin pakkush e mendonte se mund të realizohej vetëm 2 vite e gjysmë më pare, kur lojtari dukej i destinuar për t’u larguar nga ky klub.
Seleksionimi/ U-15 bëhet gati për garat zyrtare, përzgjidhen më të mirët
Ndërsa nga legjionarët po spikasin titullarët kuqezinj, duket se ka një vëmendje të shtuar edhe ndaj skuadrave kombëtare të moshave, ku FSHF ka bërë ndryshime të herëpashershme në mënyrë që të rritet cilësia. shumë ekipe kanë nisur seleksionimet e tyre, për të përzgjedhur më të mirët e moshave. Kështu, pas Kombëtares U-19 këtë javë ka qenë radha e Kombëtares U-15 që të nisë seleksionimet për lojtarët e talentuar të vitlindjes 2007 që aktivizohen në skuadrat shqiptare. I gjithë ky proces është drejtuar nga Sektori i Ekipeve Kombëtare në FSHF me seleksionimin që është zhvilluar në në Qendrën Sportive të ekipeve kombëtare Kamëz, ku lojtarët e përzgjedhur kanë kryer testime nga më të ndryshmet, teknike dhe fizike. Seanca është drejtuar dhe ndjekur me kujdes nga specialistët e ekipeve kombëtare si edhe trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave Armando Cungu, Ervin Bulku, Armand Dama. Pas testimeve është zhvilluar edhe një ndeshje kontrolli, ku janë aktivizuar të gjithë lojtarët e grumbulluar. Pavarësisht problematikave që ka imponuar pandemia Covid-19, puna për evidentimin dhe përzgjedhjen e lojtarëve të perspektivës ka vijuar me të njëjtin intensitet duke vëzhguar vazhdimisht futbollistë në të gjithë Shqipërinë. Trajnerët e ekipeve kuqezi të moshave dhe specialistët e sektorit të ekipeve kombëtare janë në kontakte të vazhdueshme me klubet, që kanë një peshë të madhe në punën e përditshme me futbollistët e rinj dhe kanë rol vendimtar për formimin e tyre. Në ditët në vazhdim seleksionimet do të vijojnë edhe me grup-moshat e tjera.
Më të lexuarat


Shkëlqimi dhe rënia e Vllaznisë, statistikat tregojnë se shkodranët s’kanë forcë për titullin

Një tjetër kuqezi “ngroh” Rejën para eliminatoreve, Ramadani një hap para të tjerëve për mesfushën e Kombëtares

Kinezët nxjerrin në shitje Interin, klubin zikaltër pritet ta blejë princi i Arabisë Saudite

Vllaznia në krizë totale, Partizani ngec në Fier, Teuta e Laçi kërcënojnë kreun

Boksit i refuzohet kërkesa për të bërë aktivitete, shpërthen Zef Gjoni: Persekutimi i dorezave vazhdon

“Ka para për të gjithë, nëse ndodh kjo gjë e humbim”/ Dalin në dritë fakte tronditëse për vdekjen e Maradona-s, kush fshihet pas vdekjes së legjendës së futbollit?

Kryeministri anglez Xhonson “presion” UEFA-s e FIFA-s: Dua Europianin dhe Botërorin 2030, vetëm Anglia e përballon

Shiriti i kapitenit, me afrimin e eliminatoreve nxjerr “kokë” sërish problemi i liderit në Kombëtare

Partizani ka grupin më racional të Superiores, Daja: Të nisë puna me rinovimet

Sporti në zi! Ndërron jetë sulmuesi legjendar (EMRI)
