BREAKING NEWS

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë përditëson të dhënat: Ja sa persona janë konfirmuar pozitivë në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë
x

Sport

1.2 mld euro në 7 vjet dhe Junajtid sërish dështoi, Kavani shansi i fundit për Solskjaer

1.2 mld euro në 7 vjet dhe Junajtid sërish dështoi, Kavani shansi

Klubi i “djajve të kuq” nuk njeh sukses që kur është larguar trajneri legjendar Sër Aleks Ferguson, investimet kanë qenë të mëdha por të dështuara

Mançester Junajtid nuk ka mundur ta fitojë titullin kampion në Anglisë që nga viti 2013, kur trajneri skocez Aleks Ferguson (38 trofe në 26 vjet në stolin e “Djajve të Kuq”) vendosi të tërhiqej. Familja amerikane Glazer, e cila kontrollon klubin, ka investuar 1.190 miliardë euro në merkato për shtatë vjet. Janë ndryshuar pesë trajnerë, me shpresën për të gjetur rrugën e duhur: nga David Mojes, i cili ishte sugjeruar nga Ferguson, te Rajan Gigs, deri te Luis Van Gal, Hoze Murinjo dhe Ole Gunar Solskjaer, i cili tani rrezikon shkarkimin. Norvegjezi është në udhëkryq, stoli i tij do të luhet të shtunën, në Njukasëll, kundër Steve Brujs ish- kapiten i “Djajve të Kuq”, tani trajneri i “Magpies”. Ka patur polemika dhe tension pas humbjes 1-6 në “Old Trafford”, kundër Totenhemit, sfidë në të cilën Hoze Murinjo mori kënaqësinë e pendimit të tifozëve të Mançester Junajtid për largimin e tij. Pas suksesit në FA Cup me Luis Van Gal, Murinjo është menaxheri i vetëm që i ka sjellë gëzime familjes Glazer, duke fituar tre trofe: Community Shield, League Cup dhe Europa League. 83 milionë euro janë shpenzuar gjatë verës: Goditja më e madhe ishte pa dyshim holandezi Van de Bek, për të cilin Mançester Junajtid pagoi 39 milionë në arkat Ajaksit. Pritshmëri të mëdha për Edinson Kavanin, i cili mbërriti falas në “Old Trafford”, pas ndarjes nga Paris San Zhermen. Uruguajani ka zgjedhur fanellën me numrin 7 dhe po përgatitet të bëjë debutimin e tij në Premier League kundër Njukasëll. Ai tashmë ka një detyrë madhore: të shpëtojë trajnerin Solskjaer nga shkarkimi. Ndërkohë, Premier League dhe Qeveria Angleze nuk e shohin të favorshëm projektin e reformës radikale të futbollit anglez të paraqitur nga Liverpuli dhe Mançester Junajtid, i cili në thelb, ndër të tjera, synon uljen e skuadrave pjesëmarrëse në kampionat (18) dhe eliminimin e Kupën e Ligës dhe Community Shield. Në një deklaratë zyrtare, PL, thotë se zbatimi i këtij projekti “mund të ketë një ndikim të dëmshëm”. Futbolli anglez është më i shikuari në botë dhe ka një strukturë të gjallë, dinamike dhe konkurruese, që gjeneron interes në të gjithë botën. Për të ruajtur këtë pozicion është e rëndësishme që të gjithë të punojmë së bashku. Si Premier League ashtu edhe FA (Federata Angleze) mbështesin një diskutim të gjerë në lidhje me të ardhmen e lojës. Sipas mendimit të Premier Leagues, disa nga propozimet individuale, që janë në plan, mund të kenë një ndikim të dëmshëm në të gjithë lojën dhe ne jemi të zhgënjyer kur shohim se Rik Parri, presidenti i EFL, ka dhënë mbështetjen e tij”, citohet në deklaratën e saj Ajo që ata tashmë konsiderohet një “marrëveshje e fshehtë” është e dënuar edhe nga Departamenti i Kulturës, Medias dhe Sportit, në Qeverinë Angleze “Ne jemi të befasuar dhe të zhgënjyer që në një moment krize, kur kemi nxitur hallkat e futbollit profesionist që të bashkohen dhe për të arritur një marrëveshje për të ndihmuar klubet në ligat e ulëta, duket se po përgatiten marrëveshje të fshehta që do të krijonin një konkurrencë të ngushtë mes klubeve”, thuhet në komunikatë.