Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

15 minuta gjyq, Tavekio dorëhiqet nga drejtimi i federatës italiane

Postuar: 21/11/2017 - 07:47

Futbolli italian nisi më në fund ndryshimin e madh. Besohet se largimi i Karlo Tavekios do t’i hapë udhë një revolucioni të thellë në futbollin e këtij vendi dhe klubet italiane do të lënë pas periudhën e vështirë që po kalojnë prej shumë vitesh, ku nuk konkurrojnë dot me rivalët e tyre spanjollë, anglezë e gjermanë. Pra kampionati italian ka pësuar rënie dhe kjo u vërtetua më mirë me mbetjen e kombëtares italiane jashtë Kupës së Botës “Rusi-2018”. Suedia e eliminoi Italinë në “play-off” dhe kjo ishte dramë për futbollin italian. Trajneri Xhiampiero Venturea u shkarkua, por nuk mjaftohej me kaq publiku futbolldashës italian. Ata kërkonin “kokën” e presidentit të federatës italian Karlos Tavekio, i cili më në fund reflektoi në drejtimin e duhur. Gjyqi në Federatën Italiane të Futbollit, që u shoqërua me dorëheqjen e Karlo Tavekio zgjati vetëm 15 minuta. Anëtarët e Ekzekutivit të FIGC ishin mbledhur për të shprehur votëbesimin, por presidenti, i cili ishte i akuzuari i madh për eliminimin e Italisë nga Botërori 2018 nuk arriti të përballonte krizën dhe presionet e Komitetit Olimpik dhe Qeverisë italiane. Mbledhja nisi në orën 12:20 dhe përfundoi në 12:35 minuta. Mbyllja më e hidhur e epokës Tavekio në krye të Federatës Italiane të futbollit, që kulmoi me zhgënjimin më të madh në 60 vitet e fundit, mungesën e “të kaltërve” në Kupën e Botës “Rusi 2018”. “Ambiciozët dhe grabitqarët politikë nuk na lejojnë të diskutojmë rreth arsyeve të këtij rezultati. Duke vlerësuar se disa prej jush kanë ndryshuar sjelljen vendosa të jap dorëheqjen”, ishin disa nga deklaratat e dhëna nga presidenti gjatë mbledhjes. Përveç largimit të tij, Tavekio kërkoi edhe largimin e të gjithë organit vendimmarrës të federatës. Megjithatë, dorëheqja e presidentit bën që efektivisht të largohen edhe të gjithë drejtuesit e tjerë. Sipas statutit, institucioni duhet të zhvillojë zgjedhje të reja në harkun e 90 ditëve. Deri në atë periudhë, Tavekio do të kujdeset për mbarëvajtjen e federatës, duke u kujdesur për organizimin e Europianit 2019 për përfaqësueset e 21-vjeçarëve që do të zhvillohet në Itali apo përcaktimin e qyteteve që do të presin ndeshjet e Europianit 2020. Duhet thënë se Italia e viteve 90-të ishte shumë herë më e mirë se kjo aktualja, pavarësisht se disa lojtarë që ka në përbërje grupi aktualisht janë nga më të mirët e futbollit italian në historinë e tij. nuk mjafton vetëm kualiteti dhe eksperienca e lojtarëve si Kjelini, Bufon, Bonuçi, De Rosi etj, duhet organizim dhe një strategji për të dalë nga situata dhe Tavekio e kuptoi këtë, duke dhënë dorëheqjen. Nuk mungon komentet në median italiane se kreu i federatës ishte ndjerë nën presionin e qeverisë italiane, madje mund të ketë marrë edhe kërcënime nën rrogoz, por dukshëm Tavekio e cilësoi dorëheqjen e tij të imponuar nga presioni politik.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 25

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/06/2018 - 23:15

Me një ndeshje dhe fitore dramatike në minutat e fundit të takimit, Gjermania mund të eleminohet për shkak të golavarazhit jo të favorshëm.

Postuar: 23/06/2018 - 23:00

Kombëtarja e Gjermanisë ka fituar në fund me rezultat 2-1 ndaj asaj të Suedisë në ndeshjen e dytë

Postuar: 23/06/2018 - 22:01

Kombëtarja e Gjermanisë ka fituar në fund me rezultat 2-1 ndaj asaj të Suedisë në ndeshjen e dytë

Postuar: 23/06/2018 - 21:45

Gjermania ende nuk ka gjetur golin e fitores pasi Suedia po bën rezistencë.Si mos mjaftonte kjo,

Postuar: 23/06/2018 - 21:16

Kombëtarja e Gjermanisë ka gjetur golin e barazimit ndaj Suedisë.Gjermanët kanë barazuar ndaj sue

Postuar: 23/06/2018 - 20:35

Është gati e pabesueshme por Suedia në momentin më të mirë të Gjermanisë ka kaluar në avantazh 1-

Postuar: 23/06/2018 - 20:30

Politika serbe nuk ka qëndruar kaq brenda kornizave si në rastin e presidentit Vuçiç.Vojislav She