BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron kthesën e madhe në politikën shqiptare

Spartak Ngjela paralajmëron kthesën e madhe në politikën
x

Sport

2 gola dhe asist! Viti i ri nis në mënyrë të shkëlqyer për Ronaldon

2 gola dhe asist! Viti i ri nis në mënyrë të shkëlqyer

Juventusi ka reaguar menjëherë pas humbjes 0-3 ndaj Fiorentinës dhe këtë e ka bërë në ndeshjen e parë të këtij viti, duke mundur 4-1 Udinesen në “Juventus Stadium”.

Viti nisi në mënyrë të shkëlqyer edhe për Ronaldon, i cili ishte autor i dy golave në këtë fitore të bardhezinjve, ndërkohë asistoi edhe në golin e Chiesa-s. Në minutën e 90, Udinese shkurtoi diferencën, por Dybala e vulosi rezultatin në 4-1 në fundin e takimit.

Me herët, edhe Interi e Milani arritën të fitojnë, duke mos i lënë mundësi bardhezinjve të afrohen, të cilët tashmë kanë shkuar në kuotën e 27 pikëve, 10 më pak se Milani, por me një ndeshje më pak, atë ndaj Napolit.

Të mërkurën, Juventusi i Pirlos do të përballet me Milanin e Piolit, një takim që pritet të vendosë shumë për fatet e dy skuadrave këtë sezon.