BREAKING NEWS

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet një person në makinë

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet
x

Sport

3 ekipe kanë stabilitet në Superiore, por vetëm Partizani e Vllaznia mbajnë ritëm për titullin

3 ekipe kanë stabilitet në Superiore, por vetëm Partizani e

Kampionati ka hyrë në fazën e fundit me ndeshje direkte për titull dhe njëkohësisht me angazhim maksimal të klubeve për të realizuar objektivat e tyre. Deri në fund mbeten dhe 7 xhiro, pra dhe shtatë ndeshje për secilën skuadër të bëjë maksimumin e vet që të realizojë objektivat sezonale. Natyrisht, rivaliteti këtë edicion është shumë i madh dhe formula e garës e mundëson këtë, pasi ka shumë përplasje direkte për titullin. Diferenca midis vendit të parë dhe vendit të pestë është vetëm 7 pikë. Por në fakt, diferenca midis vendit të parë e të tretë është vetëm 1 pikë. Kjo do të thotë se lufta për titull do të jetë e fortë dhe e garantuar deri në sekondën e fundit. Varet se si do të shkojnë rezultatet në duelet direkte, por shanset që çdo ekipe nga pesëshja e parë ta pretendojë titullin janë të mëdha, gjithmonë nëse ajo skuadër i fiton të gjitha ndeshjet e mbetura. Në këto rrethana, java e 29-të ka dhënë disa statistika mjaft interesante, pasi ka diferencuar tri skuadra që bëjnë diferencë me stabilitetin e tyre në lojë e rezultate dhe këto tri skuadra janë Partizani, Vllaznia e Tirana. Kjo e fundit ka më pak shanse titulli pasi ndodhet 7 pikë larg, por dy të parat kanë shanse reale për titullin dhe nuk është rastësor pozicioni i tyre në dy vendet e para me 53 pikë. Këtë e dëshmon më së miri ecuria e tyre gjatë 5 javëve të fundit, ku kanë siguruar së bashku nga 11 pikë, po aq sa Tirana, por kanë bilanc golavarazhi më të mirë dhe i kanë rezultatet në rritje.

Partizani, ekipi me treguesit më të qëndrueshëm

Nëse Teuta është skuadra që ka mbrojtjen më të mirë të këtij sezoni dhe ky tregues mund ta ndihmojë atë të fitojë titullin, Partizani si rival ka zgjedhur sulmin si armë më të fortë dhe është fakt se me golavarazhin e përgjithshëm deri tani 44-17, është dukshëm më mirë sesa Vllaznia e Teuta që e kanë këtë tregues respektivisht 38-18 dhe 28-13, apo dhe Laçi e Tirana që e kanë treguesin e golavarazhit 35-22 dhe 35:23 respektivisht. Diferenca re golave e bën Partizanin pretendentin kryesor për titull, pasi e ka +27, kundrejt +20 të Vllaznisë dhe +15 të Teutës. Ndoshta janë këta tregues që e kanë bërë partizanin e javëve të fundit një makineri perfekte në funksionim, me balancim repartesh, me lojë në rritje, me rezultate në përmirësim dhe një marsh të shtuar në këtë fund sezoni drejt titullit kampion.

Vllaznia qëndron e fortë

Ndërsa Partizani shkëlqeu të shtunën kundër Kukësit, duke fituar 4-0 dhe duke marrë pozitat e barabarta me kryesuesit, pra Vllazninë, shkodranët nga ana e tyre po tregohen racionalë në veprime dhe për pasojë janë produktivë edhe në rezultate. Pas një ngërçi të shkurtër me pasoja jo të vogla pak javë më parë, duket e Vllaznia e ka marrë veten dhe tani është në rrugën e duhur drejt titullit. E gjendur në kuotë të barabartë pikësh me Partizanin, Vllaznia shpreson të kalojë pengesën e parë të madhe në këtë rrugëtim spektakolar sezonal, ku në mesjavë përballet në Klasiken e Shqipërisë, me Tiranën, një kundërshtare shumë e fortë. Nëse shkodranët e kalojën me sukses këtë pengesë, atëherë mund të llogariten si pretendentë kryesorë për titull. Në të kundërt Partizani me një fitore merr prioritetin dhe shfaqet si favorit absolut për trofeun.

Teuta, Tirana e Laçi, ndjekin nga pas

Tabela e mëposhtme na njeh me ecurinë e 5 skuadrave më të mira të kampionatit gjatë 5 xhirove të fundit të garës. Duket qartë se Tirana ka ecuri në rritje dhe nëse fiton me Vllazninë në mesjavë e ka të garantuar që do të futet si pretendente për titull, sepse afrohet ndjeshëm me kryesuesit. Edhe Teuta është në valle dhe pavarësisht humbjes së fundit me Tiranën, durrsakët e kanë forcën që të pretendojnë titullin, nisur dhe nga një mbrojtje solide. Por ecuria e javëve të fundit nuk është në lartësinë e Partizanit. Së fundmi, Laçi, nga kryesues i garës pak javë më parë, si pasojë e një krize të pakuptueshme në rezultate, e sheh veten disi të larguar nga treshja e kreut, por formula e garës i jep shanse edhe ekipit kurbinas.