Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

3 milionë euro për 5 vjet, FSHF fillon procesin e shitjes së emrit të stadiumit të ri kombëtar, ja kushtet që duhet të plotësohen

Postuar: 22/07/2019 - 17:48

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë me një njoftim zyrtar ku bën me dije se kërkohet një sponsor për stadiumin e ri kombëtarr.Institucioni i futbollit në vend kërkon një kompani që do të blejë të drejtën e emrit të impiantit të ri për së paku për një shifër prej 3 milionë eurosh, për një periudhë 5 vjeçare. Më poshtë njihuni me lajmërimin e bërë nga mediet ku sa më lart thuhet:

“Federata Shqiptare Futbollit njofton se po kërkon një sponsor për stadiumin e ri kombëtar. E drejta për të qënë sponsor përfshin blerjen e të drejtave të emrit të stadiumit të ri si dhe perfitime të tjera.

Çdo kompani e interesuar duhet të permbush kriteret bazë që janë:

Të jetë një kompani me një xhiro prej të paktën 10 milion euro në vit

Të jetë një kompani që gëzon emër të mirë dhe reputacion të rëndësishëm kombëtar dhe/ose ndërkombetar

Shitja e të drejtave të emrit do të ketë një afat minimal prej 5 vitesh dhe një çmim dysheme prej 600 mijë euro në vit.

Çdo subjekt që vlerëson se përmbush kriteret e mësipërme dhe shfaq interes për ofertën duhet të paraqes një letër për shfaqje interesi deri më datën 15 Gusht 2019.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/08/2019 - 21:22

Milan e ka nisur me humbje këtë sezon të ri futbollistik në javën e parë të Serie A, duke zhgënjyer tifozët.
 

Postuar: 25/08/2019 - 15:08

Pas 7 orësh festë, futbollisti Ëayne Rooney u fotografua duke hyrë në ashensorin e hotelit me një

Postuar: 25/08/2019 - 08:10

“The Reds”-at bënë një ndeshje perfekte, fitojnë 3-0 ndaj “Topçinjv

Postuar: 25/08/2019 - 08:08

Kategoria Superiore mbylli javën e parë të saj.

Postuar: 25/08/2019 - 08:07

Në shtator do të diskutohet e ndoshta do të miratohet në parlament një pjesë e rëndësishme e Ligj

Postuar: 24/08/2019 - 17:28

Nga Franca janë raportuar të reja të rëndësishme për Neymar.

Postuar: 24/08/2019 - 07:43

Një prej çështjeve më të nxehta të merkatos së verës, ajo që ka të bëjë me sulmuesin argjentinas