BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

30 ditë pritje për një 20-vjeçar të besës, Partizani ende në pritje të “Mister X”

30 ditë pritje për një 20-vjeçar të besës,

Partizani është kampion në fuqi i Kategorisë Superiore dhe një prej skuadrave pretendente për të fituar të dy trofetë edhe këtë sezon. është optimist se mund t’ia dalë, pavarësisht se ka pësuar 5 humbje në 6 ndeshjet e fundit në kampionat. Sidoqoftë, në renditje ekipet janë të ngjeshura dhe fare afër njëra-tjetrës, gjë që i jep skuadrës së kuqe shpresë se mund të përmbysë situatën në favor të saj gjatë dy fazave në vijim.

Nga ana tjetër, Kupa e Shqipërisë është një tjetër mundësi për “demat” dhe trajneri Sormani nuk do të reshtë t’i shkojë deri në fund kupës. Ndërkohë, merkato po shkon drejt fundit dhe të kuqtë po bëjnë bilancet. Por në këtë bilanc ka më shumë largime se afrime, të paktën sa i takon cilësisë. Kjo pasi nga Partizani është larguar një futbollist si Jasir Asani, vlerat teknike të të cilit në repartin ofensiv nuk vihen në diskutim. Për të zëvendësuar të larguarit në vijën e parë, Partizani ka afruar me pompozitet një sulmues të U-20, pikërisht Tedi Carën, që vjen nga Besa e Kavajës. Futbollisti ka të dhëna të mira, por ka luajtur në Kategorinë e Parë dhe vështirë se do të përballojë nivelin e Superiores, për më tepër që Partizani po kërkon të përforcojë pozitat e tij dhe i duhen lojtarë që bëjnë diferencën. A do ta bëjë diferencën Cara i ardhur nga Kavaja? Kjo mbetet për t’u parë gjatë dy fazave në vijim të kampionatit, pavarësisht se në klubin e kuq janë entuziastë për këtë afrim.

Ndërkohë, dje klubi bëri prezantimin e djaloshit 20-vjeçar dhe pretendimet janë për nënshkrimin e një kontrate afatgjatë. Cara ka shkëlqyer këtë sezon me ekipin e Besës në Kategorinë e Parë, duke shënuar 8 gola, si dhe ka rënë në sy edhe gjatë grumbullimeve e Kombëtaren U-19 dhe U-20. Drejtuesit e kuq kanë arritur ta bindin futbollistin e ri që të nënshkruajë për 5 vite, çka do të thotë se besimi te ky talent është maksimal.

Në prije të “mister X”

Edhe pse Cara është një prurje e re për repartin e sulmit, duket se nuk do të jetë lojtari i fundit i afruar në merkato. Kjo pasi pretendimet e Partizanit dhe objektivat që ka klubi i kuq sjellin domosdoshmërinë e afrimit të një lojtari bomber. Është fakt që Partizani vuan për sulmues, pasi këtë shqetësim e ka që nga sezoni i kaluar. Ai e fitoi titullin falë një mbrojtjeje të hekurt dhe gërshetim të reparteve duke shfrytëzuar kualitetin dhe skemat taktike të ish-trajnerit Gega. Por statura e Partizanit si skuadër e fortë nuk ka rënë poshtë dhe presidenti gazmend Demi synon ta përmbushë objektivin edhe këtë edicion, të paktën me një trofe. Natyrisht, synohet titulli sërish, por edhe kupa është një trofe madje të çon në Europa League.

Kështu që Partizani do të shpresojë deri në fund për një objektiv të dyfishtë. Sado ne vështirë të jetë kjo rrugë, në kampin e kuq besojnë se gara është e hapur dhe Partizani do të shfrytëzojë shanset e tij deri në fund. Por që të përmbushet ky mision, skuadrës i duhet një bomber i fuqishëm, ose një lojtar që bën diferencë në mesfushë ose në sulm, pra i duhet një “mister X”. Një lojtar i tillë mund të jetë i huaj, pasi në kampionat nuk ka në këto parametra, prandaj nuk do të jetë surprizë afrimi i ndonjë lojtari në orën e fundit të merkatos dimërore. Ardhja e Carës nga besa e Kavajës i ndihmon klubit për vazhdimësinë, pra për sezonet në vijim, por nuk ka siguri të mjaftueshme që ai do të bëjë diferencë për këtë sezon. mungesa e eksperiencës mund ta kushtëzojë, por surprizat nuk mund të mohohen. Në këto rrethana, pritet me interes fundi i merkatos në radhët e Partizanit, pasi mund të ketë surpriza të orës së fundit. Për surpriza të tilla flasin edhe dy skuadra të tjera rivale me të kuqtë, Tirana dhe Kukësi, që synojnë elementin “X”, për të bërë diferencën në favor të objektivave të tyre këtë edicion.