BREAKING NEWS

Zbardhen të tjera detaje të forta/ Publikohen fotot dhe emrat e atentatorëve të biznesmenit Dhima. Përdornin uniforma dhe ID të RENEAS dhe lëviznin lirisht në vend

Zbardhen të tjera detaje të forta/ Publikohen fotot dhe emrat e
x

Sport

300 minuta pa gol, sulmi i Kombëtares më i dobëti në 10 vjet

300 minuta pa gol, sulmi i Kombëtares më i dobëti në 10 vjet

Kombëtarja kuqezi zhgënjeu në ndeshjet e fundit në grupin e katërt të Divizionit C të Ligës së Kombeve, pasi në dy ndeshje mori vetëm dy pikë, duke barazuar me Kazakistanin dhe Liutuaninë. Asnjë gol i shënuar dhe kjo tregon qartë se Shqipëria nuk mori maksimumin në këto ndeshje pasi nuk kishte lojtar goli. Këtë e përforcon edhe më tej fakti se në të dy ndeshjet kuqezinjtë e dominuan fushën dhe lojën, duke krijuar më shumë raste dhe duke tentuar të dalin medoemos tek fitorja, por mungoi depërtimi i sferës në rrjetë. Kombëtarja luan mirë, por nuk shënon. Dhe kur nuk shënon ajo nuk mund të fitojë, për pasojë nuk mund të realizojë objektivat. “Është faji ynë”, theksoi trajneri Edi Reja, i cili e pranon se mos dalja te goli është dobësi e lojtarëve të sulmit, por edhe e skemave të tij, pasi në një skuadër, kur nuk shënojnë sulmuesit golin mund ta bëjnë edhe mesfushorët, madje dhe mbrojtësit. Por Shqipëria në këtë periudhë nuk ka bombera, nuk e ka lojtarin “gol”. Në tri ndeshjet e fundit nuk ka shënuar asnjë gol, edhe pse përballë kanë qenë kundërshtarë të lehtë, sikurse ka qenë dy herë Lituania e një herë Kazakistani. Po t’u shtosh këtu edhe minutat shtesë dhe ato të ndeshjeve të fundit para se të vinin ndeshjet e tetorit, bëhen në total 300 minuta që Kombëtarja nuk shënon dhe kjo statistikë është acaruese për trajnerin Reja. Nga statistikat rezulton se kjo është periudha më e dobët në 10 vjet për sulmin e Kombëtares. Asnjëherë më parë nuk ka pasur dobësi për të shënuar dh ky ngërç duhet të bëjë Rejën me dhimbje koke, gjë që kërkon reflektim të shpejtë.

Trajneri i Hamburgut tregon pse Gjasula refuzoi Kombëtaren

Një lojtar i mungoi ekipit kuqezi në dy ndeshjet e fundit, Klaus Gjasula. Nga protagonist absolut me kombëtaren shqiptare të futbollit, te refuzimi i ftesës së saj për të qenë gati për ndeshjet e Hamburg. Ndryshim drastik në situatën e Klaus Gjasulës, që ka zanafillën te ai pasim fatkeq në ndeshjen ndaj Lituanisë, duke sjellë edhe golin e fitores të skuadrës mike në “Air Albania”. Kritikat dhe zëvendësimi nga trajneri Reja duket se kanë lënë pasoja dhe për çudinë e te gjithëve, lojtari i cili i ishte lutur një muaj më parë Hamburgut që ta linte të udhëtonte drejt Shqipërisë, këtë herë vendosi të refuzonte ftesën kuqezi. “Ishin një serë faktorësh”, shpjegoi trajneri i Hamburgut, Daniel Thiun. “Fizikisht ai nuk ndjehej në formën maksimale. Me udhëtimin ndërkombëtar, do të kishte qenë një lodhje e madhe. Pastaj janë zonat e rrezikshme, përsëri një karantinë e mundshme”, theksoi ai. Trajneri sigurisht që e ka mirëpritur vendimin e mesfushorit për të mos udhëtuar. “Shihet që Hamburgu është buka e tij e përditshme dhe për të është prioritet. Ne e mirëpritëm këtë vendim, ishte më pozitive për ne që ai nuk ishte në udhëtim me ekipin kombëtar të Shqipërisë”, deklaroi trajneri i Hamburgut duke konfirmuar kësisoj që Gjasula kishte refuzuar Shqipërinë dhe nuk ishte klubi që e kishte ndaluar, siç e përshkroi FSHF.

Kumbulla dhe shokët kuqezi i nënshtrohen testit sapo kthehen tek ekipet e tyre

Marash Kumbulla ka mbyllur sot 10 ditët e tij të para si protagonist i vërtetë i përfaqësueses shqiptare të futbollit. Mbrojtësi i talentuar, ka qenë titullar në të dy ndeshjet e kuqezinjve ndaj Kazakistanit e Lituanisë dhe dha kontributin e tij që rrjeta të ruhej e paprekur. Por për lojtarin tashmë vjen koha të kthehet te Roma, ku ai pritet të jetë protagonist absolut në këtë sezon, sidomos pas investimit të rëndësishëm që u bë për të blerë kartonin e tij. Për këtë arsye, menjëherë sapo ka zbarkuar sot në Itali, Kumbulla i është nënshtruar tamponit të parë, për të mësuar se mos gjatë udhëtimeve ishte infektuar me COVID-19. Për fatin e mirë të futbollistit, përgjigja që ka marrë ai ishte negative dhe lojtari që sot është vënë nën urdhrat e trajnerit Fonseka në qendrën stërvitore të Trigorias, ku ekipi po përgatitet për ndeshjen e radhës në Serinë A.