BREAKING NEWS

“Sulmi ndaj Berishës ishte i kurdisur”, gazetari zbardh detajet dhe tregon provat e forta

“Sulmi ndaj Berishës ishte i kurdisur”, gazetari zbardh detajet
x
BREAKING NEWS

A do ta marrë postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës? Ja si përgjigjet Alimehmeti

A do ta marrë postin e nënkryetarit të Bashkisë së
x
BREAKING NEWS

“Sulm ndaj Berishës ishte i organizuar”, Këlliçi zbardh detaje të forta: Autori ishte një i infiltruar, ja cili ishte qëllimi

“Sulm ndaj Berishës ishte i organizuar”, Këlliçi
x
BREAKING NEWS

Njoftuan largimin e Yuri Kim, Jozefina Topalli zbërthen deklaratën e ministrisë së Jashtme dhe zbardh prapaskenat: Ja pse po largohet ambasadorja amerikane

Njoftuan largimin e Yuri Kim, Jozefina Topalli zbërthen deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Detaje të pathëna, Klodiana Lala zbulon se çfarë u gjet në telefonin e Gerti Shehut: Ngjarja nuk është rastësore

Detaje të pathëna, Klodiana Lala zbulon se çfarë u gjet
x
BREAKING NEWS

"E planifikuar", Artan Hoxha zbardh prapaskenat ndaj sulmit të Berishës: E çuditshme që Gerti Shehu...

"E planifikuar", Artan Hoxha zbardh prapaskenat ndaj sulmit të
x
BREAKING NEWS

“E turpshme!”/ Largimi i ambasadores amerikane Yuri Kim, Salianji zbulon çfarë po tenton të bëjë Edi Rama

“E turpshme!”/ Largimi i ambasadores amerikane Yuri Kim, Salianji
x
BREAKING NEWS

“Nga nesër në këto qytete do të...”/ OSHEE del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

“Nga nesër në këto qytete do të...”/ OSHEE del
x

Sport

35 vjet nga goli në Beograd, SOKOL KUSHTA: Byroja na priti me fytyra të qeshura, por me zemër të mykur

35 vjet nga goli në Beograd, SOKOL KUSHTA: Byroja na priti me fytyra

Dështimet e ekipit kombëtar në këtë edicion të Ligës së Kombeve duket se na kanë kthyer shumë vite prapa dhe për këtë “meritat” i ka një trajner italian që erdhi me bujë në krye të kuqezinjve dhe ka gjasa të largohet me hije të mëdha skandali përsipër, sidomos pas akuzave të fundit se ai është ndikuar nga Interi të mos e aktivizojë Asllanin, pra një trajner që ka punuar kundër interesit të përfaqësueses së Shqipërisë. Kritikat ndaj tij nuk kanë qenë të pakta e natyrisht pritet të emërohet një trajner tjetër, e këtë herë me propozime që edhe një vendas është shumë i mirë. Ndër kritikët e Rejës rreshtohet edhe Sokol Kushta, i cili qartazi me postimet e tij të fundit ka lënë të kuptohet se trajneri është me shumë faj në këtë ecuri të dobët, ndërkohë që dje ishte përvjetori i 35- të i golit të tij kryevepër në Beograd, ku Flamurtari do të eliminonte Partizanin serb nga kupa UEFA. Ky personazh, në fakt ikonë e futbollit shqiptar e nga më të mirët e historisë së kësaj loje në Shqipëri, është mjaft i dashur për lexuesit jo vetëm për kontributin që ka, por edhe për origjinalitetin e mendimeve dhe padyshim thënien e gjërave hapur e në të mirë të futbollit. Qoftë edhe për këtë, Sokol Kushta meriton respektin e të gjithë neve.

- 35 vjet më parë ju do të shënonit në Beograd një prej golave më të bukur të karrierës, njëherësh edhe më të rëndësishmit. Videon e golit e shpërndau dhe deputeti i Vlorës, Bujar Leskaj, por edhe shumë të tjerë. Sot, pas kaq vitesh, si e gjykoni rëndësinë e golit dhe të asaj ndeshjeje me Partizanin e Beogradit?

- Më erdhi mirë që Bujari e shpërndau, për të kujtuar kështu vlera të dikurshme të futbollit tonë. Por ama unë ndihem keq me gazetarët, me ata që merren me statistikat etj, të cilët nuk mund të heshtin para fakteve. Askush nuk e thotë që unë isha lojtari shqiptar që kapi për herë të parë numrin dyshifror të golave në arenën ndërkombëtare. Duket se njerëzit tek ne janë problematikë nga kujtesa. Megjithatë, në futboll ka emocione dhe për këtë ai është i bukur. Çuditem si sillen tani me tifozët që duan një Kombëtare më dinjitoze. Tifozët kanë të drejtë, futbolli është emocion, është ndjenjë, është përkatësi. Nuk janë budallenj tifozët. Në ato vite njerëzit kanë ardhur në stadium për të na mbështetur por edhe për të shijuar futbollin tonë. Ecnin nga 20 e 30 km për të qenë në stadium ku luante Flamurtari i Vlorës me Barcelonën. Edhe makina që ecën 30 km e 50 km nxehet e lodhet, jo më njeriu. Por ja që sakrifica për të parë futboll e për të qenë krah ekipit tejkalon pasionin dhe emocionin. Pse vinin? Sepse bëhej futboll bio, i pastër, i bukur, nga aty duhet ta nisim. Kurse sot futbolli ka interesa komplekse. Për nga niveli ndoshta sot është më i mirë, por i mungon pasioni i dikurshëm, bukuria, pastërtia, ai prodhimi bio. Në disa vende europiane stadiumet janë plot, është shfaqje e bukur, prandaj njerëzit e duan futbollin. Stadiumi në Vlorë mbushej që paradite, vinin nga ana e anës, në këmbë, për të na ndjekur, ishte një emocion që nuk thuhet me fjalë. Goli im në Beograd kundër Partizanit serb dhe kualifikimi i Flamurtarit, nuk bën përjashtim nga ky emocion, nga ky futboll që la mbresa. Pra ai gol s’duhet parë i izoluar e rastësor.

- Po, por emocioni në rastin e golit tuaj në Beograd kalon lehtë në politikë, nisur nga marrëdhëniet mes popujve tanë, s’ka qenë e lehtë as për ju, e sidomos për atdhetarët në mbarë Jugosllavinë e kohës, se brohoritja për golin të çonte në burg, të rrezikonte jetën...

- Kanë ndodhur edhe burgime për atë gol dhe goli e kualifikimi ynë në vitin 1987 nuk duhet marrë si ngjarje e shkëputur. E theksoj, gola janë shënuar plot, por ai ishte gol i rrallë për nga emocioni që përcolli. Nga ana tjetër, ai gol të çonte në burg dhe shumë syresh atje kanë përfunduar sepse e kanë festuar dhe e kanë reklamuar atë.

Kanë kaluar vite, por goli dhe ngjarja mbahen mend.

- Ju keni qenë në Beograd prezent edhe në ndeshjen e tetorit të vitit 2014, por ishte situatë krejt tjetër, njerëzit u futën në fushë e ndodhi ajo që ndodhi...

- Janë ngjarje krejt të ndryshme. Në fakt, ajo e vitit 1987 dhe ajo e vitit 2014 në thelb kanë të përbashkët urrejtjen, por janë të ndryshme për nga madhësia e shpërfaqjes. Në vitin 1987 Jugosllavia ishte ende e bashkuar, kurse më 2014 ajo ishte shpërbërë dhe Kosova madje ishte shtet i pavarur. Edhe në kohën ku luajta unë kishte “kafshë” rreth e qark fushës, por urrejtja përmbahej nga regjimi ushtarak. Njerëzit ishin gati të çanin gardhet, sepse ata e dinin që në zemrën e shqiptarëve kudo nëpër ish-Jugosllavi ishte Shqipëria. Serbia tani është më demokratike, si regjim, por urrejtja e tyre ndaj nesh ka mbetur po e njëjtë.

- Kur ju shënuat golin në Beograd (për rrjedhojë kualifikimi i Flamurtarit), realizimi nuk duhet parë jashtë kuadrit të profilit tuaj si profesionist, pasi ju nuk ishit i panjohur, e kishit krijuar tashmë emrin tuaj në futbollin shqiptar. Si u pritët nga regjimi ynë pas asaj ndeshjeje?

- Po e vërtetë, unë kisha luajtur 2-3 vjet me Flamurtarin, kisha provuar Partizanin, kisha dalë nga Shpresat, isha lojtar i Kombëtares. Njerëzit nuk dallohen kurrë nga fjalët, por nga veprat. Ana ekonomike e kohës dihej si ishte. Ne u kthyem nga Beogradi të suksesshëm, blemë disa gjëra por në kufi mua ma mbajtën televizorin që kisha blerë. Natyrisht, ata mund ta mbyllnin një sy, në fund të fundit ne ishim ata që i kishim bërë krenarë, por jo, na masakruan, gjë që nuk ndodhi me banorët, që ishin shpirtërisht bërë njësh me ne, me mijëra na dilnin para e na falënderonin nga kufiri në Shkodër e deri Vlorë. Pushteti tregoi fytyrën e tij në fakt, sepse ata donin që televizor të kishin vetëm ata, të mirat t’i gëzojnë vetëm ata, që populli të mos jetë i barabartë me ata. E xhelozonin jashtë mase popullaritetin tonë, suksesin tonë dhe sidomos dashurinë që populli na falte ne. Nuk e duronin dot të mbeteshin jashtë vëmendjes. Por populli e kishte bërë dallimin, njerëzit donin Sul Demollarin, Kushtën e të tjerë, sepse këta i dhuronin popullit kënaqësinë, emocionin, thjeshtësinë. Pushteti përpiqej të vidhte madhështinë e sportistëve, edhe sot kështu bën. Para zgjedhjeve shkojnë tek i ndershmi për të kërkuar votën, por pas zgjedhjeve të parit që i vënë shkelmin është pikërisht i ndershmi, atë e përbuzin. Ndoshta është pozitiv fakti që po reflektojnë. Ju më pyetët si na priste regjimi, e unë po ju them, na priste me fytyra të qeshura por nga brenda qanin, rrjedhimisht fytyrëqeshura e tyre ishte false. E ku më mirë se në doganë tregohej kjo. Aty mjaftonte që një urdhër të jepej e Flamurtari të kalonte pa probleme, por jo, e zhveshën ekipin, ia mbajtën gjërat lojtarëve, ia zbehën emocionin.

- Nëse do të ktheheshit pas në kohë, çfarë do të vinit apo çfarë do të hiqnit nga ajo ngjarje e madhe e 35 viteve më parë?

- Po të kisha mundësi do të doja të kisha në ekip 3 lojtarë të huaj cilësorë. Ju siguroj që do të shkonim në finalen e UEFA-s.

- Ndoshta po e teproni pak....

- Jo, nuk e teproj aspak, sepse ne kishim një super ekip dhe unë jua thashë, bukuria qëndronte tek fakti se ishte futboll bio, i pastër, kurse sot tifozeritë zhgënjehen nga fenomenet negative e për pasojë shtohen shkallët bosh në impiante. Në ndeshjen me Barcelonën ne humbëm 4-1, por nëse do të kishim 2 ose 3 elementë cilësorë të huaj nuk do të humbnim kaq thellë, ndoshta 2-1, por ama do ta kthenim në Vlorë. Ne fituam 1-0 në kthim, por na kishte penalizuar humbja në ndeshjen e parë.

- Ju keni mbajtur një qëndrim kritik ditët e fundit për trajnerin Reja nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale. Çfarë nuk shkon me këtë skuadër, si do ta përkufizonit ecurinë e ekipit të Rejës?

- Shumë kanë menduar se unë kam folur ashpër, por nuk është aspak e vërtetë, nuk jam treguar i tillë. Ato që shkrova unë i kam menduar mirë. Dhe po jua them hapur: nëse vërtetohet që Interi ka telefonuar dhe ndikuar për rastin Asllani, atëherë ky trajner qenka i poshtër. Ai historikisht me probleme, por në rastin e një ekipi kombëtar ka diferenca të mëdha. Një trajner së pari duhet të jetë psikolog për ato 7-8 ditë që bëhet grumbullimi. Duhen analizuar faktet, që janë kokëforta. Ky si trajner asnjëherë nuk u ka dhënë dorën lojtarëve kur janë në vështirësi. Ky i ka braktisur lojtarët atëherë kur ata kanë nevojë për mbështetjen e tij. E ku ka trajner më të poshtër se ai që nuk mbron lojtarin? Në rastin e Hysajt ai mund të ndërhynte për të mbrojtur dinjitetin e sportistit. Në pikëpamjen e menaxhimit të lojës, ky paturpësisht, kur kundërshtari ishte me një lojtar më pak që nga minuta e dhjetë e ndeshjes, tërheq ekipin, në një kohë që duhet ta mbante kundërshtarin nën presion. Dhe e treta, lidhet me atë që thashë pak më lart, me atë ngjarjen e Asllanit, e cila, nëse rezulton e vërtetë, i vë vulën e poshtërsisë.

- Mos ndoshta ka ardhur koha që të kemi një trajner shqiptar në krye të Kombëtares?

- Shqipëria kohët e fundit ka një grup trajnerësh shumë të mirë. Mund të përmend Dajën, Josën apo Shpëtim Duron, por pse jo edhe ndonjë nga të rinjtë, si Shkëmbi etj. Por ajo që më shqetëson është gjendja e inferioritetit e trajnerit shqiptar. Edhe më parë e kemi pasur këtë ndjesinë e inferioritetit. Vijnë të huajt, edhe i paaftë, plus palaço dhe na dalin më të mirë. Reja s’është trajner i madh, por ky është një problem më i gjerë. Nëse një shqiptar e merr përsipër ai është i aftë. Por sa do të ndikojë ambienti, shoqëria? Nëse vjen ndonjë teknik shqiptar në krye të Kombëtares, atëherë a e duron dot ai presionin, a i bën ballë? Prandaj s’është kaq e lehtë.