BREAKING NEWS

'Luftë' për PD-në/ Lulzim Basha i përgjigjet 'dhëmbë për dhëmbë' Sali Berishës pas akuzave të rënda që bëri nga Fieri: Kjo gjë nuk do të ndodhë kurrë!

'Luftë' për PD-në/ Lulzim Basha i përgjigjet
x
BREAKING NEWS

“Po dëgjohen tringëllima prangash”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat e rënda dhe plas paralajmërimin ‘bombë’ për politikanët shqiptarë: Janë kapur në krimin e...

“Po dëgjohen tringëllima prangash”, Frrok Çupi
x
BREAKING NEWS

Ambasada e SHBA thërret deputetët demokratë për dosjet korruptive të Sali Berishës, zbardhen informacionet nga takimet

Ambasada e SHBA thërret deputetët demokratë për dosjet
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha zbardh goditjet e SPAK, priten arrestime ish-ministrash dhe funksionarësh në nivele të larta, në listë edhe Berisha

Artan Hoxha zbardh goditjet e SPAK, priten arrestime ish-ministrash dhe
x

Sport

5 futbollistë në garë për golashënuesin e vitit, nuk mungojnë Mesi e Ronaldo

5 futbollistë në garë për golashënuesin e vitit, nuk

Sulmuesit më të mirë në një vit kalendarik kanë ende kohë të rivalizojnë e punojnë për objektivat e tyre, kështu që gara është më e fortë se kurrë. Janë evidentuar të paktën pesë lojtarë që kanë prodhuar shifra fantastike para portës si për klubin ashtu edhe për kombëtare këtë vit kalendarik, sepse statistikat e golave i bëjnë ata të veçantë. Të gjithë do të kenë sytë tek titulli i shënuesit më të mirë të vitit 2021. Aktualisht lista kryesohet nga ylli i Bajernit të Mynihut dhe Polonisë, Robert Levandovski, i cili ka 45 gola. Polaku e ka nisur sezonin e ri të Bundesligës në formë fantastike duke shënuar 6 gola në 4 ndeshje. Në vendin e dytë është sensacioni norvegjez Erling Haland, i cili ka 38 gola. 21-vjeçari gjithashtu e ka nisur mirë sezonin e ri të Bundesligës duke shënuar 5 gola në 4 ndeshje. Në vendin e tretë kemi Lionel Mesin, i cili së fundmi u transferua nga Barcelona te PSG. “La Pulga” ka shënuar 36 gola. Ai ende nuk e ka bërë “sefte” me ekipin e ri. Shoku i Mesit te PSG, Kilian Mbape është dy gola mbrapa me 33 të tillë. Francezi ka shënuar 3 gola në 4 ndeshje të Ligue 1. Vendin e pestë e zë Kristiano Ronaldo i Mançester Junajtid, i cili ka gjithsej 31 gola. Ylli portugez kohët e fundit u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në futbollin ndërkombëtar të meshkujve me 111 gola për vendin e tij. Po ashtu ai bëri një debutim ëndrrash kur u kthye në “Old Trafford” duke shënuar dy gola ndaj Njukasëll. Më shumë se tre muaj e gjysmë kanë mbetur nga fundit i vitit 2021, ka ende shume gola për të shënuar nga këta “makineri”. Kristiano Ronaldo debutoi me dy gola përballë Njukasëll në rikthimin e tij te Mançester Junajtid, duke ndihmuar skuadrën e tij të marrë pikët e plota. Përkundër kësaj, trajneri i Mançester Junajtid, Ole Gunar Solskjaer ka paralajmëruar tifozët se Ronaldo nuk do të jetë gjithmonë titullar në ekipin. “Ronaldo ka një fizik të jashtëzakonshëm, ai kujdeset dhe punon në maksimum, por më duhet ta pranoj se në këtë sezon, në disa ndeshje, ai do ta nisë nga stoli apo nuk do te marrë minuta. Kjo vjen, sepse duhet të jemi të kujdesshëm me minutazhin dhe të mos e teprojmë në asgjë. Normalisht është diçka të cilën ia kam komunikuar vetë Ronaldos. Do të luajmë përballë Jang Bojs dhe ka ende kohë për të formuar formacionin, por Ronaldo do të jetë me ne”, deklaroi Solskjaer. Mançester Junajtid aventurën në Champions League do ta nisë të martën në udhëtim te Jang Bojsi.