
Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Përfundon numërimi i votave, kush janë 6 gratë e zgjedhura anëtare të Kryesisë së PD-së

Përfundon numërimi i votave për anëtarët e Kryesisë së PD-së, cili është kandidati më i votuar (Emri)

Tragjedia në Fushë Arrëz/ Zbardhen detaje të reja, si humbën jetën nëna me dy vajzat

Ngjarja e rëndë/ Bien në kontakt me energjinë elektrike, vdes nëna me dy vajzat (Emrat)

Tragjedi në Fushë Arrëz/ Bie në kontakt me energjinë elektrike, vdes nëna me dy vajzat

Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Nishani, Ambasada amerikane shpreh ngushëllimet: Kontributi i tij për PD, zhvillimin e Shqipërisë dhe marrëdhëniet SHBA-Shqipëri do të mbahen mend

Publikohen pamjet/ U bllokua për 12 orë në humnerë, ja momenti kur KFOR-i dhe ekipi RENEA-s shpëtojnë oficerin (Video)

5 javë nga fundi, Superiorja ka dilemë vetëm emrat e skuadrave që do të marrin pjesë në Conference League

Shkruar nga Adriatik BALLA 2 Maj 2022

Kampionati shqiptar i futbollit planifikohet të mbyllet brenda datës 20 maj, kuptohet me një kalendar të ngjeshur ku shumica e ndeshjeve luhen çdo tri ditë, një ngarkesë e rëndë për futbollistët e kampionatit tonë që nuk e kanë kapacitetin e duhur për të përballuar një volum të tillë ndeshjesh. Gjithsesi, FSHF ka dhënë urdhër që aktiviteti të mbyllet para se të luhet finalja e Conference League më 25 maj, kështu që 5 xhirot e mbetura të garës do të luhen me intensitet. Në këtë rivalitet të madh ka vend për të komentuar vetëm për një dilemë që ka ende të pazgjidhur dhe ka të bëjë me skuadrat që duan një vend në Europë, sepse për pozicionet 2 dhe 3 në tabelën e renditjes rivalizojnë katër skuadra dhe kjo është surpriza e vetme nëse mund të quhet e tillë.
Situata e skuadrave
Xhiro e 31-të e Superligës nuk zbardhi asnjë nga enigmat e këtij kampionati. Në apel ishin thirrur kryesuesit e Tiranës, për tu konfirmuar kampionë për të 26 herë në historinë e tyre, por rivalët e Laçit nuk kanë lejuar që festa e bardhebluve të niste pikërisht në shtëpinë e tyre, duke i mundur me rezultatin 1-0 dhe të shtyjnë të paktën edhe për një javë zyrtarizimin e fituesit të këtij kampionati. Gjithashtu edhe Skënderbeu, pavarësisht humbjes në Shkodër, nuk mund të konsiderohet ende i rrezuar një kategori më poshtë, pasi Egnatia nuk ia doli të mbronte fitoren në fushën e Kastriotit, duke e lënë diferencën -13 pikë, kur mbeten ende edhe 15 pikë në lojë. Në sinkron me korçarët është edhe Dinamo, me 11 pikë larg zonës së shpëtimit. Për dy nga klubet më të mira të historisë së kampionateve tona, mbijetesa mund të konsiderohet një kapitull i mbyllur.
Ekipet që luftojnë për Europën, dilema e vetme e këtij sezoni
Tirana duket e pakapshme në kryesim, kurse Skënderbeu e Dinamo të rënë. Atëherë çfarë ka mbetur të mësohet nga ky sezon? Natyrisht rivaliteti i të paktën 4 skuadrave për dy vende në Conference League. Pranohet që ky është një “ekuacion” shumë i vështirë dhe i takon biletave për klubet pjesëmarrëse në Conference League. Njëra prej tyre duket e destinuar për Laçin e vendit të dytë. 8 pikët epërsi nga ndjekësit, si dhe stabiliteti në lojë dhe në rezultate, por dhe kalendari i favorshëm janë aleatët më të mirë për kurbinasit. Për dy biletat e fundit me shumë mundësi do të ketë garë deri në sinjalizimin final mes Partizanit, Kukësit, Vllaznisë, Kastriotit, por edhe Teutës. Shkodranët kanë një favor më shumë si finalistë të Kupës së Shqipërisë. Për t’i thjeshtuar paksa llogaritë mes konkurrentëve, një ndikim mund të kenë zbardhja e vendimit te komisionit të licencimit. Për momentin klubet që janë lajmëruar si fituese të këtij procesi janë vetëm 6. Tirana, Laçi, Partizani, Kukësi, Vllaznia dhe Teuta mund të vijojnë të qeta garën e tyre për të arritur objektivat sezonalë, ndërkohë që Kastrioti, Egnatia, Dinamo dhe Skënderbeu ende nuk e kanë fituar betejën e tyre me UEFA-n për kriteret e licencimit. Një lajm i mirë për kampionatin do të ishte gjithashtu që rivaliteti i javës së 31-të të mund të konfirmohej në të gjitha ndeshjet e mbetura të këtij kampionati, në mënyrë që verdiktet finale të ishin plotësisht të merituara.
Më të lexuarat


Finalja e Champions-it shtyhet me 15 minuta, nuk do ta besoni arsyen

Finalja e Champions League, zbulohen formacionet zyrtare

Video epike/ Mourinho i jep autobusit të ekipit të Romës, për pak sa nuk e pëson keq

Reali zbarkon në Paris, Ançeloti dhe Klop kanë planin e tyre për trofeun e Champions

Marrin fund dilemat, finalja e Kupës Laçi-Vllaznia luhet në “Air Albania” më 31 maj

Reja konfirmon të rinjtë në Kombëtare, por mungojnë Broja e Manaj

Reali dhe Liverpuli diskutojnë finalen e Championsit, në Spanjë fituesin ja besojnë parashikimit të breshkës gjigante

Ishte pro pushtimit të Ukrainës nga Rusia, UEFA iu ‘bën gjëmën’ ekipeve të këtij vendi

Pak ditë para martesës, ylli i futbollit anglez kapet “mat” me një tjetër në krevat

Interesante! Breshka 30-vjeçare parashikon fituesin e Champions me një veprim
