BREAKING NEWS

Mbi 800 të infektuar në 24 orë, MSH informon qytetarët mbi situatën epidemiologjike në vend: 19 pacientë në gjendje të rëndë, ja sa persona kanë humbur jetën

Mbi 800 të infektuar në 24 orë, MSH informon qytetarët mbi
x
BREAKING NEWS

Shqipëria "shkundet" nga tërmeti, ja epiqendra dhe magnituda

Shqipëria "shkundet" nga tërmeti, ja epiqendra dhe magnituda
x
BREAKING NEWS

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/ Artan Hoxha flet me emra dhe plas ‘bombën’: Do goditet shumë lartë! SPAK më ka thirrur dhe mua të dëshmojë për këtë dosje!

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/
x
BREAKING NEWS

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë që përfundoi të shoqëruar në polici/ Reagon ‘flakë për flakë’ UKV, sqaron gjithë situatën

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë
x
BREAKING NEWS

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të amerikanëve, Berisha paralajmëron me shkarkimin e kreut të PD, Fieri sfida e radhës

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të
x
BREAKING NEWS

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon ish-kryeministrin se po tenton grusht shteti brenda partisë

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon
x

Sport

5 ndeshje pa fitore, Deshamps rrezikon pankinën e Francës

5 ndeshje pa fitore, Deshamps rrezikon pankinën e Francës

Trajneri ka humbur besimin e grupit. Barazimi i fundit me Ukrainën ka shtuar dyshimet rreth vazhdimësisë së Deshampsit në krye të Francës

Franca po kalon momente të vështira. Në kualifikueset e Botërorit “Katar-2022”, përfaqësuesja e “gjelave” në këtë fazë të eliminatoreve ka zhgënjyer, edhe pse mban vendin e parë në grup falë fitoreve që kishte nga pranvera. Me pak fjalë, trajneri Didier Deshamps ndjen rrezikun e pankinës ë tij dhe zërat në media të ndryshme që Zinedin Zidane është tek dera nuk dalin rastësisht. Përtej aludimeve, ka situatë krize në lojë e rezultat. Kështu, barazimi i fundit i Francës në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror ndaj Ukrainës, ka rritur edhe më shumë presionin te Deshamps. Për trajnerin, kjo është ndeshja e pestë pa fitore. Por, kjo nuk është e tëra pasi sipas të përditshmes franceze, “L’Equipe” atmosfera te kampionia e botës nuk është aspak e mirë. Të pakënaqur me situatën e krijuar janë disa futbollistë, të cilëve nuk u është zbuluar identiteti. Por edhe vetë kapiteni i Francës, Hugo Lloris ka kritikuar bashkëlojtarët e tij pas paraqitjeve në ndeshjet e fundit kualifikuese. Franca është në grupin D, dhe pas pesë ndeshjeve ka dy fitore dhe tri barazime me nëntë pikë të grumbulluara në pozitën e parë. Ndërkohë, një nga lojtarët e përfaqësueses franceze, Pol Pogba, është duke e kaluar sezonin e fundit në Mançester Junajtid. Gazeta e madhe italiane: Muriqi, lojtari më në formë i Lacios në ndeshjet. Shpenzoni 30 sekonda për të rritur përvojën e kënaqësisë seksuale. Mesfushori francez përflitet për një largim të mundshëm nga “Old Traffordi” qe një kohë të gjatë. Por, mediumi “Defensa Central” raporton se këtë radhë do të ndodhë largimi përnjëmend. Përfaqësuesi francez lidhej me një kalim të mundshëm në Paris San Zhermen. Por, ky medium raporton se kampioni i botës me Francën e preferon më shumë kalimin në Real Madrid. 28 vjeçari ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me “Djajtë e Kuq”. Prandaj, njëjtë si Mbapenë, Reali mund ta marrë atë si lojtar të lirë. Para një kohë, Pogbanë e kërkonte edhe ish-klubi i tij, Juventus. Nga ana tjetër, po sa i takon lojtarëve të përfaqësueses së Francës, referuar medieve sportive franceze, PSG vazhdon të shpresojë që Kilian Mbape do ta nënshkruajë kontratën e re. Sulmuesi e kërkoi largimin nga Parisi gjatë kësaj vere, por klubi nuk e lëshoi. Reali u prezantua me disa oferta, por në fund Mbape mbeti në Paris. Por, sipas “The Athletic”, sheikët e PSG-së po mundohen ta bindin lojtarin ta vazhdojë kontratën me një rrogë të majme. Megjithatë, duket se në mendjen e 22 vjeçarit qëndron vetëm Reali i Madridit.