BREAKING NEWS

Yuri Kim i dha mesazhin e fortë, Lulzim Basha bën lëvizjen urgjente

Yuri Kim i dha mesazhin e fortë, Lulzim Basha bën lëvizjen
x

Sport

5 skenarët “horror” me të cilët do të përballet FSHF për Kampionatin dhe Kupën e këtij edicioni

5 skenarët “horror” me të cilët do të

Shpërthimi i pandemisë së koronavirusit ka izoluar shoqërinë brenda mureve të shtëpisë, në pritje të qetësimit të situatës. Me këtë rast u mbyllën të gjitha veprimtaritë sportive, pas vendimit që mori qeveria e Edi Ramës për të përballuar me sukses infektimin masiv të njerëzve dhe rrezikun e kolapsimit të sistemit shëndetësor. Deri tani gjendja në Shqipëri nuk paraqitet e rëndë, kjo edhe falë mirëkuptimit të vetë shoqërisë dhe përpjekjeve të instancave për të mbajtur njerëzit larg grumbullimeve.

Dihet që të gjitha veprimtaritë sportive janë ndërprerë, por në FSHF, specialistët e qeverisë së futbollit po hartojnë strategjitë për përmbylljen e aktiviteteve me kthimin e normalitetit. Është një situatë e pazakontë, pasi përveç luftës me koronavirusin ka dhe luftë me kohën. Garat kanë zhvilluar 2/3 e tyre dhe ka ende shumë xhiro deri në fund qoftë për Kategorinë Superiore (janë luajtur 26 nga 36 javë), ashtu dhe për kategoritë inferiore (në Kategorinë e Parë janë luajtur 17 dhe 18 javë garë respektivisht në Grupin A dhe në Grupin B, nga 27 javë garë gjithsej).

Po cilët janë skenarët e mundshëm që po diskutohen në FSHF në këtë periudhë? A po përgatitet qeveria e futbollit shqiptar për skenarin më të keq, atë që sheh një periudhë të zgjatur izolimi dhe për pasojë ndërprerje totale e veprimtarive sportive për një kohë të pacaktuar. A do të jetë vera një stinë më e qetë ku lejon zhvillimin e garave? Për këtë po diskutohen 5 skenarë, pavarësisht se nuk ka komunikatë zyrtare për këtë nga vetë FSHF-ja.

Skenari 1

Në këtë skenar FSHF uron që rreziku i koronavirusit të jetë larguar dhe ndeshjet të luhen pas 15 prillit. Natyrisht pa tifozë, por kjo i mundëson federatës të përmbyllë aktivitetet me një ngjeshje të vogël brenda 10 qershorit. Ky është skenari më i mirë i mundshëm, por në situatën që po përjetojmë duket mrekulli të ndodhë një largim i rrezikut brenda këtij afati.

Skenari 2

FSHF shpreson që maksimumi në fillim të majit të rinisin garat dhe duke pasur parasysh që kampionatit i kanë mbetur edhe 12 xhiro deri në fund, shpresohet që për 1.5 muaj, pra deri më 15 qershor, të jetë mbyllur aktiviteti, me zhvillimin e dy xhirove në javë. Kjo do të sillte përfundimin me sukses të garës, të paktën si aktivitet. Kjo i mundëson FSHF-së të shfrytëzojë pjesën e dytë të qershorit për zhvillimin e ndeshjeve të Kupës së Shqipërisë.

Skenari 3

Në këtë skenar FSHF planifikon që ndeshjet të rinisin në fund të majit e të zgjasin deri në fillim të korrikut. Do të ketë ngjeshje të veprimtarisë si në kampionat dhe në kupë dhe temperaturat e larta të verës mund të hapin probleme të mëdha me përgatitjen dhe praninë e tifozerisë. Sidoqoftë, edhe ky skenar është i mundshëm dhe FSHF e ka në vëmendje.

Skenari 4

Ky skenar planifikon zhvillimin e garave gjatë muajve të verës. Shpresohet që rreziku i koronavirusit të ketë kaluar dhe ndeshjet të luhen normalisht. Problem duket të jetë i zgjidhur pasi UEFA i ka ndërprerë aktivitetet e saj madhore dhe vendet e ndryshme do të ndjekin strategjinë e tyre për të përmbyllur garat e sezonit. Shqetësim për këtë skenar është fakti se skuadrave nuk u bie më pas të pushojnë apo bëjnë fazë përgatitore për sezonin e ardhshëm.

Skenari 5

Nëse rreziku i koronavirusit do të mbetet i lartë dhe izolimi i popullsisë do të vazhdojë për një kohë të gjatë, pra edhe gjatë verës, atëherë ka gjasa që kampionati të mos rifillojë më dhe në këtë rast, FSHF mund të marrë vendime drastike nëpërmjet Komitetit Ekzekutiv të saj. Në Kategorinë Superiore do të shpallet kampione Tirana, nisur nga renditja aktuale e ekipeve. Pra klasifikimi i përkohshëm në këtë moment mund të shërbejë si klasifikim final për skuadrat. Problem mbetet Kupa e Shqipërisë, e cila në varësi të situatës mund të luhet pa tifozë në një moment relativisht më të qetë, ose mund të caktohet me short. Padyshim, ky do të ishte skenari më i papëlqyer dhe do të zhyste në kaos klubet dhe do të nxirrte jashtë loje objektivat e klubeve dhe të vetë FSHF-së.