BREAKING NEWS

Arrestimi i Henri Çilit, reagon PD dhe i drejton thirrjen urgjente policisë: Kush është zyrtari i lartë i Drejtësisë i përfshirë në dosje, Dvorani apo... (EMRI)

Arrestimi i Henri Çilit, reagon PD dhe i drejton thirrjen urgjente
x

Sport

7 gola në vetëm 136 minuta, sulmuesi i Bortussia Dortmund bën deklaratën e frikshme

7 gola në vetëm 136 minuta, sulmuesi i Bortussia Dortmund bën

Bundesliga është e gjitha në këmbët e Erling Haaland.Pas tri ndeshjeve me Bortussia Dortmund, sulmuesi i ri norvegjez ka shënuar shtatë gola në vetëm 136 minuta, gjë që nuk kishte ndodhur kurrë më parë në historinë 57-vjeçare të kampionatit gjerman.

Dhe, sipas vetë lojtarit, ai nuk është akoma në maksimumin e formës, që është një gjë shumë e frikshme për rivalët e ardhshëm të Dortmund-it.

“Nuk jam akoma në 100%. Duhet të rikuperoj formën”, ka thënë 19-vjeçari, i cili realizoi një dygolësh në fitoren 5-0 të arritur nga verdhezinjtë kundër  Union Berlin-it të shtunën e kaluar.

Borussia i ka fituar të tri ndeshjet e kampionatit që ka luajtur në 2020-ën dhe ka shënuar 15 gola, shtatë prej të cilëve kanë ardhur nga këmbët e Haaland.

“Është një përzierje mes Lewandowski-t dhe Aubameyang-ut”, ka thënë qendërmbrojtësi i Union Berlin-it, Neven Subotic, i cili i është shtuar listës së viktimave të Haaland.