BREAKING NEWS

ZYRTARE/ Kuvendi zgjedh kryetarin e ri të KLSH-së

ZYRTARE/ Kuvendi zgjedh kryetarin e ri të KLSH-së
x

Sport

8 xhiro deri në fund, kalendari favorizon Realin e Madridit për titullin, Barca e tensionuar

8 xhiro deri në fund, kalendari favorizon Realin e Madridit për

Barcelona ka përballje shumë të vështiora në javët e mbetura, ndërkohë që “Los Blancos” të trajnerit Zidane duhet thjesht të menaxhojnë kreun e renditjes

Në Spanjë kanë nisur të bëjnë llogaritë që tani. Kjo pasi ndeshjet e fundit përmbysën Barcelonën nga kreu i renditjes dhe ngjitën Realin e Madridit, edhe pse kanë pikë të barabarta në klasifikim. Por nuk mjafton vetëm kjo, sepse skuadra e trajnerit Zidane ka tani kalendarin në favor të saj, gjë që ka shtyrë Barcelonën në një pesimizëm të madh, shprehur dhe me tensionin e lojtarëve të saj kryesorë si Mesi e Pike. Kështu, Reali i Madridit fitoi në “San Sebastian” ndaj Real Sociedadit duke marrë kryesimin e La Ligës falë bilancit pozitiv në ndeshjet direkte me Barcelonës, kriter që mund të rezultojë vendimtar edhe në përcaktuesin e kampion të ri të Spanjës. Tani lufta për trofenë e La Ligas premton emocione të forta mes dy skuadrave që kanë më shumë tituj. Me vetëm tetë ndeshje për të luajtur, Barça dhe Real Madridi përballen me një kalendar, i cili, “apriori”, favorizon “Los Blancos”, por që në të vërtetë mund të përmbajë kurthe të fshehura, duke pasur parasysh që një dështim qoftë humbje apo barazim, mund të vendosni se cila skuadër do të jetë kampione. Në rast se gjigantët e futbollit spanjoll e mbyllin kampionatin me pikë të barabarta, trofeu do të shkonte me klubin “merengues”. Si Barça ashtu edhe Madridi kanë nga katër ndeshje në shtëpi dhe katër në transfertë. Në letër, ndeshjet e Barçës në “Camp Nou” janë më të vështira, pasi e para është kundër Athletik Bilbaos, skuadër që ka triumfuar në “San Mames” ndaj “blaugranave” si në kampionat ashtu edhe në Kupë, e dyta është kundër Atletikos së Madridit, e treta është një derbi kundër Espanjolit dhe e fundit ndaj Osasunas. Nga ana tjetër, Reali pret Majokën, Getafen, Alavesin dhe Vilarealin. Jashtë fushës Barcelona luan me Celta Vigon, Vilarealin, Valadolidin dhe Alaveshin, ndërsa klubi mbretëror udhëton për t’i përballur me Espanjolin, Athletik Bilbaon, Granadën dhe Leganeshin. Barcelona mund të shpresojë që Bilbao të bëhet pengesë për skuadrën e Zidane, por sigurisht nuk duhet të gabojë në sfidat e saj. Ndërkohë, tensionin e Barcelonës po e shfaq edhe Mesi, i cili në këtë rikthim të sezonit është prezantuar mirë, por ai ka probleme me lojtarët që e mbulojnë, të cilët i bëjnë ndërhyrje të rënda. Duket se ylli i Barcelonës, Lionel Mesi, i ka shpëtuar një lëndimi të rëndë afër gjurit të këmbës së djathtë në duelin pa gola kundër Seviljes në fundjavë dhe pamje të publikuar tani e arsyetojnë zemërimin e madh të argjentinasit kundër Diego Karlosit. Një ndërhyrje e ashpër e Karlosit e tërboi Mesin, i cili i reagoi mesfushorit të Seviljes me ashpërsi pas një ndërhyrjeje tjetër ndaj Luis Suarezit më vonë në ndeshje. Kapiteni i gjigantit katalanas e shtyu me dy duart kundërshtarin dhe reagimi i argjentinasit u vlerësua si i tepruar dhe tejet agresiv. Por pamje të publikuara të Mesit nga stërvitja e së dielës në klubin e Barcelonës tregojnë se ai kishte arsye për t’u zemëruar. Një prerje e gjatë mund të vërehet në këmbën e tij të djathtë, si dhe disa gërvishtje dhe mavijosje të tjera. Mesi vështirë që reagon ndaj kundërshtarëve të cilët shpesh bëjnë ndërhyrje të ashpra ndaj tij, por duket se këtë të Karlosit nuk ka mundur ta kapërdijë.