BREAKING NEWS

COVID-19/ Më shumë se 2 mijë testime! Ministria e Shëndetësisë tregon sa persona rezultuan të infektuar ditën e sotme

COVID-19/ Më shumë se 2 mijë testime! Ministria e
x

Sport

Abazaj gjen golin e parë në Turqi, Gjasula njeriu-asist në fitoren e Hamburgut

Abazaj gjen golin e parë në Turqi, Gjasula njeriu-asist në

Lojtarët kuqezi po bëjnë një paraqitje të mirë me skuadrat e tyre në Europë, aq sa po kthehen në protagonistë dhe po marrin vëmendjen e shtypit sportiv. Më të suksesshmit e momentit janë Broja në Holandë, Uzuni me Ferencvaroshin në Hungari, Dermaku me Leçin në Serie B, si dhe futbollistët që luajnë në Kroaci dhe në Turqi. Pikërisht në kampionatin turk aktivizohen disa lojtarë të Kombëtares që kanë bërë një punë të mirë. Ka prej atyre futbollistëve që shpresojnë që falë punës së tyre të kapin një ftesë nga trajneri Reja dhe në këtë grup përfshihen dy futbollistët e Instanbulsporit në ligën e dytë turke, konkretisht Kristal Abazaj dhe Eduard Rroca, të cilët, që prej momentit që janë bërë pjesë e kësaj skuadre, po shndërrohen në protagonistët kryesorë të suksesit të këtij ekipi. Në fakt, në dy ligat kryesore turke luajnë një numër i madh futbollistësh me origjinë shqiptare, por dyshja e sipërpërmendur ka pasur më shumë sukses në këto javë të para të kampionatit turk.

Abazaj-Rroca i japin fitoren Instanbulsporit

Ata ishin bashkë një sezon më parë tek Kukësi e kanë luajtur së bashku edhe tek Luftëtari, por tani po shkëlqejnë me fanellën e skuadrës së njohur turke. Javën e parë spikati Eduart Rroca, me dopietë, por edhe me një asist, ndërsa sot ka qenë java e Abazajt. Të dy shokë te Luftëtari dhe vjet te Kukësi janë në një formë mjaft të mirë, e madje duke e ndihmuar edhe skuadrën e tyre të re Instanbulspor, me formën e treguar dhe golat e shënuar. Kristal Abazaj nuk ka të ndalur në ligën e parë turke, duke shënuar sot golin e dytë në eksperiencën e tij, e treta në karrierën e deritanishme të 24-vjeçarit, pas atyre në Belgjikë e Kroaci. Në minutën e 21-të të ndeshjes së sotme, Abazaj shfrytëzoi mjaft mirë një krosim të Gok dhe goditi fluturimthi duke e dërguar topin në rrjetë, ndërsa Istanbulspor po shfaqet si një ekip pretendentë në këto javë të para.

Mediat turke: Shqiptarët po e fluturojnë Instanbulsporin drejt elitës

Referuar medieve turke, asaj që shkruajnë mediumet kryesore sportive të këtij vendi, Kristal Abazaj dhe Eduart Rroca vijojnë të shkëlqejnë në Ligën e Parë turke, ndërsa Istanbulspori rikthehet te fitorja, pasi mposhti Eskisehirspor me rezultatin e pastër 3-0 dhe konfirmohet si një nga pretendentet kryesore për t’u ngjitur në elitën e futbollit turk. Të dy shqiptarët e nisën sfidën si titullarë dhe Abazaj hapi serinë e golave në minutën e 21-të, ndërsa Rroca asistoi në golin e dytë të vendasve, shënuar nga Douf Papa, para se Ergun të shënonte edhe golin e tretë me penallti. Abazaj qëndroi në fushë për 74 minuta dhe Rroca deri në vërshëllimën finale, ndërsa me këtë fitore Istanbulspor lë pas krahëve barazimin e mesjavës dhe ngjitet në vendin e dytë me 16 pikë, vetëm një pikë më pak se Tuzlaspor.

Gjasula njeriu asist në fitoren e Hamburgut

Nëse Abazaj e Rroca po bëjnë punë cilësore me ekipin e tyre në Turqi, në Bundesligën gjermane një tjetër shqiptar po korr sukses dhe është shndërruar në lider. Bëhet fjalë për mesfushorin kuqezi, Klaus Gjasula, i cili “ringjallet” si protagonist me asiste. Kështu, Hamburgu ka marrë ditën e djeshme fitoren e radhës në kampionat, teksa pjesë e gjermanëve është edhe Klaus Gjasula. Mesfushori i kombëtares nuk ishte preferuar titullar në këtë sfidë, por u hodh në fushë në minutën e 84, teksa rezultati ishte 2-1 për ekipin e tij. Kundërshtarët e Hamburg, Vurzburger, ishin hedhur në sulm për të gjetur golin e barazimit dhe në një moment edhe portieri i tyre kishte lënë portën e boshatisur. Në këtë moment, Hamburg nis një kundërsulm, ndërsa në sy bie vrapimi në versionin “Usain Bolt” nga ana e Gjasulës, i cili përfitoi edhe nga freskia që sapo ishte futur në fushë bëri diferencën. Në fund të aksionit, shqiptari jep edhe pasimin për golin e tretë të Hamburg dhe kështu triumfi u sigurua përfundimisht me një kontribut të madh nga Gjasula.