BREAKING NEWS

‘Koha nuk pret’, Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen për Ndryshim”: Ka vetëm dy mundësi në jetë!

‘Koha nuk pret’, Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen
x

Sport

Abazaj: Kisha plane larg Turqisë, por Istanbulspori m’i plotësoi dëshirat

Abazaj: Kisha plane larg Turqisë, por Istanbulspori m’i plotësoi

Kristal Abazaj vendosi të luajë në ligën e dytë turke, por në Stamboll. Lëvizja është zyrtarizuar dhe duket se ka ndikuar jo vetëm emri i klubit, Istanbulspori, por edhe kontrata financiare e majme. 24-vjeçari tregohet i sinqertë, duke pranuar se nuk e kishte në plane Ligën e Parë turke, por presidenti i verdhezinjve e bindi të zgjidhte pikërisht “demat” e Stambollit. “Jam futbollist i Istanbulsporit, ndihem mirë për zgjedhjen dhe shpresoj të kem bërë të duhurën. Po të më pyesnin në fund të kampionatit, kur isha me Kukësin, për Ligën e Dytë turke normalisht që nuk do të isha dakord, por sinqerisht kam ndërruar mendim kur pashë projektin e tyre. U ula me presidentin, fola me trajnerin dhe kuptova se sa shumë dëshironin që unë të isha pjesë e këtij projekti. Nuk m’u desh shumë të vendosja, edhe pse kishim 3-4 ditë që po bisedonim. Nuk ishte e vështirë të gjenin akordin, duke parë futbollistët që kishin afruar. Me gjithë respektin për çdo objektiv që ka klubi, një futbollist, kur vendos të nënshkruajë një kontratë, ka ambicien personale për të shkuar sa me lart në karrierë dhe Istanbulspori është një trampolinë shumë e mirë, sepse e ka dëshmuar me fakte diçka te tillë. Nëse paralelisht edhe klubi ka sukses, akoma më mirë për Abazajn. Gjithsesi Istanbulspori e ka një qëllim madhor dhe këtë synim e mbështet tek investimet në merkato”, u shpreh Abazaj.

Bashkimi me Rrocën

Më pas Abazaj flet për objektivat e klubit të ri dhe njëherësh surprizën e madhe, që ai do të luajë sërish me mesfushorin Eduar Rroca. “Duke parë lojtarët që janë afruar, mendoj se objektivi është ngjitja në Superligë. Por të mos nxitohemi, t’i marrim ndeshjet një e nga një. “Miq dhe me një fat shpeshherë te ngjashëm, pasi ishin së bashku për dy sezone te Luftëtari e një edicion te Kukësi, Kristal Abazaj e Eduart Rroca do të veshin sërish të njëjtën fanellë. Pas dy viteve së bashku te Luftëtari, u takuam sërish tek ekipi i Kukësit. U bënë tre vjet që luajmë bashkë. Jam shumë i lumtur që gjej Rrocën, pasi si për mua ashtu she për të është mirë dhe na ndihmon në përshtatjen me ekipin. Shpresoj te kemi suksesin që kemi patur në Shqipëri dhe të ndihmojmë ekipin që të arrijë objektivat. Periudha e merkatos është ndër më stresueset për dinamikën e saj. Edhe pse interesi për Abazajn ka ekzistuar, madje nga shumë klube, vetë protagonisti e ka përjetuar me qetësi “vorbullën” e merkatos. Në këtë merkato ka patur shumë interes për mua, por unë kam qenë i qetë, pasi është marrë menaxheri im me këtë pjesë. Gjithsesi, kur ka interes ndihesh i vlerësuar. Do të doja të zbuloja një sekret: unë në Turqi u nisa për diku tjetër e përfundova diku tjetër. Zoti paska dashur që të jem pjesë e Istanbulsporit”, nënvizoi në fund Abazaj.

Musolli, iku nga Kukësi, firmos me Gjilanin

Ish-kapiteni i Kukësit, Besar Musolli, u largua pas plot 8 vitesh nga ekipi verilindor, ku u shndërrua në një ikonë të klubit dhe në një ndër lojtarët më të mirë në Superiore. Tashmë, Musolli është rikthyer në Kosovë, ku pak çaste më parë u zyrtarizua nga Gjlani. “Gjilani dhe futbollisti llapjan, Besar Musolli, kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi, ku mesfushori do të bartë fanellën e skuadrës kuq e bardh të Gjilanit. Mesfushori 31 vjeçar, në skuadrën e Gjilanit vie pas 8 viteve të kaluara në skuadrën nga verilindja e Shqipërisë, KF Kukësi. Për mesfushorin nga Podujeva, Gjilani është vetëm skuadra e dytë në karrierën e tij në futbollin vendor në Kosovë, pasi më parë, para transferimit të tij në Kukës, ai, ishte paraqitur për skuadrën nga Merdarja, KF Hysi. Pas 3 viteve të kaluara në vendlindje tek KF Hysi, në vitin 2012, Musolli, transferohet tek skuadra nga Superiorja ku me të cilën do ti kalonte 8 vite nga karriera e tij, ku bashkë me Kukësin do të arrinin të fitonin edhe disa trofe nga kampionati elitar në Shqipëri. Perfomancat fantastike të futbollistit të ri të Gjilanit, do të shpërbleheshin në vitin 2017, ku Musolli do të ftohej edhe nga Përfaqësuesja A e Kosovës, në takimin për kualifikimet për kampionat botëror kundër Ukrainës, ku edhe do të debutotne me fanellën e Kosovës. Sport Club “Gjilani” i dëshiron mirëseardhje futbollistit më të ri në skuadrën tonë, Besar Musolli”, shkruante dje klubi gjilanas.