Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Abrashi dhe Veseli të dëmtuar, në dyshim për ndeshjen me Norvegjinë

Postuar: 14/03/2018 - 08:17

Shqipëria do të luajë më 26 mars ndaj Norvegjisë, një takim miqësor i planifikuar të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”. Në këtë miqësore trajneri Kristian Panuçi do të synojë të testojë të gjithë lojtarët e grumbulluar, por vëmendja do të jetë kryesisht tek lojtarët e rinj të cilët ai i do për duelet e Ligës së Kombeve në vjeshtë të këtij viti, ku Shqipëria është shortuar me Izraelin dhe Skocinë në grupin e parë të Divizionit C. Por në prag të miqësores me norvegjezët vjen një lajm jo i mirë. Dy lojtarë të Kombëtares janë dëmtuar dhe rrezikojnë të mungojnë në duelin miqësor me përfaqësuesen e vendit nordik. Janë dy dëmtime serioze, një e mbrojtësit të Empolit Frederik Veseli dhe tjetra e mesfushorit të Frejburgut, Amir Abrashi. Për Veselin nuk është dëmtim i rëndë dhe ka shpresë rikuperimi, kurse për Abrashin ishte një fatkeqësi, pasi ai kishte pak kohë që ishte kthyer nga një dëmtim i rëndë që e kishte mbajtur për shumë kohë jashtë fushave. Madje për Abrashin ky është dëmtimi i tretë në harkun kohor të një viti, një ters i madh për “motorrin” e skuadrës tonë kombëtare.

Veseli në dyshim, por ka kohë për rikuperim

Frederik Veseli është pranë kthimit në Serinë A. Futbollisti shqiptar kryeson Serinë B me Empolin e tij, që së fundi fitoi 2-1 ndaj Entelës së Llullakut dhe Alijit. Por në atë ndeshje Veseli doli nga fusha i dëmtuar pak minuta para fundit, duke shqetësuar kështu trajnerin, pasi edhe mbrojtësi tjetër, Maieta, pati probleme. Stafi teknik shpreson që të dy lojtarët të rikuperohen në kohë për ndeshjen me Venecian, pasi janë dy titullarë të rëndësishëm. Veseli po zhvillon një sezon shumë të mirë me Empolin, që kryeson renditjen me 54 pikë në Serinë B dhe ngjitja në Serinë A synohet direkt. Mbrojtësi shqiptar është një titullar fiks i skuadrës së tij. duke u kthyer te problemi i Veselit, janë pikërisht mediat italiane që shkruajnë se ai rrezikon ndeshjen që Shqipëria do të luajë kundër Norvegjisë më 26 mars në “Elbasan Arena”. Qendra mjekësore e Empolit, Monteboro, ka njoftuar se mbrojtësi kuqezi është paraqitur gjatë ditës së sotme dhe pas diagnostikimit të një dëmtimi muskulor në kofshën e majtë, ai ka nisur terapinë, për të mundësuar një shërim më të shpejtë.

Ters për Amir Abrashin, dëmtohet sërish dhe duhet të operohet

Duhej të ishte mundësia për t’u afirmuar në skenën e rëndësishme botërore, por eksperienca te Fraiburg po kthehet në një makth për mesfushorin e përfaqësueses shqiptare, Amir Abrashi, pasi po e ndjekin dëmtime të njëpasnjëshme. I fundit, praktikisht i ka mbyllur sezonin, pasi ka pësuar një dëmtim të rëndë në gjurin e djathtë. Mesfushori ishte dëmtuar në ndeshjen kundër Hertës së Berlinit duke lënë fushën e lojës pas 30 minutash. Menjëherë pas ndeshjes, trajneri i Fraiburgut la të kuptohej se Abrashin e priste një pauzë e gjatë. “Është diçka serioze, ai ka nevojë të bëjë rezonancën magnetike, kaq mund të them për momentin”, deklaroi trajneri i skuadrës gjermane pas sfidës. Përgjigja e këtij kontrolli mjekësor ishte pikërisht ajo që Abrashi shpresonte të evitonte: këputje e ligamentit kroçiat në gjurin e djathtë. Futbollisti duhet të operohet dhe do të humbasë vazhdimin e sezonit, ashtu si edhe muajin e parë të fazës përgatitore, me shpresën për të qenë gati në shtator. Lajmin e konfirmoi edhe klubi nëpërmjet një komunikate zyrtare. Kësisoj, mesfushori do të humbasë takimet e radhës me përfaqësuesen shqiptare, ku trajneri Panuçi e priste me padurim pas mungesave të njëpasnjëshme për shkak dëmtimesh që prej tetorit të vitit të kaluar. Nëse gjithçka shkon mirë, lojtari parashikohet të kthehet pjesë e grumbullimeve të Kombëtares nga tetori në vijim./Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 22

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/12/2018 - 14:16

Janë 14 skuadra mes Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë që rezultojnë të bllokuara nga Tatimet dhe funksionojnë pothuajse në të zezë.

Postuar: 13/12/2018 - 07:17

Liga e Kampioneve dhuroi mbrëmë emocione dhe spektakël, por edhe turpe si humbjet e Romës, Realit

Postuar: 13/12/2018 - 07:15

Merkato e dimrit do të vijë shpejt dhe klubet kanë nisur të mendojnë që tani për objektivat e tyr

Postuar: 13/12/2018 - 07:14

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, doli sot para mediave për të shpalosur objektivat e skuadrës

Postuar: 12/12/2018 - 23:10

Kanë përfunduar mbrëmjen e sotme të gjitha takimet e fundit të fazës së grupeve të Champions Leag

Postuar: 12/12/2018 - 21:43

Reali i Madridit dhe Roma janë dy skuadrat e radhës, që sigurojnë një vend në fazën e 1/16-ave të

Postuar: 12/12/2018 - 17:12

Nuk ka kurrë paqe për Diego Armando Maradonën, i cili në një mënyrë apo tjetër mbetet në qendrën