BREAKING NEWS

“E përdorte emrin e babait tim për t’i hedhur gurë Berishës’, Erion Braçe i jep përgjigjen e fortë djalit të Remzi Hoxhës

“E përdorte emrin e babait tim për t’i hedhur gurë
x

Sport

Abrashi: S’kemi rrugë tjetër veç fitores, duam 6 pikë në këto dy ndeshje

Abrashi: S’kemi rrugë tjetër veç fitores, duam 6

Ditët e ndeshjeve po afrojnë dhe në ekipin kombëtar janë të shqetësuar, për shkak se ka mungesa të shumë titullarëve e në të njëjtën kohë ka dhe dëmtime që kanë sjellë një panik të thellë tek stafi teknik e drejtues i Kombëtares. Ka elementë në dispozicion, por mungojnë ata me eksperiencë dhe ata që janë më të mirët, kështu që objektivat për dy fitore në ndeshjet e radhës mund të jenë thuajse të parealizueshëm nëse vijohet me këtë ritëm dëmtimesh dhe mungesash të lojtarëve kryesorë. Dje në konferencën për shtyp dolën e fol;ën dy lojtarët kosovarë të skuadrës përfaqësuese, siç janë mbrojtësit Berat Gjimshiti dhe mesfushori Amir Abrashi, lojtar që kanë krijuar një emër të mirë në radhët e kuqezinjve dhe që janë titullarë në formacionet e trajnerit Edi Reja. Abrashi në veçanti është lojtar që i ka dhënë shumë Kombëtare që nga Europiani i Francë në vitin 2016. Pas shumë dëmtimesh të gjata më në fund ai kthehet të japë kontribut pozitiv për grupin. Pra, mesfushori i Freiburgut në Bundesligë erdhi me një dëmtim të lehtë, por konfirmoi se është rikuperuar plotësisht dhe është gati për të dhënë maksimumin në dy sfidat ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë në Ligën e Kombeve. “Për momentin jam shumë mirë dhe nuk kam asnjë problem. Jam gati për të luajtur dhe për të dhënë 100% në fushën e lojës”, theksoi ai. Më pas komentoi prezencën e tij në një grup ojtarësh kryesisht të rinjsh, për shkak të mungesës së titullarëve të tjerë. “E di që kam shumë ndeshje dhe dua ta ndihmoj ekipin me përvojën time. Duhet të bëjmë gjithçka për të përforcuar grupin”, vijoi më tej Abrashi.

Rreshtimi dhe objektivat

Mesfushori kuqezi u pyet nga gazetarët për skenmën taktike me të cilën do të luante grupi dhe ku e ndjente veten më mirë ai. Natyrisht, Abrashi u tregua i përmbajtur në përgjigjen e tij. për të ka pak rëndësi skema, duhet thjeshtq ë grupi të luajë mirë e të marrë rezultat, duke zbatuar si duhet detyrat e trajnerit. “Skemat i kam pranuar gjithmonë dhe përshtatem me atë që më kërkohet në fushë. Na i thotë trajneri çfarë të përmirësojmë dhe si duhet të sillemi, ndaj ne thjesht duhet të jemi të vëmendshëm. Gjithsesi e rëndësishme është që grupi të funksionojë mirë dhe ishalla të marrim 3 pikë me Kazakistanin”, nënvizoi Abrashi. Më tej mesfushori kuqezi pranoi se objektiv i skuadrës në dy përballjet e radhës janë 6 pikët, domethënë dy fitore në dy ndeshje, duke e cilësuar si objektiv të realizueshëm dhe të domosdoshëm për ambiciet ë ka skuadra në këtë edicion të Ligës së Kombeve. “Atë humbje me Lituaninë po e vuajmë akoma, si unë, por besoj dhe lojtarët e tjerë. Megjithatë të fitojmë tani ndaj Kazakistanit dhe të mendojmë për Lituaninë, ku do të më pëlqente që t’ua kthenim reston shpejt”, përfundoi mesfushori i Kombëtares, Amir Abrashi.

Gjyqtar hungarez për ndeshjen Kaakistan-Shqipëri

Shqipëria do të zbresë në fushë ditën e diel më datë 11 tetor, teksa luan në transfertë ndaj Kazakistanit një ndeshje e vlefshme për Ligën C në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë dhe kundërshtarët, ashtu si edhe Lituania e Bjellorusia janë në kuotë të njëjtë pikësh (3) dhe në këtë formë, suksesi përballë Kazakistanit do të ishte shumë i rëndësishëm duke qenë se të besuarit e trajnerit Edi Reja kanë si objektiv të fitojnë grupin e tyre. Ndërkohë, është bërë e ditur edhe emri i gjyqtarit që do të vendosë drejtësinë në fushë. Bëhet fjalë për një arbitër me shumë përvojë si hungarezi Tamas Bonjar. 42-vjeçari ka në CV-në e tij edhe ndeshje si ato të Ligës së Europës e Ligës së Kampionëve apo kualifikuese të Europianit dhe Botërorit. Së bashku me Bonjar do të jenë edhe Bulazh e Kobor si arbitra anësorë dhe Bogar si arbitër i katërt.