BREAKING NEWS

EMRI/ Ndoqi klientin me thikë në rrugë pasi u ankua për faturën, identifikohet pronari i restorantit, policia e shpall në kërkim

EMRI/ Ndoqi klientin me thikë në rrugë pasi u ankua për
x
BREAKING NEWS

Shpallja non-grata e gazetares ruse, reagon Grenell dhe paralajmëron Sveçlën: Precedent i tmerrshëm, zyrtarë të Kosovës mund ta pësojnë në të ardhmen

Shpallja non-grata e gazetares ruse, reagon Grenell dhe paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Procesi i Zajednicës në Kosovë/ “Turp historik dhe krim tradhtie kombëtare, antishqiptarizmi i bashkuar me korrupsionin e lartë shtetëror në Tiranë”, Spartak Ngjela bën paralajmërimin e fortë: Prisni dhe shikoni...

Procesi i Zajednicës në Kosovë/ “Turp historik dhe krim
x
BREAKING NEWS

Iku i nxehti afrikan?! Shi, rrufe dhe ulje temperaturash! Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Iku i nxehti afrikan?! Shi, rrufe dhe ulje temperaturash! Parashikimi i motit
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

“1 javë pasi i thashë Metës këtë, mua Berisha më arrestoi”, Idajet Beqiri nxjerr prapaskenat dhe ngre dyshimet e forta

“1 javë pasi i thashë Metës këtë, mua Berisha
x
BREAKING NEWS

Reshje shiu dhe ulje temperaturash, meteorologu Hakil Osmani parashikon si do të jetë moti në gusht, surprizat që na presin javën e ardhshme dhe kthesa e madh pas datës 15

Reshje shiu dhe ulje temperaturash, meteorologu Hakil Osmani parashikon si do
x
BREAKING NEWS

“Ma tregoi Fatos Nano në burg”, Idajet Beqiri plas ‘bombën’ për Ilir Metën

“Ma tregoi Fatos Nano në burg”, Idajet Beqiri plas
x

Sport

Adriatik Hoxha: Atletika i ka elementët që e bëjnë ‘mbretëreshë të sportit’, por na duhet më shumë masivitet

Adriatik Hoxha: Atletika i ka elementët që e bëjnë

Atletika nuk ka shumë sportistë, por brenda grupit ka elementë që kanë arritur nivele shumë të larta e ku për t’u veçuar janë dy, Izmir Smajlaj në kërcimin së gjati, që ka fituar titull europian pak vite më parë në Beograd, si dhe Luiza Gega, kampione e Mesdheut, numri 1 në Europë aktualisht dhe vendi i pestë në botë në disiplinën e 3 mijë metrave me pengesa. Problemi i atletikës tonë duhet lidhur me mungesën e pistave me tartan në qytetet e mëdha, si dhe pakësimin e ndjeshëm të numrit të sportistëve në tërësi, ku vihen në kushtet e ekzistencës disa disiplina specifike atletike. Në rubrikën e sotme, sjellim në intervistë një nga kampionët e atletikës shqiptare, Adriatik Hoxhën e Teutës së Durrësit, sportist kampion e rekordmen në hedhjen e gjyles, i vlerësuar pak ditë më parë nga Presidenti i Republikës me titullin “Mjeshtër i Madh”. Hoxha ka pasur kulminacionet e tij në hedhjen e gjyles, është ende aktiv me pjesëmarrje në gara dhe ende kampion, pavarësisht se jo më në ato nivele si më parë. Përvoja e tij është e vlefshme dhe këtë e tregon edhe në intervistën e dhënë për gazetën “SOT”.

 

Kush është Adriatik HOXHA?

Datëlindja: 09.03.1991

Vendlindja: Durrës

Klubi aktual: Teuta

Disiplina: Hedhje e gjyles

Rezultati më i mirë: 18.90 m

Rezultati më i mirë ndërkombëtar: Kampion Ballkani

Arsimi: I lartë, Juridik, Master, në Tiranë (2008-2013) si dhe Universiteti i Sporteve “M.Barleti”.

- Ju jeni dekoruar para pak ditësh nga Presidenti i Republikës me titullin “Mjeshtër i Madh”. Çfarë do të thotë për ju ky vlerësim dhe kujt ia dedikoni?

-Janë emocione të papërshkrueshme, nuk gjej fjalë ta them se sa i nderuar jam dhe emocionin që përjetova këtë kohë. Ky është vlerësim i lartë dhe me këtë rast dua të falënderoj Presidentin e Republikës (tashmë i larguar, Ilir Meta), presidentin e Federatës Shqiptare të Atletikës Gjergj Ruli, klubin e Teutës e natyrisht familjen time. Ndihem mirë dhe i privilegjuar, por edhe i motivuar për të dhënë më të mirën time në fushën e sportit.

- Si do ta përshkruanit atletikën shqiptare sot? Cila është gjendja e saj?

- Është e lehtë të flasësh për problemet, por unë gjithmonë kam qenë i mendimit të kapemi pas gjërave pozitive, pas rezultateve të larta të disa sportistëve tanë, pas shembujve të trajnerëve të përkushtuar etj. A ka probleme? Sigurisht që ka, por nga ana tjetër nuk mungojnë shembujt e punës dhe Luiza Gega e dëshmon këtë, bashkë me sportistë të tjerë si Izmir Smajlaj, Franko Burraj etj. Dua të them që atletika ka elementë shumë të mirë, të denjë për të ruajtur nofkën “mbretëreshë e sporteve”. Por si kudo, edhe atletikës i duhet më shumë punë, më shumë mbështetje financiare, pra kërkohet një shkallë më e lartë vëmendjeje ndaj atletikës tonë.

- Janë dekoruar shumë figura të atletikës gjatë muajve të fundit....

- E meritojnë plotësisht, atletika ka padyshim njerëzit e saj të respektuar që kanë shkruar një emër të mirë në këtë sport. Në këtë drejtim janë bërë punë të mira, qoftë me figurat e atletikës, por punë të mirë ka dhe nga presidenti i federatës. Mua më vjen keq që një pjesë e figurave janë vlerësuar pas vdekjes, pasi e kanë merituar më parë. Por sidoqoftë, rëndësi ka që institucionet i vlerësojnë lart rezultatet dhe kontributet e atletikës shqiptare.

- Shumë njerëz pas sportit aktiv tërhiqen, natyrisht kjo nuk mund të ndodhë me ju sepse mosha juaj lejon ende rezultate të larta. Çfarë keni menduar personalisht për të ardhmen?

- Natyrisht që ushtroj ende sport, por më kërkohet edhe që të trajnoj. Ka nevojë në këtë drejtim dhe duhet marrë në konsideratë si mundësi. Dua që të jap kontribut në nxjerrjen e elementëve të rinj. Vlerësimi që mu bë ishte një shtysë e madhe në këtë drejtim dhe unë e çmoj, pasi atletika ka nevojë për vazhdimësi, jetëgjatësi. Asaj i duhen teknikët, sikurse i duhen edhe sportistët cilësorë. Të bëhet qejfi kur sheh që vlerësohesh, por në të njëjtën kohë ky është obligim, për të bërë më të mirën nga vetja kudo që të jesh. Por për të pasur sukses duhen edhe politikat e mira sportive.

- Kosova ndoshta mund të merret si shembull, apo jo?

- Kosova ka bërë progres të rëndësishëm në aspektin e ligjit për sportin. Atje ka trajtim moral e financiar serioz. Kanë bërë hapa të mirë përpara sidomos me ligjin e Sponsorizimit, e duke kërkuar rezultate ata kanë mundur të lënë gjurmë në sporte të veçanta dhe kanë siguruar 3 medalje ari olimpike në dy olimpiadat e fundit. Pra ata e kanë hedhur një hap të sigurt para, i kanë dhënë shembujt e mirë dhe i marrin si model shembujt. Ndoshta edhe ne kemi nevojë për politika të tilla sportive motivuese.

- Ju pyeta pak më lart për atletikën sot. Cili është niveli i saj?

- Atletika shqiptare për fat të mirë ka disa elementë cilësorë që bëjnë diferencë, pra ne kemi sportistë të rangut ndërkombëtar, por e keqja është se kemi pak kokrra të tilla. Një nga gjërat e këqija është rënia e masivitetit, ka pak sportistë nëpër pista e kjo rënie e numrit është problem, pasi cilësia del kur ka masivitet. Unë këtë e shoh edhe në Durrës, por shoh që edhe në shkolla nuk kanë interes për atletikën. Ndoshta duhen shtuar orët e fizkulturës në shkollë, por edhe të rritet roli i mësuesit të edukimit fizik, ndoshta nëpërmjet projekteve të veçanta duke marrë fillimisht modele nga disa shkolla që kanë pasur traditë në nxjerrjen e elementëve cilësorë. Siç e thashë duhen hartuar politika sportive më efikase. Ne e kemi një Ligj Sporti, madje shumë të mirë, por duhet një ndërhyrje që ka të bëjë me sigurimet shoqërore. Nuk mund të tolerohet që një sportist që ushtron për disa vite sportin dhe përfaqëson vendin të dalë pas 10 e 15 vjetësh në rrugë, pa asnjë vit me kontribute të derdhura për punën e tij. Rasti tjetër edhe më flagrant është sikurse rasti i Izmir Smajlajt, që u dëmtua dhe mungesa e siguracioneve i bëhet pengesë për kurimin e tij, pra mungesa e kontributeve e penalizon atë të gjejë trajtimin mjekësor adekuat. Pra në këtë pikë duhet ndërhyrje, pasi sportisti kur e lë sportin aktiv, del në jetë pa një librezë të kontributeve shoqërore, pra ky është një problem jo i vogël sepse i thonë 10 ose 15 vjet humbje. Kam një rast personal për këtë. Mu dha një variant të shkoja në Kanada, por s’kisha kontribute të derdhura, e kjo më penalizoi.

- Si do t’i përshkruanit rezultatet e fundit të atletikës tonë në garat ndërkombëtare?

- Ndihem krenar dhe në një farë mase tejet i lumtur, pasi meritat i ka Luiza e sportistët e tjerë por veçmas Luiza, por kjo nderon edhe atletikën shqiptare, i jep asaj dimensionin e duhur në kuadër të sportit tonë. Është, gjithashtu, shpresë për të rinjtë për të mos e braktisur sportin. Luiza Gega është krenari e atletikës shqiptare.

- Ju vijoni të garoni ende në garat kombëtare. Nuk keni menduar të tërhiqeni?

- Jo, nuk e kam menduar tërheqjen pasi unë konkurroj për titull kombëtar, pavarësisht se rezultatet nuk janë në nivelet e dikurshme apo në nivelet që unë dëshiroj. E ushtroj sportin rregullisht, përpiqem të ruaj rezultatet e mia, natyrisht kam dalë edhe i pari në kampionat, por siç thashë rezultatet nuk kanë qenë të larta dhe problemi ynë në hedhjen e gjyles është mungesa e masivitetit dhe e konkurrencës. Garon Teuta, Skënderbeu dhe dy elementë të Tiranës. Në garat e gjyles në rastin më të mirë ka 8 sportistë, por zakonisht bëhemi 5 ose 6 të tillë. Ne folëm pak më lart që në atletikë ka kokrra të mira, por atletikës shqiptare i duhet masiviteti, sepse ashtu rritet rivaliteti dhe rivaliteti sjell cilësi dhe rezultatet e duhura. Kosova ka një element të mirë në hedhjen e gjyles, Ramadanin, i cili i afrohet 19 metrave dhe konsiderohet element me pritshmëri të mëdha. Shpresojmë të shënojë rezultat të lartë ndërkombëtar.

- Së fundmi, si e shihni të ardhmen e atletikës tonë?

Unë do të dëshiroja që të dilnin sa më shumë sportistë që të thyenin rekordet e vendosura. Fundja rekordet janë për t’u thyer. Atletikës shqiptare i dëshiroj të kapë majat, që ta meritojë vërtet emrin e saj të bukur “mbretëreshë e sporteve”. Shoh disa mangësi, pasi nuk kemi kuadrin e duhur teknik, pra na mungojnë teknikët e specializuar, ndërkohë që në shumë qytete të mëdha e me traditë nuk ka pistë me tartan. Shkodrës i është dëmtuar, Fieri, Durrësi e Vlora s’kanë fare, e madje as Tirana nuk e ka ende të instaluar. Ka pistë vetëm Korça dhe Elbasani, shumë pak për një vend europian. Ndoshta duhen rivitalizuar disa shkolla që nxirrnin elementë si Mjeshtëria Sportive, nga e cila kanë dalë sportistë të mëdhenj si Mirela Manjani, Kreshnik Qato, Luiza Gega etj.

Intervistoi: Adriatik BALLA