BREAKING NEWS

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri “gropën” në SPAK Ilir Metës, nga udhëtimet e luksit nëpër Evropë, shpenzimet për shërbime estetike, deri te bisedat në celularin e saj ku bëheshin pazare me ministra, drejtorë e biznesmenë, ish-pres...

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria që ka kaluar në emër të vjehrrës, kunatit dhe babait të tij, në fund do ia sekuestrojnë të gjitha paratë, personazhi që e denoncoi në SPAK zbardh informacionet e fundit nga hetimet...

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria
x
BREAKING NEWS

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për biletat e avionit dhe dietat jashtë vendit, nuk ekziston asnjë dokument për zv/kryeministren që provon takimet e saj zyrtare për të cilat janë bërë udhëtime ndërkombëtare

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për
x
BREAKING NEWS

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema korruptive që përdorën për të vjedhur fondet e bujqësisë, nga kontratat false, te aplikantët që paguan përqindje të lartë që të fitonin, ja si u grabitën paratë me kompanitë e konsulen...

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema
x
BREAKING NEWS

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës, prokurorët specialë janë në rrezik për shkak të pazarit Rama-Berisha, Lulzim Basha reagon ashpër dhe zbulon çfarë do bëjë nëse Gjykata e Lartë nuk vendos për vulën e PD para zgjedhjeve të 2025...

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës,
x
BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x

Sport

Afrim Bilali: Besëlidhja ekipi më i veçantë i këtyre viteve në basketbollin shqiptar, triumf i profesionalizmit

Afrim Bilali: Besëlidhja ekipi më i veçantë i këtyre

Besëlidhja në basketboll për meshkuj doli kampion këtë sezon, duke treguar potencë, dominim absolut dhe njëherësh profesionalizëm të lartë, gjë që e evidentojnë më së miri rezultatet e saj përgjatë sezonit që u mbyll pak ditë më parë. Skuadra lezhjane ishte një grup i formuar mirë, i stërvitur me disiplinë dhe padyshim i mbështetur financiarisht, duke u dëshmuar në të njëjtën kohë si një shembull pozitiv që duhet ndjekur nga të gjitha klubet e basketbollit tonë. Kryesorja dhe që ka shumë vlerë: Besëlidhja lidhi kontrata afatgjata me lojtarët shqiptarë, trevjeçare, dhe ky ishte një progres i rëndësishëm për funksionimin modern të klubeve, kjo i bën lojtarët e stafet të jenë të angazhuar për të kapur majat. Ky sukses i grupit s’mund të vinte pa një “dirigjent” energjik në pankinë, sikurse është Afrim Bilali. Gazeta “SOT” e intervistoi teknikun shkodran të Besëlidhjes dhe sjell në këtë numër qëndrimin e tij për këtë mbyllje fantastike të edicionit, ku titulli shkoi në mënyrë të merituar në Lezhë.

- Deshëm një analizë të përmbledhur për ecurinë e Besëlidhjes gjatë këtij sezoni. Fituat titullin, si ia dolët?

- Ne e filluam ndërtimin e ekipit që në fund të sezonit të kaluar pas ndeshjes me Tiranën, vitin e kaluar. Jemi ulur bashkë me bordin e ekipit dhe kemi vendosur piketat për këtë sezon. Normalisht, reagimi ka qenë i menjëhershëm. Jemi ulur të flasim me lojtarët që kishim në plan t’i afronim në ekip dhe si përfundim kemi arritur t’i afrojmë, duke filluar me Hysen, me Hamatin, Prodanin, Shestanin dhe shumë lojtarë të tjerë që i janë bashkëngjitur këtij rrugëtimi. Kuptohet, pasi u ndërtua bërthama e shqiptarëve, atëherë, duke parë dhe ku duhet të përforcohemi, arritëm që të marrim edhe amerikanët e duhur. Ka qenë një verë e gjatë praktikisht, sepse të zgjedhësh lojtarë amerikanë, në një kohë që janë me mijëra në treg, është pak e vështirë që t’i përshtaten karakteristikave dhe atyre kërkesave tona, por që arritëm të marrim në ekip dy lojtarë shumë të mirë që iu përshtatën ekipit, si për mënyrën e lojës dhe të stërvitjes, ashtu dhe nga ana karakteriale. Djem shumë pozitivë, dhe arritëm të bëjmë një ekip i cili i ka fillesat në përgatitje fizike shumë herët. Ndërkohë që të tjerët nuk kishin nisur akoma, ku lojtarët e tjerë ishin me pushime, kurse ata të Besëlidhjes stërviteshin herët, me fazë përgatitore. Kjo ka ndikuar që ne të jemi ekipi më me përgatitjen fizike ndër të gjitha ekipet e tjera, gjë që u tregua edhe në finalet e fundit, ku kishim një ritëm të lartë, ku asnjë ekip nuk arriti të na bënte ballë. Kjo solli përfundimin me sukses të sezonit, ku ekipi mori frytet e punës së tij, duke marrë titullin kampion dhe normalisht jemi të gjithë të lumtur sepse ia ka vlejtur barra qiranë dhe puna u shpërblye.

- A do të merrni pjesë në kompeticionet europiane?

- Kjo është për tu parë, pasi pjesëmarrja në Europë ka kosto shumë të mëdha dhe siç e dimë FIBA, pavarësisht se ti mund të marrësh pjesë, nuk të shpërblen apo që ta kthen mbrapsht investimin, por që kjo është shumë herët për ta folur në këtë moment, në një kohë që ne kemi vetëm dy ditë që kemi dalë kampion dhe duhet më pas të ulemi të flasim për planet e vitit të ardhshëm, ose dhe angazhimin në Europë.

Afrim Bilali: Besëlidhja ekipi më i veçantë i këtyre

- A do të mbetet ky grup edhe për sezonin tjetër? Besoj që ju do të mbeteni trajner i Besëlidhjes, apo jo? Çfarë projekti keni për në vazhdim?

- Ekipi është i njëjtë, domethënë bërthama e lojtarëve shqiptarë, stafi drejtues, besoj do të jemi të gjithë, sepse edhe kontratat i kanë afatgjata dhe suksesi në këtë sezon i ka vënë “kapakun” qëndrimit të tyre edhe për sezonin në vazhdim. Kuptohet, trajtimi i lojtarëve është më i mirë se në çdo klub tjetër dhe të shohim se ku do të marrim pjesë, në kupë Europe apo në kupë ballkanike.

- Ky është një rast i rrallë për basketbollin tonë, ku lojtarëve u ofrohen kontrata afatgjata, sepse më parë këtu kontratat kanë qenë gjithnjë për një sezon, s’bëhej fjalë më shumë...

- Lojtarët tanë që nga viti i kaluar i kanë pasur kontratat trevjeçare, kjo tregon seriozitetin e ekipit. Lojtarët do të paguhen edhe gjatë muajve të verës, kanë rënë dakord për këtë dhe do të bëjnë stërvitje gjatë muajve të verës. Kjo pasi kur të vijë momenti të jemi të gatshëm teknikisht, taktikisht dhe fizikisht për të pasur një sezon të suksesshëm edhe vitin e ardhshëm.

Afrim Bilali: Besëlidhja ekipi më i veçantë i këtyre

- Nga rivalët kë do të vlerësoje?

- Unë e kam deklaruar edhe më parë që nuk bëjmë dallime dhe realisht ne duke qenë se i morëm mbarë të gjithë nuk patëm një lloj planifikimi se kë duam në finale, apo kushdo të dalë në finale etj. Kundërshtarët i kemi marrë me radhë dhe kemi luftuar që t’i fitojmë të gjitha. Besoj se po të ishte Tirana në finale do të kishte më tepër garë, më tepër ritëm, më tepër interes, për vetë faktin se Tirana ishte ekipi kampion në fuqi. Por, e theksoj, ne jemi kampionë dhe kushdo që na doli para e kemi mundur bindshëm, me lojë e seriozitet, dhe mendoj se jemi kampionë me të gjithë meritën.

- A është kjo Besëlidhja më e mirë ndër vite? Nuk flasim vetëm për ekipin lezhjan, por në tërësi në kampionatin e basketbollit?

Afrim Bilali: Besëlidhja ekipi më i veçantë i këtyre

- Atëherë unë do të them vetëm një gjë: Është ekipi më i mirë për mënyrën se si është ndërtuar, pra struktura, mënyra se si janë bërë kontratat me lojtarët, stërvitshmëria paradite e pasdite, po të futësh këtu dhe një profesionalizëm të vërtetë, mendoj që për këtë është ekipi më i veçantë.

- Ju thatë se lojtarët shqiptarë që do të qëndrojnë sepse janë në kontratë, por pak më lart ju folët për dy lojtarë amerikanë. A do të jenë ata në sezonin e ri?

Afrim Bilali: Besëlidhja ekipi më i veçantë i këtyre

- Me këta do të duhet të flasim, pasi lojtarët amerikanë i kanë pasur kontratat sezonale, siç janë të gjithë të huajt faktikisht, pasi në Shqipëri ata vijnë normalisht për ta pasur si një formë trampoline, megjithatë, këto ditë ne do të ulemi dhe do të flasim me të gjithë amerikanët që kemi pasur në ekip, të shohim objektivat dhe dëshirat e tyre. Pse jo, t’u ofrojmë rinovim kontrate me Besëlidhjen.

- A janë ata lojtarë që bëjnë diferencë me lojtarët e kampionatit shqiptar?

- Përderisa jemi një ekip me këto rezultate, i cili ka shënuar afërsisht 106 apo 107 pikë për ndeshje, dhe kemi pësuar 70 pikë për ndeshje, mendoj se grupi e ka bërë diferencën dhe jo individi. Dhe këtu s’dua të përmend asnjërin, as për mirë apo për keq, por thjesht them se forca e Besëlidhjes këtë vit ka qenë grupi dhe padyshim puna në grup.

Afrim Bilali: Besëlidhja ekipi më i veçantë i këtyre

- Nuk e di, Bashkia Lezhë çfarë roli ka në këtë sukses?

- Bashkia Lezhë ka një rol të rëndësishëm sepse nga aty është pikënisja dhe pastaj duke parë edhe biznesmenët lezhjanë seriozitetin e Bashkisë janë afruar pranë ekipit. Por këtu ata kanë parë edhe seriozitetin e ekipit, me të gjitha hallkat e veta, dhe mendoj se Bashkia Lezhë ka qenë promotori dhe pastaj sponsorët kanë zënë një vend më të rëndësishëm sesa bashkia. Mund të themi 40% kontribut Bashkia dhe 60% sponsorët.

- Dy fjalë për tifozerinë e skuadrës në Lezhë...

- Tifozeria e Lezhës është për tu admiruar pasi faktikisht ne na kanë ndjekur kudo, si në Tiranë, në Durrës apo në Shkodër. Fatkeqësisht nuk kemi një pallat sporti në Lezhë, por shoh që në të ardhmen mund ta kemi dhe me aq informacion sa kam Bashkia Lezhë po bën çmos që ta kemi një pallat sporti në një të ardhme të afërt por, gjithsesi, të shohim.

- Ku i keni bërë ndeshjet tuaja si pritës? Si i keni menaxhuar?

- Ne i kemi zhvilluar ndeshjet në pallatin e sportit “Asllan Rusi” dhe finalet e “play-off”-it në “Feti Borova” pasi “Asllan Rusi” u dëmtua.

- Ne bashkë kemi folur edhe muaj më parë për formatin se si funksionon kampionati. A jeni të kënaqur me formulën e garës?

- Formati për mua lë për të dëshiruar. Unë mendoj se duhet të ishte me 6 ekipe Superliga dhe me 6 ekipe liga e parë. Normalisht që kampionati do të ishte më i fortë, “play-off”-i do të ishte më i fortë. Sot në Superligë ka 11 ekipe, pra është një kampionat në një kategori, që nuk ka ndarje. Kjo bën që të ketë diferenca ndërmjet ndeshjeve, disa të jenë të forta e me nivel, e disa të tjera pa nivel, ku dominon një kundërshtar. Diferencat janë të theksuara por shpresoj që vitin tjetër të ndryshojë për mirë. Të ndahen dy kategoritë, sepse kështu mund të afrohen edhe tifozët më shumë.

- A ka ndonjë gjë që nuk të ka pëlqyer këtë sezon? Jo vetëm tek ekipi juaj, por në tërësi gjatë sezonit?

- Unë me ekipin tim jam shumë i kënaqur dhe natyrisht shumë i lumtur. Ajo që s’më ka pëlqyer është struktura e kampionatit, për të cilën u shpreha më lart. Tjetra, normalisht mendoj që arbitrimi duhet të vijë në nivelin e ekipeve. Ashtu siç trajnohemi ne trajnerët për të përditësuar informacionin për të implementuar gjëra të reja në ekip, edhe arbitrat duhet të përditësohen, që të jenë në nivelin e kampionatit, të kërkesës së lojës së basketbollit, sepse basketbolli është sport dinamik dhe arbitrimi duhet të jetë pjesë e kësaj dinamike. Në gjykimin tim ka arbitra të mirë në Shqipëri, por më vjen keq që këta arbitra nuk arbitrojnë në nivelin e kampionatit tonë. Shqipërisë nuk i kanë munguar asnjëherë arbitrat e mirë, por thjesht disa nuk e shprehin, e disa që e shprehin u duket vetja se diç kanë kapur dhe mund të abuzojnë me rolin e tyre, e ata që janë të mirë lihen në hije.

- Nuk e di ç’ndodhi këtë vit me Ligën Unike, pasi ndryshoi formati...

- Këtë vit Liga Unike nuk u zhvillua si më parë, u zhvillua thjesht një kupë në Vlorë, ku ne morëm pjesë, e përfaqësuam denjësisht jo vetëm Besëlidhjen dhe Lezhën, por të gjithë Shqipërinë. Arritëm të përballeshim me Prishtinën dhe humbëm në sekondat e fundit me vetëm një pikë. Ne u përplasëm si të barabartë, ndërkohë që ekipet e tjera humbën me 40 pikë ndaj ekipeve të Kosovës dhe ndoshta ky aktivitet ka qenë një nga “zhgënjimet” tona, që nuk arritëm ta fitonim këtë vit këtë ndeshje, pavarësisht se e administruam krejt lojën dhe e humbëm në 5 sekondat e fundit me një trepikësh nga Prishtina. Por insistoj, ishte një organizim treditor, jo i mjaftueshëm për nivelin e këtij aktiviteti të rëndësishëm mes dy shteteve, Shqipërisë dhe Kosovës.

Intervistoi: Adriatik BALLA