BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Agim Canaj: Bojkoti e realizoi misionin, rikthimi i Vllaznisë fitore e madhe për futbollin shqiptar

Agim Canaj: Bojkoti e realizoi misionin, rikthimi i Vllaznisë fitore e

Kampionati shqiptar i futbollit për këtë edicion ka zhvilluar 14 xhirot e para dhe surprizat nuk kanë munguar. Mbi të gjitha surprizat qëndron Vllaznia e Shkodrës, e cila mban kreun e renditjes dhe ka thyer të gjitha parashikimet. Madje shkodranët llogariten të jenë pretendentët kryesorë për titull këtë edicion, nisur nga ajo çfarë kanë paraqitur deri tani, grupin harmonik, lojën cilësore e argëtuese, besimin në vetvete dhe ajo që është më kryesorja, një organizim mjaft të mirë dhe të mbështetur nga një sponsor, sikurse është Alban Xhaferri, me ambicie të qarta për trofeun. Duke folur për këtë surprizë të bukur të kampionatit, specialisti i njohur, “Legjenda e Futbollit Shqiptar”, Agim Canaj, theksoi se rikthimi i skuadrës shkodrane është jo vetëm diçka pozitive, por një ngjarje e madhe për kampionatin, sepse e bën atë më të bukur dhe një Vllazni pretendente krijon lezetin e saj në Superligë. Nga ana tjetër, bojkoti në fillim të edicionit për Canajn ka qenë pozitiv dhe e ka përmbushur misionin e tij. Ndërsa problemet e organizimit të klubeve, oshilacionet e skuadrave që kishin ambicie titulli dhe problemet me akademitë, mbeten shqetësuese. Por për Canajn, pozitiv është fakti se kampionati ka një moshë relativisht të re. Në fund, me argumente të zgjedhura, brenda trajtesës sportive, Canaj komenton pritshmëritë e skuadrës kombëtare të trajnerit Edi Reja.

 

- Një nga ngjarjet e mëdha të këtij kampionati ishte shtyrja si pasojë e bojkotit të Ligës Profesioniste, e cila ngriti një kauzë, të bazuar në disa kërkesa që i drejtoheshin qeverisë. Pati qëndrime të ndryshme nga palët por u arrit një marrëveshje që gara të niste dhe qeveria të bënte hapa konkretë për zgjidhjen e situatës. Në këndvështrimin tuaj, a mund të quhet e fituar kjo kauzë e klubeve të futbollit?

- Liga dhe klubet kanë mbajtur një qëndrim që dihet, tani topi është tek qeveria, e cila ka premtuar të japë zgjidhje. Ka pasur bisedime dhe negociata të zgjatura për këtë çështje. Kryeministri dha “ok” dhe premtoi se do të vepronte, por problemi mbetet sa do të zgjasë kjo situatë deri sa të marrë zgjidhjen e duhur. Mendoj se takimet e presidentit të FSHF-së Duka me kryeministrin Rama kanë pasur rol thelbësor në këtë lëvizje dhe ky takim i dha ngjyra pozitive e kuptimplote lëvizjes së klubeve, por ishte njëherësh një takim që mundësoi kthimin e futbollit në fushë, pra nisjen e kampionatit. A ka pasur pasoja situata që u krijua? Sigurisht që ka pasur, pasi ka ngjeshje të kalendarit të ndeshjeve dhe natyrisht dëmtime të shumta lojtarësh. Por kauza e ngritur, e parë në thelbin e saj, ishte e drejtë. Kjo kauzë një ditë do të ngrihej, kjo është e sigurt, pasi nuk mund të vazhdojë më futbolli ynë duke u zvarritur në një situatë “xhungle”. Ka elementë që duhet të sjellin favorizimin e futbollit. Disa elementë që u ngritën në këtë kauzë, si falja e gjobave etj, nuk duhen parë si të tepërta, prandaj them se lëvizja e klubeve në bojkot ishte pozitive. U ndërmor një iniciativë, e cila ishte e para e këtij lloji dhe në këtë formë duhet përgëzuar.

- Kampionati ka luajtur 14 javët e para të tij. Cila është përshtypja juaj për garën e luajtur deri tani? Çfarë note do t’i vinit kampionatit?

- Me rëndësi për mua dhe besoj për të gjithë sportdashësit shqiptarë është rikthimi i Vllaznisë. Kjo skuadër jo vetëm luan mirë, por edhe argëton. Rikthimi i saj në krye dhe me pretendime lidhet nga ana tjetër me hallakatjen që kanë skuadrat e tjera pretendente. Ishte procesi që karakterizoi pjesën e parë të këtij edicioni që solli një situatë disi të ndryshme nga zakonisht, por pikërisht kjo e ka bërë interesante garën. Ndërsa Vllaznia ndodhet në krye, Tirana, Kukësi, Laçi e ndonjë tjetër nuk janë aspak në pozita komode.

- Jo po e quani kthimin e Vllaznisë një fitore...?

- Po, rikthimi i Vllaznisë në këto nivele është një fitore për futbollin shqiptar. Meritë ne veçanti ka sidomos edhe sponsori i skuadrës, Alban Xhaferri, i cili ka ditur të ndërtojë një skuadër efikase në një kohë të shkurtër. Në vetëm pak muaj, ai ka mundur të ndërtojë një skuadër triumfuese, si në lojë dhe në rezultate. Vllaznia ka ditur të shfrytëzojë anomalinë që ka karakterizuar në këtë fazë skuadrat e tjera pretendente. Sepse futbolli i sezonit nuk është ende konsoliduar dhe kjo shprehet më mirë me situatën që po kalojnë skuadra si Tirana, Laçi e sidomos Kukësi. Këto skuadra janë ribërë. Në këtë grup mund të futej dhe Teuta, por Teuta ka një veçanti, sepse është skuadër me stabilitet dhe e ka grupin e konsoliduar dhe një ecuri disi më të mirë se skuadrat e tjera.

- Të themi dy fjalë për të rinjtë. Sepse në këtë kampionat, ndoshta ngaqë ndikoi pandemia, ka shumë elementë të rinj në radhët e skuadrave, edhe pse të paktë janë ata që të hyjnë në sy për nga cilësia. Si qëndron ky element në këtë kampionat?

- Është bërë praktikë që një element i talentuar të luajë disa kohë në kampionatin shqiptar. Ndoshta pak kohë, por është një praktikë që meriton vëmendje. Dihet tashmë që vitet e fundit është bërë traditë që këta elementë që spikasin në kampionat të kërkojnë të luajnë jashtë dhe një pjesë ia kanë dalë të shkojnë në kampionate më cilësore. Rastet i kemi të shumta. Kampionati i këtij edicioni ka një moshë relativisht më të re dhe për mendimin tim kjo është pozitive, pasi u jep të rinjve një shans, u jep një mundësi dhe klubeve që të fokusohen tek të rinjtë vendas.

- Sidoqoftë, gjërat rrotullohen në një pikë, tek niveli i garës. Si qëndron ky nivel në raport me edicionet e fundit?

- I rikthehem sërish asaj që thashë për Vllazninë pak më lart. Kjo skuadër, qoftë me grupin që ka, qoftë si staf drejtues, është triumfatore. Nëse në skuadrat e tjera ka munguar organizimi, tek Vllaznia ky element është ndryshe, është përcaktues do të thosha unë. Unë e citova dhe më lart që Vllaznia e shfrytëzoi më së miri dobësinë e skuadrave që shiheshin pretendente. Mos harrojmë se pandemia pati impaktin e saj negativ në këto zhvillime, por në Shkodër skuadra ka sjellë optimizëm dhe krenari dhe kjo është shumë domethënëse për garën e këtij sezoni në tërësi.

- Kombëtarja mbylli angazhimet e saj në Ligën e Kombeve e madje ka mësuar dhe emrat e kundërshtarëve për eliminatoret e Botërorit Katar-2022. Në Ligën e Kombeve skuadra e realizoi objektivin, por loja pati mjaft probleme. Si do ta përkufizoje ecurinë e skuadrës përfaqësuese?

- Në Kombëtare gjatë muajve të fundit kanë ndodhur zhvillime interesante. Ka shumë prurje, por këto lëvizje, diktuar dhe nga pandemia dhe problemet që u shfaqën, ndikuan që të mos ketë një formacion stabël. Kemi pasur prurje por nuk kanë munguar problematikat. Gjithsesi, këto zhvillime, qoftë dhe për situatën që po kalojmë, kanë qenë normale. Sa i takon objektivit, mendoj se përfaqësuesja jonë e meritoi vendin e parë në grup, pasi ishte realisht ekipi më i mirë i grupit. Për mendimin tim, objektivi më i madh i realizuar ishte që skuadra ia doli të luajë mirë edhe kur kishte mungesa dhe dha prova të qarta se grupi është i aftë të përballojë ndeshje të vështira edhe kur ka 4-5 mungesa. Nga ana tjetër, shpresoj që edhe në eliminatoret e ardhshme të Botërorit, skuadra të sigurojë rezultate pozitive, pse jo një rezultat të madh.

- Po, por jemi në short të vështirë. Cili është mendimi juaj për grupin?

- Që të arrihet objektivi në këtë grup duhet jo vetëm cilësi, por edhe pak fat. Kontigjentin e kemi të mirë, por edhe rivalët janë të vështirë. Potencialin e kemi por unë gjykoj se skuadra jonë nuk e ka ende konsolidimin e duhur. Është pikërisht kjo mungesë konsolidimi që më bën të them se na duhet pak fat. Kur shkon në ndeshje të tilla duhet të kesh jo vetëm lojtarë elitarë, por që të jenë në formë maksimale sportive e të japin maksimumin e tyre. Megjithatë, forca dhe pozitat tona do të shihen brenda 2-3 ndeshjeve të para. Do të vërtetohet shpejt se ku qëndrojmë përballë rivalëve dhe sa do të mund të rivalizojmë për objektivin tonë. Ajo që unë dëshiroj është të konsolidohet grupi e të kemi një skuadër funksionale.

- Kam një pyetje të fundit, të lidhur me trajnerin e Kombëtares. Përtej moshës, a mendoni se ai i ka përmbushur pritshmëritë deri tani?

- Edi Reja është trajner me eksperiencë të madhe. Në pikëpamjen time ai e ka menaxhuar mirë grupin. Mënyrën se si operoi në Ligën e Kombeve, me aq vështirësi për situatën e krijuar, mendoj se s’kishte mundësi të bënte më shumë. Ne nuk mund të kishim një trajner më të mirë. Një teknik italian i përshtatet futbollit tonë dhe është fakt që shkolla italiane, me Koverçianon e njohur, na shkon për shtat. Qenia nën “protektoratin” italian në këtë drejtim, na vjen për shtat dhe në një drejtim tjetër, që ne e ndjekim futbollin italian në tërësi dhe si duket përfitojmë prej kësaj shkolle. Pra, për ta mbyllur, mendoj se Reja ka bërë shumë dhe unë uroj që të ketë sukses me përfaqësuesen edhe në eliminatoret e Botërorit. Kemi skuadër të mirë, me elementë cilësorë dhe asgjë nuk është e pamundur.

Intervistoi: Adriatik BALLA