BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x
BREAKING NEWS

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça eksportoi të dhënat e sistemit TIMS, Karamuço zbardh detajet e fundit, futen në lojë edhe amerikanët

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir Metës në Angli, udhëtimet e tyre të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës, zbardhen detaje nga pasuritë e tij të fshehura në bankat e Zvicrës, Kongos, Qipros dhe San Marinos, dalin në skenë edh...

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja “asi i tij nën mëngë”, Evi Kokalari bën deklaratën e fortë

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e
x

Sport

Agim Canaj: Miqësoret vlejtën, Silvinjo e ka kristalizuar tani grupin që do të shkojë në Europian

Agim Canaj: Miqësoret vlejtën, Silvinjo e ka kristalizuar tani grupin

Miqësoret e marsit u mbyllën, të dyja me humbje, por specialistët mendojnë se trajneri Silvinjo ka nxjerrë mësime të shumta, pasi situata, edhe pse e vuri nën presionin e rezultatit, e favorizoi për të parë elementët, për t’i testuar ata në skemë dhe në fund për të dalë në disa konkluzione që janë fare të dallueshme. Kështu, në kushtet kur skuadra testoi një numër të madh sulmuesish, ai që bëri diferencën ishte Broja dhe tani trajneri e ka të qartë si do ta ndërtojë tani e tutje lojën ofensive. Nga ana tjetër, disa titullarë të mesfushës zhgënjyen, ndaj është koha të bëjnë reflektimin e duhur. Mendimet janë të ndryshme, por konvergojnë në atë pikë që miqësoret i dhanë Silvinjos leksione të plota se si ai duhet ta ndërtojë ekipin në Europian. Për të analizuar listën, lojën dhe rezultatet e ekipit në këto miqësore, por edhe pritshmëritë e grupit dhe listën finale të Europianit, gazeta “SOT”, intervistoi njërin nga teknikët e njohur të futbollit shqiptar, “Mjeshtër i Madh”, Agim Canajn, i cili me një sy kritik, por edhe optimist, bën balancën e mangësive dhe arritjeve nga miqësoret e marsit dhe mbyll konkluzionet e tij me shpresën dhe bindjen se Shqipëria, për atë që është dhe ka treguar kohët e fundit, mund të jetë befasia e Europianit. Në të vërtetë, Canaj thotë se grupi ka limite por që Shqipëria të jetë befasuese në Europian duhet që grupi të tejkalojë limitet.

- Lista e Silvinjos pati surpriza këtë herë, pasi erdhën disa prurje të reja, si rasti i Hoxhës dhe Muçollit, por edhe rikthime të rëndësishme si Manaj, Broja apo Kumbulla. Miqësoret e luajtura nuk prodhuan rezultat të mirë, por duhet ndarë loja nga rezultati sepse këto ishin thjesht ndeshje miqësore. Por këto zhvillime i kanë dhënë trajnerit të kuptojë si është gjendja, kush janë lojtarët që ai do të marrë në Europian dhe si do ta organizojë lojën e grupit. Në interesin e lexuesve është të kemi një mendim profesionisti për të gjitha këto, duke nisur nga lista, e për të dalë te rezultatet, e nëpërmjet tyre në parashikimet mbi të ardhmen, pra për Europianin. Cili është opinioni juaj?

- Në ekipin kombëtar gjithmonë do të ketë ardhje e largime lojtarësh, pra lëvizjet janë të pranueshme. Kjo e marsit ishte pas eliminatoreve dhe ishte një ndalesë me vlerë, e cila është pro dhe kundër trajnerit. Miqësoret e marsit ishin ndeshje shumë të rëndësishme për ekipin dhe trajnerit i japin të drejtë të bëjë lëvizje e ndryshime në varësi të kontigjentit. Dihet që përzgjedhja e listës është ekskluzivitet i trajnerit. Ka lojtarë që s’luajnë sa duhet me ekipet e tyre dhe kanë probleme, por ka dhe futbollistë që luajnë e duan një shans. Të krijojë mundësitë e ftesës dhe që secili të prezantohet është në fund të fundit detyrë e trajnerit. Sepse një trajner sheh për të tashmen, por edhe për të ardhmen. Ai i sheh të gjithë dhe në këtë kuadër ftesat për lojtarë si Hoxha etj janë të kuptueshme. Mos harrojmë Manajn, i cili kishte shënuar shumë gola në Turqi dhe ftesa për të ishte në një farë mase presion mbi trajnerin, domosdoshmëri. Pas këtyre miqësoreve, unë gjykoj se Silvinjo tani e ka të qartë grupin që ka, ai ka bindje për atë që i duhet.

- Janë disa lojtarë që tërheqin më shumë vëmendje, ndaj dhe presioni mbi trajnerin është i madh. E këtu kam parasysh rastin e Brojës...

- Unë e kam thënë edhe më parë, madje dhe për gazetën tuaj, se Broja dhe Kumbulla janë futbollistë që duhen në Kombëtare. E kam thënë këtë pasi janë elementë që bëjnë diferencë. Ne nuk kemi një lojtar të dytë që luan në Premier League, me cilësitë e tij, lojtar i fuqishëm dhe që jam i bindur se na ndihmon në Kombëtare. Ndaj i përmenda dhe emrat për të thënë se pas këtyre miqësoreve, tani Silvinjo e ka më të qartë grupin dhe e ka më të qartë të ardhmen, mënyrën se si do të veprojë.

- Të analizojmë miqësoret, jo gjithçka shkoi mirë në lojë e kuptohet rezultati...

- Ndeshja e parë tregoi se ne akoma nuk jemi pjekur për të qenë ekip i madh. Skuadrës i mungoi grinta e lojtarëve me eksperiencë. Mungoi ai vrulli i ri që pamë në eliminatore, si Asanit, Bajramit e Ramadanit. Loja e tyre ta themi hapur qe e mangët. Ajo grintë, ajo cilësi, mungoi në këto dy ndeshje, edhe pse pati diferencë në ndeshjen e dytë nga ndeshja e parë. Mos harrojmë që Kili është skuadër e njohur, me shumë cilësi, që ka fituar edhe trofe në Amerikën e Jugut, një skuadër me kualitet. Por kjo ndeshje i bëri mirë Kombëtares tonë, sepse, për mendimin tim, ndau atë që është realja nga irealja. Shumë prej nesh “fluturuan” kur Shqipëria doli kokë grupi në eliminatore. Na bëri shumë optimistë, filluam edhe të fantazojmë për të marrë akoma më shumë. Por harruam se treçereku i lojtarëve që kemi nuk luajnë titullarë në ekipet e tyre. Plus shorti që na ka rënë shumë i vështirë. Megjithatë, miqësoret vlejtën, pasi tani idetë janë më të qarta dhe duhen ndryshuar ca gjëra para se të nisë Europiani. Sepse ne e pamë që s’mund të vazhdonim me të njëjtin stil loje. Gjithkush e kuptoi se skuadra jonë u zvogëlua përballë Kilit, pasi kundërshtari na kishte studiuar. U bënë ndryshime në ndeshjen tjetër dhe pati përmirësim. Natyrisht, Silvinjo ka një punë të madhe përpara. Unë jam vetë trajner dhe ne trajnerët e kuptojmë situatën ku ai ndodhet. Duhet që elementët që erdhën të punojnë e të jenë nën vëzhgim. Në ndeshjen e dytë Broja solli një profil tjetër të lojës, ishim shumë më cilësorë në duelin me suedezët. Silvinjo kishte nxjerrë mësime nga humbja me Kilin dhe ndryshoi stil, dhe e ndryshoi për mirë. Por çdo gjë e shpejtë e ka ndryshimin brenda, por ky ndryshim duhet orientuar. Mjaftoi një Broja në majë të sulmit dhe loja ndryshoi për mirë, stili i të luajturit u duk i pranueshëm. Sepse, varianti i parë, gjë për të cilin nuk them dot se ishte i keq, nuk dha fryte në duelin me Kilin. Pati momente që nuk funksionoi. Unë e përmenda dhe më sipër, Asani e Bajrami lanë për të dëshiruar dhe Kili e eliminoi mesfushën tonë. Tanët s’patën frymëmarrje, pamë një mesfushë të ngadaltë, vështirësi e rritur, shumë pasime të gabuara, topa të humbur në zonën tonë të rrezikut etj. Humbëm përqendrimin dhe Kili me 3-4 pasime bëri gola të thjeshtë. Por çfarë ndodhi? Këto u studiuan për tre ditë dhe pati reflektim. Ndeshja me Kilin për mendimin tim ishte për t’u harruar, kurse ndeshja tjetër kishte një fytyrë tjetër. Loja ndryshoi dhe ndryshoi për mirë, ndaj them që miqësoret ta japin këtë mundësi, që të bësh ndryshime dhe kjo ishte thelbësore për trajnerin me ata elementë që ka në dispozicion.

- Ka ende dy muaj e pak kohë që të nisë Europiani. A mendoni se do të ketë më tej ndryshime në listë, nisur dhe nga ajo çfarë ngjau në këto dy miqësore?

- Janë edhe dy muaj, disa gjëra duhen përmirësuar patjetër. Unë personalisht shoh që ka gjëra për të korrigjuar dhe i mëshoj faktit se mesfusha ka punë për të bërë. Kur sheh Asanin, Bajramin e atë që e quanim motori i Kombëtares deri tani, Ramadani, në paraqitjet e tyre të fundit, krahasuar me atë që kemi parë në eliminatore (ku ishin lojtarë kyç), duhet patjetër që gjërat të shihen mirë e të korrigjohen disa defekte. Në Europian kërkohen lojtarë cilësorë. Broja është një luks për ne dhe unë shpresoj e uroj që të vijë në formën e vet maksimale në Europian. Ai edhe kur nuk shënon e kryen si duhet detyrën e tij, sepse e mban ekipin para, sepse e mban mbërthyer mbrojtjen kundërshtare pasi është lojtar i fuqishëm fizikisht, i shpejtë dhe cilësor. Ai është një futbollist që mund të të çojë nga ferri në parajsë, i ka aftësitë. Unë përmenda kështu disa lojtarë, por kam bindjen se pas këtyre miqësoreve, Silvinjo e ka kristalizuar idenë e tij. Unë mendoj se tani ai çdo gjë e ka të qartë, si për grupin dhe për stilin e lojës. Këto miqësore u humbën por në këtë drejtim vlejtën shumë. Silvinjo është një trajner i kujdesshëm dhe e di çfarë bën. Nga ana tjetër, uroj shumë që Kumbulla të rikuperohet në kohë, sepse është lojtar që bën diferencë. Ismajli ishte i mirë në eliminatore por vjen nga një dëmtim, nuk e dimë si do shkojë më tej. Në mbrojtje në këto dy miqësore ne pamë dy paraqitje që binin në sy. Gjimshiti me Mihajn e Hysajn në krahë të djathtë nuk funksionon aq mirë sa, për krahasim, Gjimshiti me Mitajn në krahun e majtë. Pra njëri krah funksionon, tjetri jo dhe aq, ndaj i del detyrë trajnerit të mendojë për këtë. Në tërësi ekipi në këto dy ndeshje futi ujë, ndaj të ndalojmë dhe të shohim si duhet të veprojmë në vazhdim. Nëse nuk funksionon një skemë, duhet të përgatitemi për tjetrën. Nëse në eliminatore ne kishim një modul, me Kilin tregoi se nuk funksionoi si duhet. Në atë skemë ne kishim vertikalizime të shpejta dhe gola nga distanca, patëm edhe fat sigurisht, por tani nevojiten plane taktike, sepse po shkojmë në një nivel shumë më të lartë, luajmë në Europian dhe në një grup me skuadrat pretendente për trofeun.

Agim Canaj: Miqësoret vlejtën, Silvinjo e ka kristalizuar tani grupin

- Mendoj se trajneri reflektoi, pasi me Suedinë ai bëri ndryshime jo të pakta, qoftë në emra, ashtu dhe në skemë...

- Ndaj Suedisë pati ndryshime të dukshme. Edhe Bajramin ai e spostoi në të majtë, Seferi nuk u aktivizua fare, plus ndryshime të tjera. Që të kuptohemi, Silvinjo ua dha shansin lojtarëve. Luajti Manaj, por tregoi se është në ato nivele që ishte dhe më parë. Ai luan në një pozicion si 9-sh fals, në hapësirë të kufizuar. Por ne na duhet lojtar i hapësirave dhe Broja është një 9 i hapësirave në fushë, ndaj unë e shoh të padiskutueshëm në listën e Europianit.

- Pra, ju po thoni që trajneri pas këtyre miqësoreve e ka të qartë tashmë listën me emrat që do të shkojnë në Europian, kështu?

- Po, mendoj se po, me ndonjë pasiguri që vjen nga ndonjë emër që nuk ishte këtë herë për shkak dëmtimi, sikurse ndodh me Uzunin. Kjo pasi ai luan me Granadën e tij në Spanjë, është lojtar titullar dhe i rëndësishëm, por dëmtimi i tij lë pikëpyetje, pasi nga aq sa kam lexuar është një dëmtim goxha i rëndë. Kam shpresë që Daku do të jetë në Europian. E them këtë sepse në fazën eliminatore atij i mjaftoi aktivizimi në 2-3 takime që të krijonte atmosferë dhe kjo i dha bonus. Dua të them që ai është lojtar që krijoi emocion në fushë dhe në tribuna dhe kjo performancë duhet parë si e tillë e me vlerë. Cilësia dhe emocioni i tij mendoj se duhen vlerësuar. Nuk e di si mendon trajneri në këtë moment, sepse Silvinjo është nën presion të madh dhe e ka të vështirë, duhet ta kuptojmë rolin e tij. Por, e theksoj, Daku ka vlerë tjetër për mua, sepse performanca e tij është e tillë që duhej thirrur. Nuk e di pse nuk u ftua këtë herë. Por e mirëkuptoj trajnerin kur thotë se në këto miqësore thirren ata lojtarë që trajneri duhet t’i njohë, pra që nuk i ka njohur më parë. Si shembull tjetër mund të marr edhe Mujën. Por zgjedhja për këta dy lojtarë mund të ketë qenë edhe taktike. Pjesën tjetër trajneri e di, sepse e pa grupin, ndërsa unë flas si specialist, ashtu siç i pashë unë ndeshjet. E përsëris, ka në skuadër disa pika kyçe sikurse janë Asllani, Bajrami, Ramadani e Asani, të cilët në këto miqësore treguan se nuk janë në formën maksimale. Mos harrojmë se në eliminatore ishin frymëzim për ekipin. Kjo gjë duhet parë për këtë grup, por unë gjykoj se trajneri duhet t’i japë zgjidhje edhe krahut të djathtë, sepse çalon dhe trajneri duhet të provojë lojtarë të tjerë.

- Kemi folur për shortin shpesh, është i vështirë padiskutim. Edhe me dorë t’i zgjidhje goglat s’mund të binim në një grup më të vështirë se ky. A mendoni se ka ende vend për të shpresuar që ne do të jemi befasia?

- Për aq kohë sa futbolli luhet 11 kundër 11 ka shpresë. Ne edhe në të shkuarën kemi treguar se dimë të bëjmë ndeshje të mëdha, edhe ndaj rivalëve të tjerë të fortë. Normalisht në 90 minuta, me lojtarë në top-formë, duke parë edhe elementët që kemi, ka ndodhur që kemi bërë befasi. Mos ta lidhim me miqësoret e fundit, humbjen e rëndë me Kilin etj, pasi dihet që në miqësore lojtarët nuk japin maksimumin e tyre, nga frika e dëmtimeve. Por Europiani është mendësi tjetër, është format tjetër. Për shumë futbollistë Europiani është ëndrra e jetës. Unë shpresoj që lojtarët të jenë në 100% të formës së tyre dhe nëse gjërat shkojnë në rrugën e duhur besoj se do të jemi një ekip befasues. Edhe pse humbëm, unë gjykoj se edhe në këto dy miqësoret e fundit ne treguam befasi, kjo skuadër e ka këtë element. Natyrisht që nuk është e lehtë, do të jetë e vështirë, por mos harrojmë Greqinë e Europianit 2004, nga asgjëja fitoi një Europian. Ishte befasi e madhe, sigurisht. Ne të gjithë duam një performancë si asnjëherë tjetër.

- Së fundmi, duhet të pranojmë se kemi një avantazh, tifozerinë. Në çdo stadium ku luan Kombëtarja, kjo falë edhe diasporës tonë të tejshtrirë, stadiumi plot me shqiptarë. Kjo është armë e madhe në favor të ekipit tonë, apo jo?

- Tifozeria jonë është e mahnitshme, falë edhe prej saj ne dolëm kokë grupi. Kjo arritje e shtoi edhe më tej mbështetjen, ndaj dhe në miqësoret e fundit vihej re kjo gjë. Siç thashë, falë edhe mbështetjes së saj ne fituam grupin në fazën eliminatore, duke eliminuar Poloninë dhe duke mundur e lënë pas Çekinë. Megjithatë, të them të vërtetën, dy ndeshjet e fundit eliminatore, ato ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, më sollën në konkluzionin që ne prapë kemi limite dhe limitet duhet t’i njohim. Kjo vlen sidomos për trajnerin. Që të marrim atë që duam ne duhet t’i njohim këto limite. Por, që të marrim atë që duam e të jemi befasues, ne duhet të shkojmë përtej këtyre limiteve.