BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Agim Canaj: Të marrë fund informaliteti, të shpëtojmë futbollin një herë e mirë nga kaosi 30-vjeçar

Agim Canaj: Të marrë fund informaliteti, të shpëtojmë

Futbolli shqiptar është në kaos. Topi nuk rrotullohet dhe stresi tek klubet, lojtarët dhe stafet drejtuese është i madh. Ka një përplasje midis aktorëve të lojës dhe qeverisë, pasi Liga Profesioniste, e mbështetur nga FSHF, ka vënë katër kushte për t’u realizuar, ndryshe paralajmëron protesta. Në fakt, futbolli ynë ka prej gati 30 vjetësh që ecën në ujëra të turbullta, pa kurrfarë projekti serioz zhvillimor dhe deri tani ka qenë një zhvillim sporadik. Situata e vështirë ishte paralajmëruar që do të vinte në këtë përfundim, gati kolapsim, por qeveritë njëra pas tjetrës kishin dështuar të jepnin zgjidhje. E më në fund ka bojkot, i cili s’dihet si do të vijojë. Duke folur për këto zhvillime, ish-futbollisti i Kombëtares dhe njëherësh tekniku i shumë skuadrave të futbollit tonë, njohës shumë i mirë i futbollit në Shqipëri, Agim Canaj, thotë se ka ardhur më në fund koha që këtij kaosi 30-vjeçar t’i jepet zgjidhje, që futbolli shqiptar të shpëtojë një herë e mirë nga informaliteti, dhuna dhe kaosi në organizim. Me një gjuhë të kujdesshme, si njeri i sportit, Canaj beson se kryeministri Edi Rama, njëherësh njeri i sportit, mund t’i japë një shtysë për ta nxjerrë futbollin dhe sportin në tërësi nga ky llum 30-vjeçar. Në këtë intervistë të tij për gazetën “SOT”, Canaj foli dhe për ecurinë e skuadrave tona në Europa League.

-Kampionati nuk ka nisur dhe këtë herë nuk është pandemia shkaku, por bojkoti. Një ngjarje e pazakontë për futbollin tonë, i cili nuk është ndalur as në vitin 1997. Cili është këndvështrimi juaj për këtë lëvizje në futbollin shqiptar?

Janë dhënë përgjigje të ndryshme nga palë të ndryshme dhe ende nuk e dimë kush ka të drejtë, edhe pse e dimë që kjo gjendje në futboll duhet të marrë fund një herë e mirë dhe t’i ikim kaosit 30-vjeçar që është krijuar në sportin tonë në tërësi dhe në futboll në veçanti. Ne prej kohësh kishim ngritur zërin për anomalitë që shoqëronin futbollin tonë, me presidentë që vinin e iknin, me klube që menaxhoheshin shumë keq, me financime të dobëta, kuturu, pa orientim dhe pa studim, me klube që nuk prodhonin elementë të rinj dhe me ato fenomene negative që kanë shoqëruar futbollin shqiptar gjatë këtyre viteve. Në Tiranë kishte 20 e ca fusha para tre dekadash, sa janë sot? Ç’u bë me terrenet dhe bazën sportive? A e dinë njerëzit që vetëm Dinamo si klub kishte 350 të punësuar. Nga punëtorët, guzhinierët, mirëmbajtësit, trajnuesit etj, etj, një armatë e tërë. Sepse një klub nuk është vetëm skuadra, trajneri dhe sponsori. Klubi është diçka më e gjerë, aty nis jeta sportive e tij, me akademitë, me personelin etj. Është turp, por ne sot kujtojmë me nostalgji kohën e diktaturës, që për hir të së vërtetës investonte në sport. Çfarë u bë në këta 30 vjet me sportin? Me infrastrukturën e tij? E pra, vjen një moment kur nuk ecën më kështu, i duhet dhënë drejtim. Këtë e kanë kuptuar të gjithë. Është momenti që sporti të formalizohet, t’i kthehet normalitetit, që klubet të funksionojnë sipas ligjit e jo rrumpallë, gjithkund e në çdo gjë t’i referohemi ligjit. Klubet kanë bojkotuar, kërkojnë lehtësira fiskale dhe kjo është e drejtë, pasi sporti ynë nuk merr investime. Unë besoj se Kryeministri, i cili është njeri i sportit dhe ka bërë gjatë këtyre viteve investime serioze në sport, me ndërtimin e 4 stadiumeve, do të dijë t’i japë drejtim edhe këtij ngërçi, pasi sporti nuk duhet parë më si diçka sa për të kaluar radhën, por të futet në hullinë e ligjit, që të ketë premisa zhvillimi, që të konkurrojë në nivel europian. Në turin e dytë të Europa League, ballafaqimi i skuadrave tona na tregoi dhe një herë sesa larg jemi ne me futbollin europian. Të gjithë kërkojnë një Ligj serioz Sporti, i cili fatkeqësisht nuk ende nuk ka ardhur. Po ashtu merr vlerë Ligji i Sponsorizimeve, pasi askush nuk hedh para në “hava”. Nëse këto gjëra rregullohen me ligj, përmes lehtësirave fiskale, atëherë edhe sporti e gjen zgjidhjen e tij të dëshiruar. Sa kohë ka administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi që flet për këtë ligj, për domosdoshmërinë e tij? Boll më me katrahurën 30-vjeçare që është krijuar në sport! Ne duhet të ndahemi nga ai futboll që prodhonte dhunë, llum dhe pasiguri, e t’i japim publikut, veçmas aktorëve të futbollit, një draft, një platformë zgjidhjeje afatgjatë, një zgjidhje që sheh sportin shqiptar në tërësi të futet në rrugën e ligjshmërisë e të progresit. Koha ka ardhur të ndodhë pikërisht kjo, nuk duhet humbur asnjë sekondë më tej, por t’i jepet zgjidhje një herë e mirë ngërçit të pakuptimtë të krijuar në këto tri dekada kaosi sportiv. Vetëm atëherë, kur Ligji të jetë funksional, do të mund të shpëtojë futbolli nga anarkia dhe të rivalizojë si duhet në nivel europian. Dhe kaosin mund ta shmangë shteti, padiskutim, sepse ai i ka mekanizmat e zgjidhjes. Sporti është në fokusin e politikave qeveritare, për shumë arsye, prandaj duhet që ky mekanizëm i sponsorizimit, progresit të klubeve dhe zgjidhjeve afatgjata të vijnë nga qeveria, nga shteti.

-Skuadrat tona patën një sukses në turin e parë kualifikues në Europa League, por ramë shpejt me këmbë në tokë në raundin e dytë (short i vështirë). Cili është mendimi juaj për performancën dhe ecurinë e skuadrave tona në Europë?

Kalimi i turit të parë kualifikues nga të katër ekipet tona ishte një sukses padiskutim. Kjo rriti ndjeshëm euforinë dhe ishte e natyrshme kjo gjë. Kurse raundi i dytë kualifikues zbuloi, në fakt, se sa larg nivelit të futbollit elitar europian jemi ne. Këtë e dëshmoi më mirë loja dhe rezultati i ndeshjeve të Teutës dhe të Kukësit. Madje dhe Laçi që ishte në short disi më mirë dhe iu afrua ndjeshëm objektivit, me përmbysjen që ndodhi në fund, solli në vëmendje një tjetër tregues ku futbolli ynë është inferior, paqëndrueshmërinë e tij. Në tërësi paraqitja e skuadrave tona ishte e mirë dhe kjo ishte hera e parë që patëm një sukses masiv me turin e parë ku kaluan njëherësh të gjitha. Por janë ato fenomene që ne kemi folur dhe më lart e në vijimësi që duhet të përmirësohen që të shkojmë më tej. Që të arrihet faza e grupeve duhet që klubet të kenë stabilitet, një buxhet që u jep atyre lehtësira. Nuk ka progres nëse futbolli nuk futet në hullinë e ligjshmërisë, të investimit afatgjatë dhe të menaxhimit korrekt. Unë jam trajner me përvojë të gjatë, që nga viti 1994, dhe e njoh mirë mentalitetin e klubeve tona, sesi funksionojnë ato. Ka pasur klube që nuk kishin as llogaritar, nuk mbanin as bordero. Po pse ky është klubi? Duhet organizim më i mirë, menaxhim më i mirë dhe padyshim funksionim në bazë të ligjit përkatës. Ne nuk mund të shkojmë larg në kompeticionet e UEFA-s nëse nuk i përmbushim këto standarde profesionale e ligjore dhe arritjet do të jenë vetëm sporadike e pa ndonjë efekt. Gjithsesi, një farë progresi disa klube e kanë bërë. Desha të shtoj dhe diçka tjetër që ka të bëjë me menaxhimin e elementëve në treg. Klube tona nuk e kanë të zhvilluar këtë. Ka pasur disa hapa në këtë drejtim, por jemi ende dobët. Në aspektin menaxherial, duhet që lojtarët për të bërë karrierë jashtë vendit, duhet të zgjedhin liga si trampolinë, të tilla si kampionati turk apo ai kroat, para se të vendosin të shkojnë në një ligë më të fortë. E pra, duhen ndërtuar edhe strategji të tilla që shërbejnë si investim për të ardhmen.

-Kampionati nuk ka filluar ende prej bojkotit, por do të vijë një moment që do të nisë. Kë shihni pretendente për sezonin e ri?

Unë shoh katër skuadra që kanë arritur një farë qëndrueshmërie dhe kanë bërë hapa përpara. Këtu dua të veçoj Kukësin, i cili ka 7-8 vjet që investon dhe ka një skuadër të qëndrueshme. Është ekip me bërthamë të mirë lojtarësh dhe me ambicie dhe e shoh pretendent për sezonin e ri. Shoh, gjithashtu, Tiranën një skuadër në rritje, plus që vijon ende të garojë në Europa League. Kjo skuadër ka pasur shumë dëshirë kohët e fundit për të pasur sukses dhe ka shfaqur cilësi. Kjo vjen dhe me investimin që është bërë së fundmi në këtë klub. E shoh si pretendente sigurisht. Laçi është një tjetër ekip që ka treguar potencial madje, për mendimin tim, meriton respekt. Ata kanë ditur të marrin maksimumin nga një grup lojtarësh të rinj dhe të harmonizuar mirë. Kanë ditur të fitojnë nga shitja e ndonjë lojtari në treg dhe ruajnë një profil vetëmjaftueshmërie, duke shfaqur qëndrueshmëri. Skuadra tjetër që shihet si pretendente është Teuta, e cila ka krijuar një grup të mirë, ka një investim të qëndrueshëm dhe pavarësisht se loja e rezultati i saj i fundit u zhvlerësuan nga Granada, sërish Teuta e ka potencialin për kushtet e kampionatit shqiptar që të rivalizojë. Do doja të përmendja edhe Partizanin, i cili pavarësisht problemeve që iu shfaqën së fundmi, bërthamën e grupit e ka aty, ka elementë të mirë dhe jam i sigurt se do të përpiqet t’i marrë maksimumin këtij grupi, për të qenë një pretendent gjithashtu. Pres një kampionat cilësor, por rikthehem sërish në fillim, ku insistoj që futbolli ynë të ndahet një herë e mirë me të kaluarën 30-vjeçare të mbushur me anomali ligjore, vese negative dhe paqëndrueshmëri. Është koha të hedhim pas të shkuarën dhe të shohim nga e ardhmja, ku klubet investojnë tek akademitë e tyre dhe mbajnë një profil të lartë besimi e prezantimi, të menaxhuar sipas standardeve profesionale.

-Deshëm një mendim tuajin edhe për Kombëtaren. Patëm një start shumë të mirë, me fitore kundër Bjellorusisë, e pastaj, kur duhej që të kishte vijimësi, rikthehet “sëmundja” e vjetër, shkojmë e humbim me Lituaninë një ndeshje ku duhej vetëm fitorja dhe kjo tregon se nuk ka progres por jemi sërish skuadër me probleme. Cili është mendimi juaj?

Pajtohem me konstatimin tuaj, skuadra nuk ka pasur progres, ka mungesë qëndrueshmërie dhe sidomos humbja ndaj Lituanisë, me një lojë shumë të dobët, tregoi defektet e një skuadre që për mendimin tim i mungon lidershipi. Pse e them këtë? Është diçka që konstatohet lehtë, kësaj skuadre i mungojnë liderët, lojtarët kyç. Unë po marr shembull Shqipërinë në Europianin e Francës, ku kishte disa lojtarë me cilësi lideri, e ku spikaste kapiteni Cana, por edhe lojtarë të tjerë që krijonin një bërthamë, një shtyllë kurrizore të grupit. Sot, kjo skuadër këtë tregues nuk e ka. Prisnim ndryshime por në fushë pamë të njëjtët lojtarë, një skemë 1-3-5-2 të zakonshme dhe aspak shpirt lideri në fushë. Mungojnë lojtarët kyç që zgjidhin si duhet ndeshjen dhe ky është një problem. Shpresoj që trajneri ta zgjidhë si duhet këtë situatë në ndeshjet e ardhshme, pasi ky është një problem mental, ka të bëjë me psikologjinë e grupit. Lidershipi në një ekip është element i rëndësishëm. Ta themi hapur, në ndeshjen e fundit ekipit i mungoi lideri.

-Së fundmi, një trajner shqiptar si Ernest Gjoka në krye të Shkëndijës së Tetovës, falë shortit, do të përballet me Hoze Murinjon. Diçka e veçantë për një trajner shqiptar, megjithëse duhet të pranojmë që Shkëndija ka vite që luan në nivele të larta...

Kjo është shumë domethënëse. Shqipëria ka trajnerë të mirë, kolegët tanë bëjnë punë profesionale. Problemi i sportit tonë nuk janë trajnerët, por ato probleme që folëm më lart. Mua më vjen mirë dhe ndihemi krenar që një koleg yni, si Nesti, do të ballafaqohet me një trajner shumë të njohur si Murinjo dhe Totenhemin e tij. Shkëndija është skuadër cilësore, ka disa vite që luan në nivele të larta në Europë, skuadër me ambicie. Është një ballafaqim që i duhet futbollit tonë dhe trajnerëve tanë në rang ndërkombëtar. Ndihemi krenarë për këtë dhe i urojmë fat.

Intervistoi Adriatik BALLA