Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Agolli flet për mediat azere: Partizani nuk është “kockë” e lehtë

Postuar: 17/07/2019 - 07:18

Mbrojtësi i përfaqësueses kuqezi, i tërhequr para pak kohësh nga Kombëtarja si pasojë e mungesës së ftesës nga stafi, Ansi Agolli, ka dhënë mendimet e tij për mediat sportive azere për duelin e sotëm mes Karabagut dhe Partizanit, në përballjen e dytë midis tyre në kuadër të turit të parë kualifikues të UEFA Champions League. I ndodhur në Amerikë, Agolli, i cili ka pasur një eksperiencë të gjatë me Karabagun, ka dhënë mendimet e tij rreth kësaj ndeshjeje dhe pritshmërive të saj, dukshëm i bindur se “demat” mund ta ndalin Karabagun e madje të kualifikohen. Në fakt, pas një aventure disa vjeçare me Karabakun, Ansi Agolli vendosi të largohej duke firmosur në kampionatin amerikan me Nju Jork Kozmosin. Sakaq, dashuria e tij për Karabakun duket se nuk është shuar ende dhe pak ditë më parë, u shpreh se në ndeshjen ndaj Partizanit, ai do të bënte tifo për azerët. Në një intervistë të dhënë për “azerisport”, Agolli pranoi se në futboll ka gjithmonë surpriza dhe se Karabaku nuk do ta ketë të lehtë të kalojë Partizanin. Ai pranoi se duhet përqendrim deri në fund pasi ky kompeticion është me të papritura. “Do të jetë një ndeshje interesante dhe me tension ashtu si edhe ndeshja e parë. Të gjithë e dimë se sa ekip me efikasitet është në shtëpi një ekip si Karabaku por në futboll mund të ndodhë gjithçka. Surpriza? Për këtë futbolli është i bukur, sidomos në Ligën e Kampionëve. Sezonin e fundit kishte shumë surpriza, prandaj duhet përqendrim deri në fund”, u shpreh Agolli.

Lerda: Kemi ardhur për kualifikim

Ai u shfaq i qetë para gazetarëve dhe i bindur se Partizani mund të bëjë “mrekullinë” në Baku të Azerbajxhanit përballë rivalit në Xhampions, Karabag. Është fjala për trajnerin e Partizanit, Franko Lerda, i cili në konferencën e fundit për shtyp para ndeshjes, ka deklaruar se skuadra e tij ishte gati për çdo skenar, përfshi 11-metërshat. “Penalltitë i mendoj si të shkojë progresi i lojës. Nëse rezultati do të jetë 0-0 përsëri, atëherë duhet të jesh gati për penalltitë. Ne nuk kemi ardhur në Baku për turizëm. Nesër do të bëjmë më të mirën. Ndeshja e parë ka kaluar dhe nesër do të japim gjithçka, maksimumin tonë”, shpjegoi trajneri. “Optimizëm? Nuk e them me siguri se do të fitojmë nesër. Buxheti i Karabakut është shumë herë më i madh se i yni, ne e respektojmë shumë kundërshtarin. Por të shohim se si do të rrjedhin gjërat nesër. Ndeshja e parë vetëm sa konfirmoi atë që dija për Karabak. Kjo është një skuadër e fortë. Ata kanë lojtarë që janë të mirë në lojën një kundër një. Unë e pashe këtë edhe në ndeshjen e tyre ndaj skuadrës së Romës”, deklaroi trajneri italian i Partizanit. Lerda është optimist dhe beson se falë një mbrojtje solide mund të marrë maksimumin, duke qenë i bindur se pikërisht falë mbrojtjes Partizani mund të mbajë portën e paprekur dhe në fund të kundërslmojë për një gol avantazhi, ose të shkojë të paktën drejt penalltive

Akomodimi i “demave të kuq” në Baku

Partizani do të provojë nesër të bëjë surprizën në Baku, aty ku do të përballet me azerët e Karabakut në ndeshjen e kthimit për Ligën e Kampionëve. Kampionët në fuqi të Shqipërisë, kanë fluturuar mëngjesin e sotëm në drejtim të Bakusë me një çarter superluksoz, duke iu mundësuar futbollistëve një fluturim të qetë dhe pa shumë lodhje. Skuadra është nisur nga Tirana në orët e para të mëngjesit, ndërkohë që ka mbërritur në destinacion pas disa orësh fluturim. Ekipi do të akomodohet tashmë në një hotel në Baku, ndërkohë që pasdite do të zhvillojë edhe stërvitjen e fundit para ndeshjes si edhe konferencën për shtyp. Takimi luhet ditën e nesërme në orën 19:00 në “Dalga Arena”, ku rezultati i takimit të parë (0-0) lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/08/2019 - 18:41

Bota e sportit është tronditur ditën e sotme teksa ka marrë lajmin se 25-vjeçarja Margarita Plavunova është gjendur e pajetë.

Postuar: 22/08/2019 - 11:44

Cristiano Ronaldo ka pranuar se të dy; ai dhe Lionel Messi, kanë përfituar nga rivaliteti i tyre

Postuar: 22/08/2019 - 07:27

Në një intervistë për mediat portugeze, ku zbuloi edhe oborrin e shtëpisë së tij luksoze nga e ci

Postuar: 22/08/2019 - 07:26

Kukësi u bë shënjestër e kritikave sezonin e kaluar kur e spostoi ndeshjen me Partizanin nga Kamz

Postuar: 22/08/2019 - 07:24

Trajneri i Kombëtares kuqezi, Edi Reja, ka nisur kontaktet me lojtarët, madje prej disa ditësh, j

Postuar: 21/08/2019 - 16:45

Jurgen Klopp është një ndër trajnerët më të suksesshëm të Liverpoolit duke fituar mjaft që në mom

Postuar: 21/08/2019 - 15:26

Ylli i Juventusit dhe Portugalisë, Cristiano Ronaldo është i pasigurt se kur do të dalë në pensio