
Deputeti i PS Bujar Çela paralajmëron arrestimin e Sali Berishës, ja kush është bashkëpunëtori i ngushtë me 3 dosje në SPAK që mund të hapë “Kutinë e Pandorës” për ish-kryeministrin

Ilir Meta i sëmurë, ish-presidenti përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg

Berisha paralajmëron trazira, rezistencë dhe protesta pa mbarim deri në rrëzimin e qeverisë, kreu i “Foltores” shton kërcënimet ndaj SPAK

Edi Rama bashkëpunoi me Sali Berishën për pronat e Malltezit, “Zëri i Amerikës” zbardh skenarin si kryeministri i dha miliona euro pasuri dhëndrit të kreut të “Foltores”

Ylli Meçe e cilëson Ballin Kombëtar organizatë tradhtarësh dhe zbardh skandalet e ballistëve, ja mesazhi për Alimadhin dhe faktet që tregojnë se partizanët çliruan Shqipërinë nga nazistët e fashistët

Edi Rama feston 28 Nëntorin si avokat i Vuçiçit dhe armik i pamëshirshëm i Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare

Kaosi me pronat, Myrshit Vorpsi akuzon qeverinë se po masakron pronarët dhe tregon çfarë fshihet pas indeksimit, shoqata paralajmëron padi në Gjykatën Kushtetuese

Nga rritja e pagave për mjekët, tek investimet e reja, prioritetet e ministres Koçiu për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale

Agron Haxhihyseni: Me peshëngritjen s’merrem më kurrë, në Shqipëri federata e shtangës nuk ka integritet

Shkruar nga Adriatik BALLA 4 Tetor 2023
Sporti shqiptar po vuan vitet e fundit për pjesëmarrje. Në shumë sporte ka rënie të numrit të të rinjve dhe kjo duket se është shqetësuese. Nga ana tjetër, shumë kuadro sporti janë larguar, pasi në krye të institucioneve tona janë vendosur njerëz partiakë që kërkojnë rreth vetes individë interesaxhinj e duar-rrahës, e jo ekspertë që japin mendime dhe shpalosin platforma zhvillimi. Në këtë numër të gazetës “SOT”, sjellim në intervistë një figurë të spikatur të sportit tonë, ish-kampionin e rekordmenin e peshëngritjes, si dhe zyrtarin e sportit në disa federata, përkthyesin e librave sportivë Agron Haxhihyseni, i zgjedhur së fundmi në strukturat e larta europiane të federatës së arteve parciale, e konkretisht si sekretar i përgjithshëm i kësaj federate. Këtu mësojmë prej tij se është bërë pishman që është marrë me shtangën, edhe pse me krenari ka ngritur flamurin shqiptar për 15 vjet. Ironia, faktet, por edhe qëndrimet e forta, karakterizojnë përgjigjet e tij. Këtu mësojmë se si Shqipëria i largon kuadrot e zot të saj, të cilët i vlerëson bota.
- Na thuaj diçka rreth emërimit tuaj si Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Europiane të arteve marciale. Si ndodhi, kush ju propozoi, sa zgjat mandati, çfarë objektivash keni në këtë detyrë dhe pse me artet marciale?
- Pikësëpari kam kënaqësinë t’ju përshëndes duke ju dërguar përshëndetjet e mia më të mira të cilat përmbledhin plot respekt dhe mirënjohje për profesionalizmin ndaj stafit tuaj. Pa më të voglin dyshim që posti i Sekretarit të Përgjithshëm të një Federate Europiane është posti më i larti në një institucion sportiv për më tepër jam shumë i lumtur që një shqiptar e ka arritur me një punë titanike. Nuk ka rëndësi emri i sportit (ndonëse HSIF) është një nga sportet më të lashta të njerëzimit dhe më bashkëkohori apo emri i atij që e drejton këtë post. Shoqata Sportive “ALBA 2008” është një Shoqatë Sportive Kulturore dhe Argëtuese. Për vite ajo ka realizuar pjesëmarrje të ndryshme në aktivitete sportive (Ngritje Peshe) dhe pjesëmarrje në seminare të ndryshme Shkencore Sportive. Madje në Kiev të Ukrainës vitin e kaluar tema e diskutuar nga Agron Haxhihyseni për të rejat shkencore në sportin shkollor u vlerësua si tema nga më të mirat e seminarit. Në nëntorit e vitit 2021, në Moskë, u zhvillua Kupa e Botës. Ekipi shqiptar (ndonëse me një hark kohor tepër të shkurtër u rendit në 6-shen e më të mirëve të botës. Madje për një gabim të vogël teknik nuk u renditën në vendin e katërt. Kjo ishte nisma që Shoqata e ndryshoi Statutin e saj duke përfshirë edhe HSIF (Luftimi Trup me Trup) në programin e saj. Në mars të këtij viti në Monza të Italisë u zhvillua për herë të parë Kampionati Europian i këtij Sporti. Për herë të parë u zhvilluan edhe zgjedhjet për federatën përkatëse. Olsi KRUTANI, trajneri i Kombëtares Italiane (me origjinë shqiptare) u zgjodh President i kësaj Federate. Ndërsa unanimisht nga 18 federata pjesëmarrëse unë u zgjodha Sekretar i Përgjithshëm me mandat deri në vitin 25/03/2028. Propozimi u bë me vullnet të lirë dhe unë paraqita CV time. Fakti që kisha qenë disa herë zv/president, Sekretar i Përgjithshëm në federata të ndryshme, autor i librave sportivë dhe përkthyes i tyre bënë që të merrja votat maksimale. Selia e kësaj Federate është në Milano, Itali. Ekipi shqiptar bëri një paraqitje të shkëlqyer ku u përfaqësua me trajnerin e talentuar Frederik HOXHA dhe atletin Emanuel PRENGA. Emanueli me meritë u shpall i treti në Europë (ndonëse me një stazh sportiv shumë të vogël ai u ndesh me fitues botëror duke luftuar denjësisht me to). Pjesëmarrës ishte dhe trajneri Frederik HOXHA i cili u klasifikua i 6-ti. Objektivat tona janë që të zhvillojmë një kampionat europian në Shqipëri dhe trajneri Frederik HOXHA dhe sportistët e tij ku do të spikasja Emanuel Prenga dhe Spiro Jovani të tre të zënë vende nderi në kampionatet europiane. Për ta vijuar do të thoja se pyetja juaj është e drejtë, por jeta jonë e vrullshme nuk është vetëm sporti i peshëngritjes. Nga ana e rezultateve sportive them që e kam justifikuar atë kohë të lirë që jam marrë me peshëngritje. Në vitin 1984 në kategorinë e peshës 56 kg arrita të ngre 142.5kg (madje edhe me rezerva për 145kg, me një modesti mund të them është i paarritshëm dhe sot e kësaj dite), dhe në kategorinë 52kg në Kampionatin Europian të Aalborgut arrita 130kg. Një rekord i përjetshëm sepse është i paarritur, për më tepër që edhe kategoria 52 kg është hequr nga gara.
- A ruani marrëdhënie me sportin shqiptar, deri në çfarë niveli?
- Lidhjet me sportin shqiptar i mbaj duke lexuar lajmet sportive në faqet e gazetës “SOT” apo duke parë ndonjë rubrikë sportive.
- Ju keni qenë peshëngritës nga më të mirët e vendit dhe jeni vlerësuar në nivele të larta për këtë. Duke qenë se federata botërore bëri ndryshime për pjesëmarrjen në Olimpiadë, duke kufizuar peshat dhe numrin e sportistëve, si do të ndikojë kjo në ecurinë e shtangës shqiptare në të ardhmen?
- Unë jam vlerësuar me titullin Mjeshtër Sporti i Europës, Merita Europiane e Peshëngritjes, Mjeshtri i Madh, Mjeshtri i Merituar i Sportit, Urdhëri “Naim Frashëri”, disa herë Sportisti më i Mirë i vendit, mbi 50 rekorde kombëtare dhe 1980-1990 peshëngritësi më i mirë i vendit me koefiçentin më të lartë. Shkurtimi i kategorive të peshave e ka rritur shumë luftën sportive për pjesëmarrjen në Olimpiadë. Kësisoj peshëngritësve u duhet një punë më e madhe dhe mundësitë nuk janë më si më përpara.
- Dopingu është shqetësim në çdo sport. Nga aq sa keni lexuar në literaturë dhe njohur me rregullat, sa ka shpëtuar sporti shqiptar nga ky fenomen?
- Dopingu, ky emër modern por që i përket lashtësisë. Qysh nga hinkasit e lashtë ku u jepeshin kuajve të tyre gjethe hashashi deri te rasti i parë zyrtar i vdekjes së çiklistit anglez Simson (1876) me overdozë amphetamine. Me edukatë qytetarie s'mund të përmend emra, por në Shqipëri filloi në 1985 dhe deri në ditët tona. Dopingu ka qenë i pranishëm dhe do të jetë. Atë nuk mund ta shpëtojnë dot dorëheqjet e presidentëve. Thjesht një farsë elektorale para zgjedhjeve. Edhe mbas dorëheqjes doping sërish dy herë. Them kështu se as një Sekretar i një Federate nuk ka firmosur shkresën ku të dënohet një sportist (përfshi dhe mua). Ligji ekziston edhe me burgim. Por asnjë nuk do të shohë në burg një sportist. Për më tepër ka një ngërç juridik “shekullor”. Sekretari i Përgjithshëm zgjidhet nga Ministria e Sportit. Për ta hequr nga puna e heq vendimi i KD (nënkupto Presidenti analfabet i cili merr guximin dhe heq nga puna një shkencëtar të mirëfilltë). Ja pse them dopingu do jetë sërish i pranishëm dhe askush nuk mban fajin apo përgjegjësinë (sepse ai nuk ka pirë, ja kanë futur në gjellë, IWF ka “inat” FSHP-në apo koha e viti ka ndryshuar dhe ne nuk dinim gjë etj, etj, budallallëqe si këto. Vetëm në Shqipëri ndodh që presidenti i një federate del me flamur antidoping në krah dhe sportisti i tij është i pari që del me doping, kurse një president tjetër jep dorëheqje, bëhen zgjedhje e ai prapë president. Domethënë për tre muaj mbaroi degën e mjekësisë sportive, mësoi dhe anglisht, siç e ka edhe në CV, por në kongresin e IWF-së foli me gojën time. Këto janë çudira shqiptare, ndaj them federatë pa integritet.
- Pse "Mjeshtri Europian i Sportit", Agron Haxhihyseni, nuk jep kontribut për sportin në Shqipëri, domethënë pse e ka bërë këtë zgjedhje?
- Në mbledhjen e fundit të KD të FSHP (tetor 2018), një anëtar i tij (A.K., nipi i një politikani me zë) më tha: "Ti nuk merr vesh nga peshëngritja". Qesha hidhur duke kujtuar se sa herë kisha ngritur flamurin e Shqipërisë në Europë dhe Botë ai nuk kishte vajtur në Durrës apo më saktë sa peshonin kupat, medaljet apo diplomat sportive dhe shkencore që mbaja unë nuk peshonte ai me rroba të lagura. Sapo u shpalla Sekretar i Europës i dërgova një sms të atit: Djali juaj kishte të drejtë; nuk isha për Sekretar të FSHP por të Europës. Për me tepër me një president analfabet që nuk mund të shprehej “Gara me të rinj” por “gara me kalamaqër” (analfabet i vërtetë). Si thotë Pushkini: Në një karrocë nuk mund të prehesh edhe kalin e ngadaltë dhe drerin e shpejtë. Ose në shqip: Ajo që është pjellë që zvarritet s'mund të fluturojë. Kësisoj vendosa që kurrë të mos merrem më me peshëngritje.
- Ke ushtruar sport aktiv, por edhe ke punuar si funksionar sporti në nivele federatash. Cila të ka dhënë më shumë kënaqësi?
- Pa më të voglin dyshim dhe hezitim: Funksionar i Federatave dhe për më tepër i Federatës Europiane. Është një kënaqësi e veçantë dhe e papërshkruar. Unë vazhdoj të kem marrëdhënie të shkëlqyera me Federatën e Peshëngritjes USA, disa federata Europiane, për me tepër me gjitha Federatat Botërore dhe Europiane HSIF. Suksesin e parë administrativ e arrita kur punoja si Drejtor Teknik dhe zv/ president i FSHBo-së. I vetëm isha iniciator dhe organizator i Kampionatit Europian Kadet 2006. Ndërsa në FSHP nuk mund të numërohen rekordet (duhet filluar Historia e Peshëngritjes Shqiptare sërish, por jam i sigurt se do kalojnë nja 50 vjet të tjerë të bëhet volumi i dytë) dhe pjesëmarrja e FSHP-së në Lojërat Olimpike Rio-2016 duke u hequr gjoba të dopingut 100m EU. Siç thuhet: nuk kam kohë të merrem me ato që nuk më duan sepse nuk më mjafton koha për të respektuar ato që më duan.
- Ke shkruar libra e ke përkthyer libra për sportin, a keni ndonjë projekt në të ardhmen për ndonjë botim specifik në këtë fushë?
- Ju falenderoj si staf i gazetës "SOT". Ju ishit të parët që shkruat për librin tim të adoptuar në lidhje me futbollistin me famë botërore, Eduard STRELCOV. Ishte vërtet shumë i vështirë mbasi përveç termave sportivë kishte edhe shumë terma juridikë. Përfitoj nga rasti për të falënderuar Natasha HAXHIHYSENI që vazhdimisht më nxiste dhe thoshte ti shikon veten te Strelcovi, Juri Borovskin dhe Pr. Jorgji DHOKSANI. Tashmë jetoj në një vilë në Las Vegas dhe vajzat po më nxisin për të shkruar një libër për arritjen time në sport dhe njohjen me mamanë e tyre. Shumë dëshirë kam të bëj dhe një libër voluminoz për jetën e legjendarit botëror Vasili Aleksejev.
Intervistoi: Adriatik BALLA
Më të lexuarat


Ish-futbollisti i njohur përfshihet në një aksident të frikshëm, zbardhen detajet e para

Milani zhgënjen ndaj Borusias së Dortmundit dhe mbetet në vend të fundit në grupin F, Lacio e Atletiko sigurojnë kualifikimin

Egnatia nuk njeh humbje, thyen Laçin e rimerr kreun e Superiores

UEFA jep detaje për tifozët shqiptarë si të pajisen me biletë pas hedhjes së shortit më 2 dhjetor

Nuk ka më dyshime, Zvicra konfirmon të ardhmen e trajnerit Yakin

FSHF nuk shet bileta për ndeshjet e kombëtares, ja mënyra se si mund ti siguroni

111 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, ja urimi i veçantë i Xherdan Shaqirit (Foto)

FSHF dhe kuqezinjtë, Tirana e Partizani, bëjnë urimet speciale në 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë (VIDEO)

“Dreq, dhemb kaq shumë! Është e tmerrshme”/ Garoi në temperatura -15 gradë celcius, sportistit i ndodh e papritura

Reali i Madridit shumë pranë rinovimit me trajnerin Ançeloti, disa madrilenë të dëmtuar shqetësojnë klubin
