BREAKING NEWS

Po kalonte rrugën, makina përplas për vdekje të riun shqiptar në Itali dhe largohet menjëherë (Emri)

x

Sport

‘Ai ishte një i alkoolizuar’, Cristiano Ronaldo shpërthen në lot kur sheh video-n e babait të ndjerë: S’e njoh...

Cristiano Ronaldo ka shpërthyer në lot kur Piers Morgan i ka treguar atij pamjet e babait të tij të ndjerë.

Yllit të Juventusit iu shfaq klipi i babait të tij Jose Dinis Aveiro duke folur për të me krenari në prag të turneut  Euro 2004 të zhvilluar në Portugali.

Babai i tij, një i alkoolizuar dhe ish-ushtarak, vdiq nga dëmtimi i rëndë i mëlçisë në moshën 52-vjeçare, duke humbur shumë nga sukseset e të birit dhe lindjen e katër nipërve të tij.

Në lot, Ronaldo rrëfeu gjatë intervistës një orëshe me Piers Morgan: ‘Unë kurrë nuk e kam parë videon. Nuk e pashë kurrë atë video. E pabesueshme. “

I pyetur se si ndihej të dëgjonte babanë e tij duke folur për krenarinë e tij për arritjet e djalit të tij, ish-lojtari i Manchester United dhe Real Madrid shtoi se marrëdhënia me babain ka qenë e vështirë.

“Unë mendoja se intervista do të ishte gazmore, por nuk prisja të qaja. Por unë kurrë nuk i pashë këto imazhe. Nuk e di se ku i keni marrë … Unë duhet të kem këto imazhe për t’ja treguar familjes time. Por unë me të vërtetë nuk e njoh babanë tim 100%. Ai ishte një person i dehur. Unë kurrë nuk fola me të, si një bisedë normale. Ishte e vështirë ,”- është shprehur ylli i futbollit.