BREAKING NEWS

Nuk ka qetësi! Tërmeti shkund Shqipërinë, ja sa ishte magnituda

Nuk ka qetësi! Tërmeti shkund Shqipërinë, ja sa ishte
x
BREAKING NEWS

Arti shqiptar në zi, ndërron jetë poeti dhe shkrimtari i njohur (FOTO+EMRI)

Arti shqiptar në zi, ndërron jetë poeti dhe shkrimtari i njohur
x
BREAKING NEWS

Demokratët morën sot goditjen e madhe, reagon Kreshnik Spahiu dhe bën deklaratën e fortë: Ja pse kjo parti duhet të shkrihet

Demokratët morën sot goditjen e madhe, reagon Kreshnik Spahiu dhe
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e rasteve me Covid në 24 orët e fundit në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e rasteve me Covid
x
BREAKING NEWS

“Gërdeci është vrasje masive”/ GJKKO mbylli hetimet për Fatmir Mediun, shpërthen i revoltuar Erion Braçe dhe nuk lë gjë pa thënë: Mos guxoj kush të...(VIDEO)

“Gërdeci është vrasje masive”/ GJKKO mbylli hetimet
x
BREAKING NEWS

GJKKO mbylli hetimet për ish ministrin Fatmir Mediu, SPAK nuk humb kohë dhe bën lëvizjen urgjente, del kundër Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit dhe e paralajmëron

GJKKO mbylli hetimet për ish ministrin Fatmir Mediu, SPAK nuk humb
x
BREAKING NEWS

A do të hetohet Fatmir Mediu? GJKKO jep vendimin për ish ministrin

A do të hetohet Fatmir Mediu? GJKKO jep vendimin për ish ministrin
x
BREAKING NEWS

Arben Pëllumbi bën njoftimin me rëndësi, Partia Socialiste pritet të dalë në një konferencë urgjente

Arben Pëllumbi bën njoftimin me rëndësi, Partia Socialiste
x

Sport

“Ai luftoi me të gjitha forcat për jetën”/ Bota shpërtheu në lot për të, mjeku i Danimarkës rrëfen momentet e tmerrit të Eriksen: Në fillim merrte frymë, pastaj...

“Ai luftoi me të gjitha forcat për jetën”/ Bota

Imazhi i Christian Eriksen i shtrirë në tokë do të kujtohet gjatë, fatmirësisht gjendja e tij është e qëndrueshme i vetëdijshëm për gjithçka ndodhi. “Këtë mëngjes, lojtarët dhe stafi i Kombëtares daneze kanë takuar fantazistin e Inter, i kanë folur.

Gjendja e tij është e qëndrueshme”, theksoi Federata daneze me anë të një njoftimi zyrtare.

Shoku që përjetuan tifozët ishte i madh, pasi bëhet fjalë për një lojtar që luan në nivele shumë të larta, për më tepër siç siguroi edhe mjeku i Inter, Piero Volpi, Eriksen nuk ka pasur kurrë asnjë shqetësim: “Në ditët në vijim do ti nënshtrohet ekzaminimeve më të detajuara. E rëndësishme është që është mirë, por kurrë Eriksen nuk ka shfaqur as dhe problemin më të vogël, as tek Inter e as kur ishte pjesë e Tottenham. Në Itali kontrollet janë shumë strikte në këtë pikë”, theksoi mjeku i klubit zikaltër.

Në fakt në Itali ekziston një ligj prej 20 vitesh që asnjë lojtarë nuk mund të luaj nëse shfaq dhe problemin më të vogël kardiak.

Për të qartësuar edhe më shumë opinionin sportiv mendoi mjeku i përfaqësueses daneze, i cili theksoi se fillimisht Eriksen ishte i vetëdijshëm, por situata ndryshojë shpejt: “Në fillim merrte frymë, i ndjeja edhe rrahjet e zemrës, por situata ndryshoi menjëherë. Më pas të gjithë e panë, u detyruam t’i bënim masazh kardiak. Arritëm ta mbanim në jetë. Ai më foli përpara se ta dërgonim në spital. Luftoi me të gjitha forcat për jetën”, u shpreh Morten Boesen.

Pasi morën siguri se Eriksen është jashtë rrezikut për jetën, palët janë ndarë nëse duhet apo jo të ri luhej ndeshja Danimarkë-Finlandë: “Të marrësh një vendim të tillë, për të rifilluar ndeshjen, në një situatë aq të rënduar psikoligjikisht ishte shumë e gabuar”, u shpreh Laudrup, një nga ikonat e përfaqësueses daneze.