Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ajeti drejt Peruxhias në Serie B, do të ketë trajner legjendën e Milanit Alesandro Nesta

Postuar: 18/08/2018 - 07:25

Kombëtarja kuqezi do të luajë më 7 shtator kundër Izraelit në stadiumin “Elbasan Arena”. Do të jetë ndeshja e parë në grupin tonë të Divizionit C të Ligës së Kombeve, ku përveç Shqipërisë dhe Izraelit bën pjesë dhe Skocia. Janë dy rivalë shumë të fortë për ekipin tonë dhe trajneri Kristian Panuçi ndodhet në situatë të vështirë. Atij i duhen tri pikët në këtë ndeshje të parë me izraelitët, por skuadrën nuk e ka ende gati. Gjendja e futbollistëve nuk është më e mira e mundshme. Disa titullarë janë pa skuadër, që do të thotë se nuk kanë luajtur dhe një prej tyre është Mavraj, i cili gjatë viteve të fundit ka qenë bërthamë e grupit në qendër të repartit difensiv. Nga ana tjetër, ka plot lojtarë të tjerë që janë pjesë e grup[it titullar që nuk gëzojnë formën e tyre maksimale sepse vijnë nga pushimet dhe duan kohë të rikuperojnë. Parë në këtë kuadër, trajnerit i duhet të punojë fortë në ditët e grumbullimit për t’i marrë më të mirën skuadrës në ndeshjen e parë ndaj Izraelit më 7 shtator. Ndërkohë, një nga mbrojtësit energjikë në Kombëtares, që ishte një nga më të mirët në Europianin e Francës, Arlind Ajeti, është në pritje të bëjë lëvizjen e tij në merkato dhe mediat italiane shkruajnë se ai me të gjitha gjasat do të përfundojë te Peruxhia në Serie B italiane. Ka pasur dhe alternativa në Zvicër dhe në klubet e Serisë B, por Peruxhia ka shprehur interesim këmbëngulës ditët e fundit dhe mbrojtësi kuqezi nuk e përjashton mundësinë e një lëvizje në orët e fundit të merkatos në futbollin italian. Sikurse shkruajnë mediumet sportive italiane, e ardhmja e Arlind Ajetit duket se po qartësohet, duke qenë se mbrojtësi i kombëtares shqiptare është shumë pranë kalimit te skuadra e Peruxhias në Serinë B. Lajmi bëhet i ditur nga “Tutto Mercato Web” e cila raporton se Ajeti është pranë akordit me skuadrën italiane, trajner i së cilës është legjenda e Milanit dhe kampioni i Botës në vitin 2006, Alesandro Nesta. Ish-mbrojtësi i Italisë dhe i Milanit, padyshim që do t’i jepte një ndihmë të madhe Ajetit te Peruxhia, duke qenë se me eksperiencën e tij ndërkombëtare, do t’i jepte leksione Ajetit për të qenë një mbrojtës që jep më shumë siguri në fushë. Pak ditë më parë, u raportua për një kalim të mundshëm të Ajetit te Leçe, por mesa duket gjërat kanë ndryshuar sërish.

Kombëtarja

Ajeti do të ftohet me siguri në Kombëtare nga trajneri Kristian Panuçi, pasi në mbrojtje trajneri nuk ka shumë alternativa dhe sado që emrat bëhen shumë, asnjëri përveç Elseid Hysajt nuk jep garanci. Përveç Mavrajt, edhe Veseli dhe Gjimshiti janë në momente që vuajnë. Po të shtosh këtu dhe mbrojtësit Ndoji dhe ndonjë nga të rinjtë, atëherë duket qartë se ky repart nuk është i stabilizuar dhe teknikut italian të skuadrës përfaqësuese di duhet të operojë me kontigjentin e atyre lojtarëve që gëzojnë formë të mirë dhe luajnë më shumë me skuadrat e tyre. Nëse Mavraj nuk ofron siguri, atëherë Ajeti, Gjimshiti dhe Veseli mund të konkurrojnë për një vend në qendër të mbrojtjes. Kësaj tresheje mund t’u shtohen emrat e disa lojtarëve të rinj, por në ndeshjet zyrtare e serioze besohet se Panuçi nuk do të bëjë eksperimente dhe do të kërkojë të jetë pragmatist, pasi në aktivitete dhe ndeshje të tilla ka rëndësi vetëm rezultati. Në këto kushte, mbrojtja paraprakisht nuk ofron sigurinë e duhur, por trajneri po ndjek në vazhdimësi gjendjen e lojtarëve dhe me siguri që i ka marrë masat për të evituar ndonjë problem të orës së fundit dhe natyrisht që e ka në mendjen e tij 11-shen që do të hedhë në fushë. ditët e grumbullimit do t’i shfrytëzojë për të përgatitur taktikisht skuadrën, me idenë që do të marrë tri pikë kundër Izraelit në ndeshjen hapëse të grupit tonë në Divizionin C të Ligës së Kombeve./Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/11/2018 - 11:52

Futbollisti i njohur shqiptar që luan me skuadrën e Serbisë, "FK Radnik", Faton Xhemaili, ka festuar ditëlindjen e tij.

Postuar: 16/11/2018 - 09:35

Elseid Hysaj është padyshim lojtari më i mirë i kombëtares shqiptare dhe më i shtrenjti njëkohësi

Postuar: 16/11/2018 - 07:17

Diego Simeone konsiderohet si një prej trajnerëve më të mirë në botë.

Postuar: 16/11/2018 - 07:15

Trajneri i Kombëtares së 19-vjeçarëve, Erjon Bogdani, shpalli dje listën e futbollistëve të kësaj

Postuar: 16/11/2018 - 07:14

Në konferencën e djeshme të skuadrës kombëtare doli para gazetarëve mesfushori korçar Sabien Lila

Postuar: 15/11/2018 - 20:53

Tifozët skocezë të cilët kanë nisur të vijnë në Tiranë që prej të mërkurës për ndeshjen e të sh

Postuar: 15/11/2018 - 19:08

Ish-ylli i skuadrës së Barcelonës, Alex Song tregoi së fundmi për tmerrin që kaloi te skuadra rus