BREAKING NEWS

Tjetër rrjedhje/ Tronditet Kryemadhi, largohet ish deputeti i njohur i LSI dhe i bashkohet PS, vjen reagimi i fortë i tij: LSI një klub në Tiranë që mbush televizionet me sharje. Eksperimenti i kësaj partie ka mbaruar

Tjetër rrjedhje/ Tronditet Kryemadhi, largohet ish deputeti i njohur i LSI
x

Sport

Aktivitet për të rinjtë me aftësi ndryshe, Kamza bën diçka speciale për fundvit

Aktivitet për të rinjtë me aftësi ndryshe, Kamza bën

Aktivitetet e shumësportëshit janë ndërprerë për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe në Shqipëri vetëm futbolli ka mundur të luajë garat e tij. Aktivitetet e tjera sportive janë shtyrë, në mënyrë që të evitohen infektimet me COVID-19. Natyrisht, për sportin kjo është një periudhë me vuajtje. Në këtë situatë nuk ka bërë përjashtim as basketbolli, i cili këmbënguli që autoritetet t’i hapnin “dritën jeshile” për të bërë gara. Gjithsesi, në kushtet kur situata me infektimet vijon të jetë problematike, duket se vendimi i qeverisë ka qenë i drejtë. Ndërkohë, në këtë fundviti, një nismë interesante nga klubi i Kamzës ka thyer disi heshtjen. Nuk bëhet fjalë për thyerjen e rregullave anti-kovid, por për të bërë një aktivitet disi të veçantë, në shërbim të fëmijëve me aftësi ndryshe, një lëvizje që ngjall shpresë tek kjo kategori individësh, për më tepër që mosha e tyre është 16-18 vjeç.

Klubi dhe Bashkia e Kamzës mbështesin aktivitetin

Ditën e sotme, nën kujdesin e Bashkisë së Kamzës dhe me iniciativën e ekipit të Kamza Basket, do të mundësohet një veprimtari sportive për fëmijët me aftësi ndryshe, aktivitet i planifikuar në palestrën e basketbollit të bashkisë në fjalë. Natyrisht, organizatorët i kanë marrë të gjitha masat për të evituar rrezikun, duke zbatuar me përpikmëri rregullat që kanë vendosur autoritetet shëndetësore në vend, pra protokollin shëndetësor anti-kovid. Nuk do të ketë pjesëmarrje të madhe, por organizatorët, kanë menduar të bëjnë një aktivitet për këta fëmijë, për t’u dhënë në këtë fundviti një kënaqësi, e cila vjen pas një viti të vështirë me pandeminë e koronavirusit. Një nismë që është përshëndetur dhe nga drejtuesit e bashkisë. Natyrisht, një dorë të fortë aktivitetit ia jep kryetari i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli, i cili në vazhdimësi ka mbështetur aktivitete të tilla, sidomos veprimtaritë që janë për këtë kategori fëmijësh. Kujtojmë që Bashkia e Kamzës ka mbështetur më parë edhe klubin e basketbollit, një ekip cilësor, që ndër vite ka rivalizuar me “titanët” e kryeqytetit. Në këtë edicion Kamza meritonte të ishte në Superligë, por as formati i miratuar e as pandemia nuk e mundësuan këtë. Siç dihet palestrat e basketbollit shërbejnë për stërvitje individuale, por jo për gara zyrtare, por të gjithë shpresojnë që viti 2021 të mos e ketë këtë pengesë që krijoi koronavirusi. Skuadra e Kamza Basket ka elementë të rinj, premtues, madje klubi pati bërë edhe blerje cilësore për të arritur majat këtë edicion. Me elementët e rinj që dispononte, por edhe mbështetjen e fuqishme të bashkisë, Kamza kishte një projekt ambicioz jo vetëm për t’u ngjitur në elitën e këtij sporti në Shqipëri, por të rivalizonte me skuadrat e mëdha për trofe. Është fakt i pamohueshëm që nga Kamza kanë dalë elementë cilësorë, madje palestra e Kamzës mbushej plot me tifozë që mbështesnin skuadrën dhe i kishin dhënë ngjyra ndezëse basketbollit shqiptar dhe sportit tonë në tërësi.

Aktiviteti, një shenjë e mirë për vazhdimësinë

Veprimtaria e sotme në Kamzë në shërbim të fëmijëve me aftësi ndryshe, duhet parë si një sinjal i mirë për vazhdimësinë. Me kalimin e situatës së vështirë të pandemisë edhe Kamza do të bëjë përpjekje të realizojë misionin e saj. Dhe si për të kujtuar që ajo është aty, inicion këtë aktivitet dhe bashkë me bashkinë e kryetarin Suli kujtojnë që edhe kjo kategori fëmijësh, me aftësi të kufizuara, kanë nevojë për mbështetjen e të gjithë komunitetit dhe meritojnë vëmendjen e duhur. Kamza Basket mban meritën që e inicioi këtë dhe urohet që aktiviteti ta përmbushë me sukses misionin e vet. Duke lënë mënjanë këtë nismë, për t’u kthyer tek problemet e shumësportëshit shqiptar, kujtojmë që 2021 do të jetë vit olimpik dhe shumë federata kanë objektiv të arrijnë normën e kualifikimit. Kjo do të thotë se të gjitha federatat janë të “uritura” të kthehen në fushë dhe të nisin aktivitetet, për të mbajtur gjallë shpirtin sportiv. Këtë gjë kërkon dhe basketbolli e me sa duket Kamza po jep një sinjal pozitiv në këtë drejtim.