
Zjarri 'gjigand' në kryeqytet/ Flakët “përpijnë” tregun e fruta-perimeve në Tiranë, shikoni pamjet çfarë po ndodh mes dy pallateve. Reagon Policia

Emrat e tyre dolën në krime të rënda pas dëshmive tronditëse të Dumanit dhe Hoxhajt, SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar 14 ‘bosët’ e njohur, shkresat i përcillen Interpolit

Zhvillimet e fundit politike, reagon Artan Hoxha dhe lëshon komentin e fortë: Maskara...

Vjen lëvizja urgjente! Zgjedhja e Kryesisë së PD-së/ Rithemelimi zbardh agjendën, ja si do të mësohen emrat fitues. Berisha e Paloka do të…

Brizida Gjikondi: Zgjedhja e Berishës në krye të PD atentat ndaj demokracisë, ish-kryeministri është simboli i korrupsionit, pas SHBA edhe BE pritet ta shpallë “non grata”

Zbardhet sondazhi i gazetës “Sot”: Kush janë ministrat më të korruptuar në qeveri, surpriza e madhe është Edi Rama, ja në çfarë vendi renditet në listë

26 maj 1996- 26 maj 2022, ja si Sali Berisha dhunoi dhe përgjaku opozitën 26 vjet më parë, flasin protagonistët

Thellohet skandali me koncesionet, Ministria e Shëndetësisë jep për “Hemodializën” 2.5 milionë euro për punë të pakryera

Akuza e Guardiolës: Të gjithë në Angli mbështesin Liverpulin, por ata s’fitojnë titull

Shkruar nga Adriatik BALLA 10 Maj 2022

Trajneri i Mançester Sitit tha se Liverpulin e mbështesin tifozët, mediat dhe zyrtarët, por ata fitojnë një titull në 30 vjet
Rivaliteti midis Liverpulit dhe Mançester Sitit është bërë më i ndezur se kurrë, pasi të dyja skuadrat pretendojnë titullin kampion. Nga tri ndeshje secila kanë për të luajtur deri në fund të sezonit dhe diferenca është 3 pikë në favor të Mançester Sitit, që drejtohet nga trajneri Pep Guardiola. Ky i fundit ka shigjetuar rivalin e tij Jurgen Klop, si dhe skuadrën e gjermanit, duke thënë se Liverpulit nuk i ka faj njeri që nuk di të fitojë, por ndërkohë Liverpuli i ka mposhtur në kupë, ndodhet në finale të Champions e nëse gjërat shkojnë sipas parashikimeve do ta fitojë edhe kampionatin. Por Siti ka avantazh trepikëshin që duhet ta mbrojë, në të kundërt, një humbje në tri xhirot e mbetura mund të jetë me pasojë fatale për objektivin sezonal. Sikurse shkruajnë dhe mediumet sportive europiane, kampionati anglez po shkon drejt fundit dhe Mançester Siti pothuajse ka vënë duart tek trofeu, sepse fitorja e fundit e tij, shoqëruar nga krahu tjetër me frenimin e Liverpulit, ka bërë që “qytetarët” të jenë të shkëputur në kryesim dhe për Liverpulin do të duhet një mrekulli në dy xhirot e fundit që të paktën ta çojnë garën e titullit në një balotazh, pra për një duel direkt midis tyre. Garë e jashtëzakonshme për titullin në Premier League, me Pep Guardiolën që e nxeh edhe më tepër, pasi rriti në 3 pikë diferencën me rivalët e kuq. “Do të jetë një duel i bukur me Liverpulin për Premier League, edhe pse ata nuk është se janë mësuar ta fitojnë”. Ishte kjo një nga deklaratat e Guardiolës pas suksesit 5-0 të Mançester Sitit të tij ndaj Njukasëllit, dhe mbi të gjitha pas ndalesës që bënë rivalët e Liverpul që një ditë më parë barazuan 1-1 me Totenhem. Pas një fundjave që shkoi në favorin e tij Guardiola vendosi të shfryjë paksa teksa u shpreh:Liverpul ka një histori të pabesueshme në nivel europian, por nuk e ka në Premier League ku ka fituar vetëm një herë në 30 vjet. Një javë më parë askush nuk mendonte se ne do të ishim kampionët. Të gjithë në këtë vend mbështesin Liverpul, mediat, tifozët dhe gjithë të tjerët”, tha Guardiola, një akuzë e fortë kjo, duke parë entuziazmin ë rrethon skuadrën nga “Anfield”. Më pas trajneri spanjoll u fokusua te vazhdimësia e garës për titullin në këto javë të fundit: “Tani duhet të bëjmë 9 pikë për ta fituar, ndoshta edhe 6, do të varet nga takimet e ardhshme. Jemi zotër të fatit tonë, do të provojmë ta fitojmë dhe duhet të shohim vetëm veten tonë”, shtoi Guardiola, i cili me shumë gjasë do ta përsërisë suksesin e vjetshëm për titullin kampion në Premier League.
Më të lexuarat


Marrin fund dilemat, finalja e Kupës Laçi-Vllaznia luhet në “Air Albania” më 31 maj

Reja konfirmon të rinjtë në Kombëtare, por mungojnë Broja e Manaj

Reali dhe Liverpuli diskutojnë finalen e Championsit, në Spanjë fituesin ja besojnë parashikimit të breshkës gjigante

Ishte pro pushtimit të Ukrainës nga Rusia, UEFA iu ‘bën gjëmën’ ekipeve të këtij vendi

Pak ditë para martesës, ylli i futbollit anglez kapet “mat” me një tjetër në krevat

Interesante! Breshka 30-vjeçare parashikon fituesin e Champions me një veprim

Laportës nuk i del inati me largimin e Mesit e Nejmarit: Tek PSG janë skllevër të parasë

Tirana feston titullin e 26-të, Laçi e Partizani sigurojnë Europën

Lara Kolturi, talentja italiane e skive do të garojë për Shqipërinë, Çuçi e pajis me pasaportë

Roma rrëmbeu kupën e Conference League, ja skuadrat e radhës që do luajnë në stadiumin ‘Air Albania’
