BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat
x
BREAKING NEWS

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të
x
BREAKING NEWS

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues
x
BREAKING NEWS

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me
x
BREAKING NEWS

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin
x

Sport

Akuzon Zef Gjoni: Turp për zyrtarët e shtetit që vjedhin për vete e nuk japin para për Kombëtaren e boksit të shkojë në Kampionatin Ballkanik

Akuzon Zef Gjoni: Turp për zyrtarët e shtetit që vjedhin për

Kampionati kombëtar i boksit për këtë vit u mbyll fundjavën e kaluar. Ishte një aktivitet me pjesëmarrje të gjerë dhe me mjaft rivalitet, i zhvilluar në pallatin e sportit “Farie Hoti” në Tiranë. Trofeun e fitoi Vllaznia e Shkodrës, që për të 25-ën herë e fiton kështu titullin kampion në Shqipëri, ndërsa në vend të dytë doli Tirana. Shkodranët fituan 7 pesha, kurse Tirana 3 pesha. Duhet thënë se aktivitetet e boksit kanë goxha adrenalinë, por në këtë komunitet ankohen që shteti bën pak për pjesëmarrjen e tyre në garat ndërkombëtare dhe, duke mos pasur grumbullime e strategji për konkurrim, nuk ia kanë dalë të sigurojnë kualifikim në Lojërat Olimpike. I kontaktuar nga gazeta “SOT”, trajneri i Vllaznisë dhe i Kombëtares, Zef Gjoni, tha se klubi shkodran e mbajti fjalën për të sjellë në kryeqendrën e veriut trofeun e kampionatit, duke ia hequr nga duart Tiranës e cila i ishte përkushtuar në maksimum. Pasi lëshon një batutë për rivalitetin e kryebashkiakëve Veliaj e Beci (fituar nga ky i fundit), kryetrajneri i përfaqësueses thotë se objektivi për kupën në duart e Benet Becit tani u realizua. Por Gjoni ka merak se për boksin nuk po interesohet askush dhe për këtë merr shembull mungesën e investimit për të dërguar në Kampionatin Ballkanik ekipin përfaqësues. Ai akuzon pushtetarët dhe titullarët e institucioneve se ua ka errësuar sytë hajdutëria dhe as duan t’ia dinë për sportin.

Trofeu i titullit shkon në Shkodër

Zef Gjoni që në fillim tha se Vllaznia e meritoi plotësisht titullin, por për të me rëndësi ishte se thirrjes së tij që të vinin edhe shqiptarët nga jashtë të konkurronin i ishin përgjigjur shumë boksierë. “Kampionati që përfundoi ishte sipas pikëpamjes time një nga më të fortët dhe më të bukurit që kur u lejua të zhvillohej boksi në Shqipëri pas vitit 1992. Unë do ta cilësoja të bukur e me nivel sepse aktivitetit iu ngjitën shumë boksierë shqiptarë të ardhur nga jashtë. Ata iu përgjigjën thirrjes time dhe për këtë ndihem mirë. Pati boksierë shqiptarë që vinin nga Italia, Gjermania, Anglia, Franca etj. Prezenca e tyre e zbukuroi së tepërmi kampionatin. Aktivitetin e fitoi klubi i Vllaznisë, që për të ishte titulli i 25-të. Nga 13 pesha gjithsej, Vllaznia fitoi 7 pesha, duke bërë diferencë me klubet rivale, kurse Tirana fitoi në 3 pesha, Flamurtari në 1 peshë, Teuta në një peshë e Studenti në 1 peshë”, theksoi Gjoni, i cili kujton se nga kontigjenti që erdhi nga jashtë dolën kampionë dy boksierë.

Mungesa e pasqyrimit, trishtuese

Për teknikun veteran të boksit, Zef Gjoni, ishte trishtuese që aktivitetin nuk e mbuluan televizionet dhe mediat, duke dëshmuar se atyre nuk u interesojnë garat e boksit, pavarësisht se pallati i sportit ishte plot e përplot. “Të vjen vërtet keq që media nuk e mbuloi një aktivitet kaq serioz dhe cilësor, në një kohë që pallati i sportit ishte plot. Edhe ndonjë kameraman që erdhi e filmoi më shpejt iku sesa erdhi. Me sa duket të gjithë u trembën kur u dha Kupa për Vllazninë”, nënvizoi Gjoni.

Mungesa në Kampionatin Ballkanik dhe akuza e Gjonit

Trajneri Gjoni na informon se dëshira e trajnerëve dhe federatës ishte të shkonim të përfaqësoheshim në Kampionatin Ballkanik në Bullgari, që nis më 25 shtator. Por kjo nuk do të realizohet, pasi shteti nuk ka akorduar fond për praninë e boksit shqiptar atje. Shkak bëhet mungesa e 15 milionë lekëve të vjetër, një shumë që duhet të mbulojë shpenzimet e pjesëmarrjes në Ballkanik. “Unë si trajner i Kombëtares dhe ne si staf në tërësi kërkuam që 6 boksierët më të mirë, të përbënin ekipin kombëtar që do të merrte pjesë në Kampionatin Ballkanik, që zhvillohet pas pak ditësh në Bullgari. Nga këta të gjashtë dy vinin nga jashtë. Mendimi ynë ishte se do të kishim një ekip shumë të mirë e konkurrues. Por qeveria nuk na përgjigjet që ne ta realizojmë këtë objektiv. Unë habitem me këta zyrtarë, se edhe nga xhepi t’i nxjerrin nuk do të rëndohen se boll kanë vjedhur arkën e shtetit. Me këtë logjikë ne nuk do të mund të shkojmë as në aktivitetet kualifikuese e të rëndësishme, pasi institucionet mbyllin sytë e veshët para kërkesave tona. E paimagjinueshme kjo që ndodh, zero lekë për boksin. Këta zyrtarë nuk po e kuptojnë se në aktivitetet ndërkombëtare nuk shkohet me bukë e djathë me vete. Në garat serioze shkohet me strategji, me përkushtim stërvitor, me grumbullime të vlefshme e afatgjata, por edhe me investime. Turp për shtetin dhe institucionet tona që nuk na mbështetën të shkojmë në Kampionatin Ballkanik! Nesër do t’u bjerë mendja, por do të jetë shumë vonë, se kështu po i boshatisim klubet nga sportistët. Jo të gjithë dalin kampionë bote për të përfituar nga shpërblimet e mëdha që japin VKM-të e qeverisë. Sporti duhet mbështetur nga baza e deri në nivel përfaqësimi. Ballkaniku afroi, s’ka më kohë, e këta nuk dhanë asnjë qindarkë për të çuar ekipin tonë atje. Me sa duket kanë frikë mos dalim kampion Ballkani e u duhet të lëvrojnë lekët sikurse e parashikon ligji. Mendojnë: pse t’i marrin sportistët, më mirë i marrim vetë”, nënvizoi më tej Gjoni.

Angazhimi në boksin profesionist

Në bisedë me trajnerin shkodran të ringut mësojmë se aktivitetet që kanë vlerë kualifikuese për në Olimpiadë janë kompetencë e KOKSH-it dhe ai ka besim se KOKSH do të përpiqet, ndërsa për karrierën e tij, duket i vendosur për ta mbyllur në ringun profesionist. “Duke parë situatën si shkon, për mua le të vendosin si të duan. Unë për vete kam vendosur ta lë boksin amator dhe do t’i përkushtohem boksit profesionist. Kam sportistë cilësorë që luajnë jashtë dhe kanë arritje e janë në progres të vazhdueshëm. Jam trajner i tyre dhe do t’i ndjek në ringun profesionist kudo në Europë. Ndoshta ka ardhur përfundimisht ky moment për ta ndërmarrë këtë hap”, përfundoi trajneri Zef Gjoni, i cili i ka dhënë Vllaznisë si kryetrajner i saj, shumë kupa e kampionate në Shqipëri, por edhe trofe të ndryshëm e medalje nga garat ndërkombëtare.