
Si u fal Porti i Durrësit me negociata sekrete, ja rregullat që janë shkelur në marrëveshjen e fshehtë të qeverisë me arabët

Pas publikimit të dosjes, Sali Berisha konfirmon moskandidimin e Ilir Metës për kryetar të Bashkisë të Tiranës, pasi është spiun i ish-Sigurimit të Shtetit

Shqipëria dorëzon zyrtarisht rezolutën kundër raportit të Dick Martyt për krime nga UÇK, e cilëson të pabazë dhe kërkon të hartohet një i ri, tërbohen serbët

Përmbyset gjithçka, Vladimir Putin merr goditjen më të madhe që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Kievi po tenton të marrë Krimenë

Zbardhet skema, ja sa do të rriten pensionet për të moshuarit, kategoritë që përfitojnë dhe fondet e vëna në dispozicion nga buxheti

Vuçiç refuzon emërtimin “Putin i vogël” mes frikës së ndërhyrjes ruse, analiza e “New York Times”: A po e përdor Kremlini Serbinë për të nxitur luftën në Ballkan?

Eksperti i ekonomisë jep alarmin: Kompania arabe do të jetë aksioneri i mazhorancës, ja pazari i Portit të Durrësit që qeveria nuk na e tregon

Dështon skenari rus për konflikt të armatosur në rajon, si po shkon drejt paqes situata mes Beogradit dhe Prishtinës, ja lëvizja e ndërkombëtarëve për t’i shkatërruar planin Vuçiçit

Al Khelaifi prezanton Glatier: Synojmë të fitojmë Champions League

Shkruar nga Adriatik BALLA 6 Korrik 2022

Sheiku i klubit francez prezantoi trajnerin e ri që zëvendëson Poçetinon, shpreson që PSG të fitojë trofeun e Ligës së Kampioneve
Paris San Zhermen e ka bërë tashmë ndryshimin në pankinë. Ditën e djeshme, sheiku financues i klubit, presidenti Naser Al Khelaifi prezantoi trajnerin e ri të kampionëve të Francës, Kristof Galtier, duke zëvendësuar kështu Mauricio Poçetinon me të cilin klubi u nda me një marrëveshje. Në konferencën për shtyp, Galtier u shoqërua nga presidenti Al Khelaifi dhe foli për marrëdhëniet e tij me drejtorin sportiv Okampos, vendimin e Mbape për të qëndruar dhe skemën që dëshiron të përdorë. Jam i prekur dhe krenar. Sapo mbërrita në “Parc des Princes”, pashë fjalinë “Këtu është Paris” dhe kuptova menjëherë pritshmëritë. Duhet t’i bëjmë njerëzit të lumtur dhe përderisa e kam pranuar këtë përgjegjësi, do të thotë se jam i aftë t’ia dal. Vetëm është shumë e vështirë, por nëse jemi të gjithë bashkë, atëherë mund të bëjmë shumë mirë. Prania e Lukas Okampos është padyshim një faktor i rëndësishëm që unë jam këtu. Me lojtarët nuk kam folur, por do t’u përshtatem shumë mirë. E kam shumë të qartë idenë se si duhet të luajmë, pasi dëshiroj të vendosemi shumë lart dhe të kontrollojmë topin. Natyrisht po shikojmë me pozitivitet aplikimin e mbrojtjes me tre, por ajo që ka rëndësi është që të gjithë të luajnë në rolin e tyre të preferuar dhe skuadra të mos e humbë ekuilibrin”, theksoi ai. Nuk kishte si të mungonte debati rreth Nejmarit dhe qëndrimin e Kilian Mbapesë. Cili trajner nuk do ta donte Nejmar në ekip? Ai është një futbollist i klasit botëror dhe unë kam një ide të qartë se si dua ta përdor. Shpresoj që të qëndrojë me ne. Si një trajner francez, jam shumë i lumtur që Kilian do të vijojë të luajë në kampionatin tonë dhe akoma më i lumtur që do ta stërvit unë te PSG-ja. E njoh shumë mirë dhe i di pritshmëritë e tij për ekipin. Është shumë i shpejtë dhe i fortë teknikisht, ndaj nëse këto cilësi vihen në shërbim të ekipit, atëherë do të jetë diçka fantastike”, shtoi ai. Më tej Galtier foli për ambicien e PSG-së për të fituar Champions, por ai iu shmang me stil francez. “Nuk mund të flasim për Champions që ditën e parë, pasi nuk kemi nisur ende përgatitjet. Ajo që unë kam në mendje është të ndërtojmë një filozofi të qartë loje, me një skuadër që sulmon vazhdimisht dhe asnjëherë nuk e humb ekuilibrin. Rrugës do të shohim se ku mund të arrijmë, por nuk dua të kemi limite”, vijoi Galtier. Në fund ai foli për portierin që do të zgjedhë në sezonin e ri (mes Donarumës dhe Navasit). “Do të takoj të dy portierët që në fillim, pasi në filozofinë time ka gjithmonë një numër 1 dhe një tjetër rezervë”, përfundoi Galtier.
Më të lexuarat


Shtatori vendimtar për kuqezinjtë në Ligën e Kombeve, por edhe për pozitat e trajnerit Edi Reja

Sukses ndërkombëtar, Enkileda Carja medalje të trefishtë bronzi në Europianin U-15

Plas skandali/ Zbulohet rrjeti që trukonte ndeshje në shtetin Europian, dyshohet se...

Ibrahimoviç shndërrohet në aktor, kërcënon në formë banditi një shofer në rrugë

Edi Reja “skanon” kuqezinjtë: Bajramin e shoh tek Fiorentina, kurse Asllani ka nevojë të përmirësohet

Vllaznia e Josës me pretendime titulli, edhe blerjet bëhen për këtë objektiv

E dashura 22-vjeçare për pak sa nuk e vrau, del nga spitali personazhi i njohur i showbiz-it/ Ja akuzat që rëndojnë ndaj saj

“Finalet nuk luhen, fitohen”, Reali kampion absolut i Europës për 2022, barazon Milanin dhe Barcelonën, Benzema me Ançelotin futen në histori

Taulant Stërmasi: Luiza Gegën e shpërblen ligji, por vendi i pestë në botë meriton më shumë

Trajneri Xhiovani Kolela prezantohet tek Partizani, shtohen kuqezinjtë e rinj në Serie B italiane
