BREAKING NEWS

SHBA bilanc lufte, reth 400 mijë të infektuar në total  dhe 2 mijë të vdekur brenda ditës

SHBA bilanc lufte, reth 400 mijë të infektuar në total  dhe
x

Sport

Alarm i rremë për Hysajn, dëmtim i lehtë, nuk rrezikon ndeshjet e Kombëtares

Alarm i rremë për Hysajn, dëmtim i lehtë, nuk rrezikon

Një nga lojtarët kryesorë të përfaqësueses tonë, Elseid Hysaj, doli të dielën nga fusha duke çaluar dhe me probleme, duke dhënë përshtypjen e një dëmtimi të rëndë. Ai u zëvendësua dhe u largua, por më pas mediat aludonin për një dëmtim që mund ta linte gjithë sezonin jashtë fushës së blertë. I shqetësuar ka qenë sidomos trajneri Xhenaro Gatuzo, i cili po e bazon projektin e tij tek Napoli pikërisht tek Hysaj (për rolin që mbulon shqiptari në fushë), prandaj kërkoi informacion menjëherë pas mbylljes së ndeshjes. Por dje erdhën lajmet e para të mira, pasi shkodrani nuk ka asgjë serioze dhe besohet se do të rikuperohet plotësisht për duelin e radhës. Sikurse shkruajnë mediat sportive italiane, Elseid Hysaj ishte titullar në sfidën e Sardenjës, ku Napoli triumfoi me rezultatin minimal 0-1 ndaj Kaliarit, ndërsa dha edhe pasimin për golin e vetëm, që u shënua nga sulmuesi belg Dries Mertens me një gjuajtje mjaft të bukur. Kapiteni i Kombëtares Shqiptare luajti në krahun e majtë të mbrojtjes, por u zëvendësua në minutën e 82-të për një dëmtim, ndërsa vetëm ditën e sotme iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore në klinikën e klubit. Sipas deklaratës së lëshuar për mediat nga klubi napolitan, bëhet fjalë për një dëmtim të lehtë të ligamentit në gjurin e djathtë, ndërsa gjasat janë që Hysaj të jetë sërish në dispozicion të Gatuzos për ndeshjen ndaj Breshias të premten në mbrëmje.

Menaxheri Xhiufredi: Ançeloti i dëmtoi fizikisht lojtarët e Napolit

Largimi i Karlo Ançelotit nga Napoli pak muaj më parë dhe ardhja e Xhenaro Gatuzos ka sjellë një atmosferë krejt tjetër, për Hysajn mjaft pozitive, pasi lojtari ka filluar të luajë titullar dhe pëlqehet nga tekniku i ri. Inati me Ançelotin duket i larguar, por jo nga menaxher i Hysajt, Mario Xhiufredi, i cili theksoi së fundmi se trajneri veteran e kishte shkatërruar fizikisht Napolin. Duke folur për “Radio Punto Nuovo”, Xhiufredi kritikoi ashpër trajnerin aktual të Evertonit pasi shkatërroi fizikisht psikologjikisht shumë lojtarë. Xhiufredi vlerësoi maksimalisht Xhenaro Gatuzon për rigjallërimin e futbollistëve të skuadrës napolitane. “Ançeloti e shkatërroi djaloshin për sa i përket vetbesimit. E kaluara e Ançelotit te Napolit? Ai nuk bëri mirë, përndryshe nuk do ta kishin shkarkuar. Shumë futbollistë u shkatërruan prej tij dhe ripërtërinë veten kur erdhi Gatuzo. Ai është një trajner i mirë, por ka ardhur në një moment shumë të vështirë të skuadrës, por ka bërë një punë të shkëlqyer. Sa për Juriçin, trajnerin e Veronës duhet të provohet në një terren të vështirë”, bëri me dije menaxheri i kapitenit të Shqipërisë Elseid Hysaj Mario Xhufredi. Në fakt, vetë mediat italiane shkruajnë se sado që u përmbajt në deklarata, Xhiufredi nuk ia harron Ançelotit faktin se e la Hysajn në stol për shumë kohë.

Kombëtarja, Hysaj kapiten i konfirmuar

Trajneri Edi reja nuk ka folur me emra konkretë, por është afërmendsh e kuptueshme që Hysaj do të jetë me patjetër pjesë e projektit të tij për katër vitet në vazhdim. Kjo ka të bëjë me faktin e shkodrani është në kulmin e karrierës së tij, ka një moshë relativisht të re dhe luan me një prej skuadrave elitare në Serie A, sikurse është Napoli. Dhe jo vetëm kaq, por Hysaj shihet edhe si kapiten afatgjatë, nisur nga fakti që e ka marrë shiritin para dy vjetësh dhe me ndonjë përjashtim e mban atë të pacenuar, duke qenë lojtari lider i grupit dhe njëherësh më i vlerësuari në këtë drejtim. Padyshim që Hysaj është futbollist i arrirë dhe në përfaqësuese ka kontributin e tij dhe do të vijojë ta luajë këtë rol edhe në dy palë eliminatoret e ardhshme, qoftë në ato të Botërorit Katar -2022, ashtu dhe në kuadër të Euro-2024, ku ambiciet e trajnerit Reja dhe objektivat e Kombëtares kuqezi janë për kualifikim.