BREAKING NEWS

E veshur sportive dhe duke shijuar tingujt e çiftelisë, ambasadorja Yuri Kim shfaqet si kurrë më parë (Pamjet)

E veshur sportive dhe duke shijuar tingujt e çiftelisë, ambasadorja
x

Sport

Alarm në botën e tenisit, numri një i botës ka dalë pozitiv me Covid-19, rrezik për vatër të infektuarish

Alarm në botën e tenisit, numri një i botës ka dalë

Covid-19 trondit botën e tenisit. Me tre muaj vonesë nga sportet e tjera. Novak Djokovic, numri një në botë, njoftoi se ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin.

Pas pozitivitetit të Grigor Dimitrov, Borna Coric dhe Viktor Troicki erdhi dhe ajo e Nole, organizator i “Adria Tour”, turneu i zhvilluar në Serbi dhe Kroaci, me stadiumin e mbushur plot dhe pa asnjë lloj mbrojtjeje kundër infektimit.

Përveç sportistëve, edhe Marco Panichi, përgatitësi fizik i Djokovic, dhe Kristijan Groh, trajneri i Dimitrov, rezultuan pozitivë me virusin dhe tani është shtuar frika për ndonjë vatër infeksioni nga turneu.