BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Sport

Alarm në Gjermani: Çfarë duhet të humbasë tjetër që Lëv të japë dorëheqjen?

Alarm në Gjermani: Çfarë duhet të humbasë tjetër

Gjermania po vuan dhe humbja 2-1 ndaj Francës të martën ka vënë në pozita të vështira trajnerin Joakim Lëv, të cilit po i kërkojnë nga të gjitha anët të japë dorëheqjen. Për herë të parë në historinë e saj, Gjermania ka humbur gjashtë ndeshje brenda një viti kalendarik. Për herë të parë që nga viti 2000, Gjermania ka humbur në 2 ndeshje zyrtare radhazi. Rezultatet e dobëta vënë në vështirësi trajnerin Lëv. Në 11 ndeshje të luajtura gjatë 2018-ës, “Pancerat” kanë marrë 3 fitore (me Perunë, Suedinë dhe Arabinë Saudite), 2 barazime dhe 6 humbje. Kanë shënuar 8 gola, por kanë pësuar 12. Në këto 11 ndeshjet e luajtura për vitin 2018, Gjermania e ka mbajtur vetëm një herë portën e vet të pastër: në barazimin 0-0 me Francën, në shtator. Herën e fundit, kur Gjermania kishte një përqindje më të keqe të “portës së pastër” (pa pësuar gol) ndodhi në vitin 1964. Kjo situatë mund të përmirësohet për Gjermaninë muajin e ardhshëm, pasi skuadra e Lëvit ka një miqësore me Rusinë më 15 nëntor, e cila do të pasohet me sfidën e Ligës së Kombeve kundër Holandës, katër ditë më vonë. Në varësi të rezultateve në nëntor, “Manshafti” mund të largohet nga Liga A e Kombeve. Çfarë duhet më shumë për të vënë në diskutim pozicionin e Joakim Lëvit?

Gjermania, shpresë tek të rinjtë

E ndërsa kritikat për Lëv kanë pushtuar faqet e para të medieve në Gjermani dhe jo vetëm, ka një aspekt pozitiv në gjithë këtë katrahurë të krijuar. Edhe pse humbi ndaj Francës, Gjermania fitoi shumë të rinj, sepse trajneri Joakim Lëv kishte bërë 5 lëvizje në formacion, pra kishte ndryshuar 50% të grupit. Ai kishte hequr nga formacioni Hektor, Boateng, Myler, Çan dhe Uth, duke i zëvendësuar me Shulc, Syle, Kherer, Gnabri dhe Sané. Kështu, 10 lojtarët që ishin në fushë dje në mbrëmje, përveç portierit Nojer, itë gjithë bashkë bënin 23 vjet më pak se ata që luajtën me Holandën. Trajneri Lëv ka nisur kështu ndryshimin e gjeneratave në kombëtare, aq shumë të kërkuar nga shtypi dhe tifozët. Për këtë arsye, humbja me Francën kishte një shije ndryshe nga ajo me Holandën apo dhe eliminimi nga Botërori. Në Francë zbriti në fushë Gjermania e së ardhmes, që ka në përbërje të rinj të talentuar, të motivuar dhe ambiciozë. “Paraqitja ishte shumë e mirë, sepse të luash kështu dy ditë pas asaj humbjeje të shëmtuar me Holandën, është fantastike. Kishim kurajë dhe sulmuam, duke treguar se kemi individualitete. Humbja ishte e pamerituar”, tha trajneri Lëv pas ndeshjes. Përveç skuadrës, edhe trajneri dha sinjale të rëndësishme. Të shumtë janë në Gjermani ata që kanë dyshime, nëse është Lëv njeriu i duhur për rilindjen, pasi është shumë i lidhur me lojtarët që e shpallën kampion bote. Në ndeshjen e Francës, që pritej t’i kushtonte stolin, ai u tregua i guximshëm dhe u besoi të rinjve. Më shumë se trajneri, tani në shënjestër është vënë Myleri. Sane është 7 vjet më i ri se ai dhe ka luajtur shumë më mirë.

Adriatik BALLA