BREAKING NEWS

Rama përzë nga lista 40 për qind të deputetëve, kreu socialist transformon ekipin, pakënaqësitë largojnë figura të njohura të PS

Rama përzë nga lista 40 për qind të deputetëve, kreu
x

Sport

Alarm te Kosova/ Pesë futbollistë me koronavirus

Alarm te Kosova/ Pesë futbollistë me koronavirus

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar sot se Përfaqësuesja U21 është informuar në lidhje me rezultatet e testeve anti-COVID-19. Plot katër futbollistë dhe një anëtar i stafit kanë rezultuar pozitivë, por që për fatin e mirë të gjithë janë asimptomatikë dhe mirë me shëndet. Menjëherë pas njoftimit të rezultateve të testeve të gjithë personat që kanë rezultuar pozitivë janë izoluar dhe nuk kanë kontakt me pjesën tjetër të ekipit.

Gjithashtu, duhet përmendur fakti që të gjithë futbollistët kanë qenë në dhoma të ndara që nga fillimi. Personat që kanë rezultuar pozitivë janë ritestuar gjatë ditës së sotme në Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe janë në pritje të rezultateve për t’u konfirmuar nëse janë sërish pozitivë.