BREAKING NEWS

Nga xhelozia e tek droga, zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau të dashurën 19-vjeçare në Greqi

Nga xhelozia e tek droga, zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau
x
BREAKING NEWS

Krim i paralajmëruar? Vrau të dashurën 19-vjeçare, çfarë shkruante mes vuajtjeve shqiptari në rrjete sociale

Krim i paralajmëruar? Vrau të dashurën 19-vjeçare,
x
BREAKING NEWS

Primaret për garën e 14 majit! Berisha ‘heq dorë’ nga 4 bashki, detajet e fundit nga procesi i 'Rithemelimit'

Primaret për garën e 14 majit! Berisha ‘heq dorë’ nga
x
BREAKING NEWS

COVID në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë zbulon bilancin ditor

COVID në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë zbulon
x
BREAKING NEWS

BE vjen të martën në Tiranë, zbardhen marrëveshjet që priten të firmosen

BE vjen të martën në Tiranë, zbardhen marrëveshjet
x
BREAKING NEWS

Bordi nuk gjen "qetësi" tre ditë para protestës ‘luan’ me çmimet e karburanteve, ndryshon sërish çmimin e naftës pa kaluar ende 24 orë nga ndryshimi i ditës së kaluar

Bordi nuk gjen "qetësi" tre ditë para protestës
x
BREAKING NEWS

Do agravoi situata në protestën e opozitës? Ambasada e SHBA-së del me thirrjen urgjente ndaj amerikanëve që jetojnë në Shqipëri

Do agravoi situata në protestën e opozitës? Ambasada e
x
BREAKING NEWS

HARTA- LIVE/ Po vjen stuhia e fortë! Shtrëngata shiu të shoqëruara me rrufe dhe erë të fuqishme/ Çfarë do të ndodhë përballë Vlorës dhe Himarës

HARTA- LIVE/ Po vjen stuhia e fortë! Shtrëngata shiu të
x

Sport

Alban Bushi optimist për të ardhmen: Kombëtarja U-21 ka shumë talente

Alban Bushi optimist për të ardhmen: Kombëtarja U-21 ka

Duke folur për “Fshf.org”, trajneri i Kombëtares Alban Bushi ka analizuar në detaje dy miqësoret me San Marinon dhe Malin e Zi, si dhe paraqitjen e kuqezinjve, teksa flet edhe me emra duke evidentuar lojtarët që paraqesin potencial të madh në të ardhmen. Gjithashtu, trajneri flet edhe për pikat e dobëta të kombëtares U-21 dhe për faktin se po punohet për të afruar edhe elementë të tjerë të talentuar nga jashtë vendit. Sa i takon objektivave, Bushi nuk ka asnjë dyshim se kjo skuadër mund të tentojë kualifikimin, nëse do t’i ketë të gjithë lojtarët në dispozicion dhe nuk do të ketë probleme me dëmtimet. “Do të doja faktikisht t’i kisha të gjitha lojtarët në dispozicion, por duke se ndeshjet nuk ishin në datat e UEFA-s dhe FIFA-s nga ata lojtarë që do të jenë pjesë e ekipit në edicionin e ri mungonin pothuajse 10 lojtarë. U munduam të marrim lojtarë të tjerë, të cilët edhe ata janë të perspektivës me moshë shumë të vogël thuajse me diferenca 4-5 vjeçare. Lojtarët me moshë të vogël në fakt u paraqitën mirë, ku mund të përmend Sulejmanin, Kurtin e Apolonisë apo Ismaili i Anderlehtit. Morëm sinjale shumë pozitive pavarësisht se miqësorja me San Marinon në letër ishte një ndeshje e lehtë, por lojtarët dhanë maksimumin dhe mund të shikoje që përfaqësojnë një të ardhme të mirë për Shqipërinë. Sepse ishin lojtarë që të jepnin garanci për të ardhmen duke qenë se janë të datëlindjes 2005-2006 dhe mund të luajnë edhe sezonet e tjera me këtë ekip moshash”, nënvizoi Bushi.

Të rinjtë premtues

Bushi analizoi më tej lojtarët e rinj që spikatën më shumë dhe ata të rinj që kanë një të ardhme në përfaqësuese. “Na vlejtën shumë këto dy miqësore për të parë sa më mirë se çfarë defektesh kemi ne aktualisht. Mendoj se pika e dobët që ne kemi, duke i analizuar ndeshjet në tërësi bashke me stafin, është intensiteti i lojtarëve në fushë dhe duelet një me një me kundërshtarët. Pra shumë prej lojtarëve tanë, sidomos në repartin e mbrojtjes dhe në mesfushë, nuk jemi shumë agresivë dhe në duelet një me një driblohemi shpejt. Këtu duhet të punojmë fort, por duhet të punojnë shumë me klubet e tyre në këtë aspekt, sidomos nga mosha 15 vjeç e lart, sepse ne e shohim edhe në përgjithësi tek ekipet e moshave të kampionatit shqiptar, që nuk ka intensitet shumë të lartë, pavarësisht se kampionati shqiptar duhet thënë që është në rritje”, nënvizoi më tej Bushi. Më pas u ndal në emra konkretë nga kuqezinjtë e rinj që kishin dhënë sinjale premtuese. “Mora sinjale pozitive nga disa lojtarë e në veçanti nga Mjaki e Kurtulan, që të dy shumë të mirë, ndonëse Kurtulan luajti pak, sepse ishte i dëmtuar, ndërsa Mjaki është një mbrojtës të cilin mund ta ketë edhe Kombëtarja A shumë shpejt në dispozicion. Lojtar i Groningenit në Holandë, shumë i fortë në krahun e djathtë, shumë shpërthyes e i shpejtë, që sigurisht ka nevojë për t’u përmirësuar. Mendoj se do t’i vlejë Shqipërisë, ashtu si edhe Kurtulan apo edhe lojtarë të si Pajaziti dhe Mitaj, të cilët njihen, janë shumë cilësore dhe besoj se shumë shpejt do të jenë gati për Kombëtaren A”, përfundoi Bushi.