BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Alban Hoxha zbulon sekretin para derbit: Tirana më bëri ofertë, por unë qëndroj “dem i kuq”

Alban Hoxha zbulon sekretin para derbit: Tirana më bëri ofertë,

Alban Hoxha është ndër emrat më të spikatur të Kategorisë Superiore. Gardiani i Partizanit po luan për të dihatin vit radhazi në nivele të larta me Partizanin dhe falë formës dhe cilësive të tij është një nga lojtarët e përfaqësueses, duke qenë në krah të Berishës dhe Strakoshës. Duke folur në emisionin “Wake Up”, portieri i skuadrës së kuqe analizoi gjendjen e grupit, pretendimet në prag të derbit, por edhe zbuloi një sekret, duke thënë se Tirana kishte tentuar ta transferonte atë, por se ai kishte rezervuar, duke preferuar të mbetej “dem i kuq”. Që në fillim Hoxha komentoi situatën në grup të lidhur me pandeminë e koronavirusit. “Futbolli në Shqipëri ka një milionë probleme dhe më pas ishte edhe pandemia, megjithatë e kaluam lehtë. Jemi stërvitur me ekipin gjithë kohën, edhe online nëpër shtëpia. Edhe tani vazhdon pjesa e vështirësisë duke qenë se jemi pa tifozë, jo duke matur temperaturën, jo maskat që ndonjëherë është e çuditshme. Pjesa pa futboll zgjati për rreth dy muaj, ne ishim përgatitur të fillonim kampionatin por nuk u fillua prej pjesës së bojkotit. Më e vështira ishte që prisnim nga java në javë, por ato ishin disa kërkesa për të lehtësuar futbollin. Siç ju thashë futbolli në Shqipëri ka shumë halle dhe ajo do të ishte për të lehtësuar, besoj dhe mesa kam dëgjuar që është gjetur një zgjedhje dhe shumë shpejt do të aplikohet”, tha Hoxha. Më tej ai komentoi mungesën e tifozëve dhe ndeshjen e radhës derbi me Tiranën. “Gjithmonë kur shkon në stadium është atmosfera e tifozëve që iu jep lojtarit një shtysë më tepër dhe ne tani sa herë shkojmë në stadium jemi vetëm ne, ndërsa më para shkonim dhe përshëndesnim tifozët. Ndërsa, tani nuk është ajo shtysa plus. Duke parë një shtysë më tepër, besoj se edhe në rezultat ndikon. Shpresoj të bëhet diçka që të jetë 30% me tifozët dhe duhet testuar. Ishalla kthehen se për ne është e vështirë pa tifozë. E radhës është derbi me Tiranën. Është ndeshje shumë e rëndësishme, është më e rëndësishmja e kampionatit shqiptar. Tifozët mezi e presin, ashtu si dhe ne lojtarët. Gjithë ambient dhe opinioni publik e pret me kënaqësi, por do të mungojë atmosfera e tifozëve. Ne tifozët tanë e kanë gjetur mundësinë nëpër tarraca, palate dhe në këtë ndeshje besoj do e gjejnë mënyrën”, nënvizoi më tej Hoxha.

“Më kërkoi Tirana, por Partizani ëhstë zemra ime”

Më pas portieri i Partizanit, Alban Hoxha, komentoi zërat që kishin qarkulluar për një largim nga të kuqtë. “Më shumë e fryu pjesa e portaleve. Mua më mbaronte kontrata dhe më ishin ofruar disa ekipe dhe ishte edhe Partizani që e dinte se aty do të isha, se aty është zemra ime. U ula me presidentin Demi, e kishim të mbaruar me një telefonatë nuk është se kishte nevojë për shumë bisedime. Nuk bëra shumë zhurmë. E kam thënë edhe më parë, kam qenë në kontratë dhe Partizani do ta merrte vendimin. Nëse do t’i interesonte të dyja palëve atëherë do të më lejonin të largohesha. Por, nuk është se kanë ardhur oferta aq të mira për t’u kënaqur të dyja palët. Edhe këtë herë nëse do të ketë, do të flas me presidentin dhe më pas e zgjidhim”, theksoi ai. E më pas vjen dhe sekreti i madh. Tirana i kishte bërë ofertë, por ai ka preferuar të mbetet “dem i kuq”. “Nuk është se nuk kisha ofertë nga Tirana, apo edhe nga ekipe të tjera. Unë zgjodha Partizanin. Ne kemi dashuri reciproke me Partizanin, janë gati tetë vite që jam aty dhe më duket sikur jam gjithë jetën. Jam miqësuar e familjarizuar me të gjithë që janë pjesë e Partizanit dhe është pak e vështirë për mua të largohem. Kam kuptuar në kohët e fundit se më pëlqen të bëhem trajner portierësh. Është një gjë që nuk e kisha menduar, nuk do më pëlqente të bëhesha trajner i parë. Më pëlqen trajner portierash, këtë dua ta bëj. Shpresoj, se kam edhe ca vite futboll, asnjëherë nuk i dihet, por në atë që kam menduar kjo është ajo që më pëlqen”, shtoi më tej Hoxha. Në fund një koment për marrëdhëniet me drejtorin Olsi Rama. “Kemi marrëdhënie drejtor-lojtar, por kemi marrëdhënie edhe kur na duhet ndonjë ndihmë dhe të na qëndrojë pranë. Kjo është pjesë e drejtorit. I qëndron lojtarëve pranë dhe mua që jam kapiteni, flasim dhe këto janë marrëdhëniet”, përfundoi Hoxha.