Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Albasete e penalizoi, Manajn e duan shokët në formacion

Postuar: 07/11/2019 - 07:15

Kombëtarja do të grumbullohet në fillim të javës së ardhshme për dy ndeshjet e fundit në grupin H, konkretisht ndaj Andorrës dhe ndaj Francës, të dy takimet luhen brenda fushës tonë. Në kuadër të këtyre ndeshjeve trajneri Edi Reja nuk pritet të bëjë ndryshime të mëdha, pasi dëshiron të bëjë maksimumin për të kapur vendin e tretë në grup, pozicion që aktualisht mbahet nga Islanda. Sidoqoftë, ndonjë ndryshim, edhe do të bëhet, pasi disa lojtarë kanë pësuar dëmtime dhe mund të mungojnë në kuadër të kësaj sfide. Mavraj ka pësuar lëndim në shpatull, Sadiku mund të mungojë si pasojë e një dëmtimi në këmbë, Kumbulla është në rrezik serioz sepse u dëmtua në fundjavën e kaluar me Veronën, por edhe disa lojtarë të tjerë si Abrashi e ndonjë tjetër kanë probleme, kështu që grupi nuk është i plotë. Një nga futbollistët që la gjurmë pozitive në ndeshjet e fundit është Rei Manaj, i cili krijoi raste si në takimin ndaj Islandës, Tuqisë dhe Moldavisë, por vetëm ndaj kësaj të fundit mundi të shënojë një gol. Manaj mori vlerësim të lartë, paçka se shumë u mërzitën me të për rastet e humbura ndaj Turqisë, raste që mund t’i kishin dhënë ndeshjes një drejtim tjetër. Me siguri që Manaj do të ftohet sërish në Kombëtare por vështirë se do ntë jetë titullar për shkak të konkurrencës, por edhe për faktin se javët e fundit në Spanjë ka luajtur pak si pasojë e nnjë penalizimi për shkak disiplinor. Në këto kushte, forma e tij mbetet për tu parë dhe me siguri që trajneri Reja do ta marrë në konsideratë këtë fakt. Ndërkohë, duke iu referuar asaj që shkruajnë mediat sportive spanjolle, Albasete po tenton të bëjë hapa pas në lidhje me sulmuesin shqiptar, pasi lojtarit i kanë dalë në krahë shokët e skuadrës që e duan në formacion për të dhënë kontributin e tij për sulmin. Siç dihet, Rei Manaj u përjashtua nga skuadra pak ditë më parë për shkak të thyerjes së disiplinës në dhomat e zhveshjes. Ky lajm u bë i ditur nga mediat spanjolle dhe vetë trajneri i Albasetes i cili zbuloi se Manaj ishte në gjendje të mirë fizike por ishte vendimi i klubit për ta lënë jashtë dhe në stërvitje të diferencuar. Pavarësisht problemeve, shokët e skuadrës kanë fjalë të mira për sulmuesin e Kombëtares. Sulmuesi Akuna u shpreh se Manaj është një futbollist spektakolar dhe shumë i rëndësishëm për skuadrën. Ai shtoi se duhet të lihet pas keqkuptimi i ndodhur duke dhënë garanci se grupi është shumë i fortë. “Ishte një keqkuptim dhe le të mbyllet këtu. Pas asaj që ndodhi, tani jemi shumë mirë dhe grupi është shumë i fortë. Rei është thjesht spektakolar kështu që nuk i duhet dhënë rëndësi asaj që ndodhi. E vërteta është se ishte diçka që ndodh kudo dhe kaq ishte. Nuk duhet të kthehemi pas sepse ai është me ne, shumë i fortë dhe me egon për të na ndihmuar gjithmonë”, u shpreh Akuna. Duke u kthyer në Kombëtare, mund të besohet se Manaj do ta marrë ftesën e në të njëjtën kohë do të ketë shans aktivizimi, paçka se ai ka oshilacione në këtë moment. Bekim Balaj dhe Myrto Uzuni mund të jenë alternativa serioze për repartin ofensiv në vend të tij, ndërkohë që Sokol Cikalleshi e ka krijuar staturën e tij dhe e ka rifituar vendin e titullarit në formacionin bazë, prandaj edhe në duelet ndaj Andorrës dhe Francës pritet ta nisë titullar. Kuptohet, dueli me francezët jo vetëm mbyll eliminatoret e Euro-2020 në grupin H, por shënon një pikë kulmore për kuqezinjtë në këtë rrugëtim, ku dëshira është e madhe për fitore, nisur dhe nga fakti se do të luhet në stadiumin e ri kombëtar, pra pritet të inaugurohet pikërisht në duelin me “gjelat” francezë. Për momentin Shqipëria ndodhet në vendin e 4-t në grupin H, me 12 pikë, 3 pikë më pak se Islanda që ka 15 por islandezët kanë një duel të vështirë me Turqinë në fushën e kësaj të fundit e në rast humbje të tyre e në rast fitoreje të tanëve ndaj Francës, Shqipëria mund të marrë vendin e tretë në grup. 

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/11/2019 - 16:45

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot një takim mjaft të rëndësishëm për vazhdimësinë.Të besuarit e Edi Rejës sfidojnë në orën 20:45 Andorrën në “Elbasan Arena”.

Postuar: 14/11/2019 - 12:23

Shtypi italian i ka kushtuar një hapësirë të veçantë Shqipërisë ditën e sotme, dhe më konkretisht

Postuar: 14/11/2019 - 07:26

Dueli i Juventusit me Milanin i dha “Zonjës” tri pikë të vështira në Torino, por të n

Postuar: 14/11/2019 - 07:24

Kukësi llogaritej në fillim të sezonit si skuadër favorite për të fituar titullin, nisur nga kual

Postuar: 14/11/2019 - 07:23

Taulant Xhaka ka refuzuar të grumbullohet me Kombëtaren kuqezi.

Postuar: 13/11/2019 - 22:51

Ish-sulmuesi i Kombëtares, Roland Luçi, ka sjellë edhe njëherë në kujtim ngatërrimin e himnit të

Postuar: 13/11/2019 - 17:22

Erling Haaland është 19 vjeç dhe ka shënuar 26 gola në 18 ndeshje të sezonit 2019-2020, duke tërh