Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Albion Avdijaj më i miri në Zvicër, FSHF hesht për talentin e Shpresave

Postuar: 21/11/2017 - 07:45

Një nga lojtarët shqiptarë që po bën një paraqitje të mirë në këtë periudhë është padyshim sulmuesi Albion Avdijaj, i cili në vetëm dhjetë minuta ditën e dielë shënoi dy gola për Grasshopersin në ligën e parë zvicerane, duke u përfshirë menjëherë në 11-shen më të mirë të javës në kampionatin helvet. Mediat e kanë vlerësuar lart djaloshin shqiptar e madhe një pjesë e tyre propozojnë që ai të bëhet pjesë e përfaqësueses së Zvicrës. Por lojtari ka qenë më parë pjesë e kombëtares shpresa të Shqipërisë, ku ka luajtur madje në disa ndeshje. Nuk dihen ende rrethanat se si ai është larguar dhe më pas u harrua, por me atë paraqitje fenomenale që bëri të dielën kundër Thunit dhe dygolëshi i tij, tregojnë se ai ka potencial dhe mund të luajë në ekipin kombëtar. Federata Shqiptare e Futbollit ka heshtur në këtë periudhë në lidhje me këtë lojtar dhe kjo është e pafalshme. Ndoshta Panuçi mund ta shikojë futbollistin nga afër dhe në grumbullimin e radhës t’i japë një shans për ta afruar në përfaqësuese, më tepër për ta provuar. Në kushtet kur sulmuesit shënojnë pak (me përjashtim të Sadikut që ka statistika më të mira, grumbullimi i lojtarëve të tillë të rinj që kanë “nuhatje” para portës dhe shënojnë gola, është një mundësi për ekipin në përgjithësi, prandaj nuk duhet neglizhuar ftesa për një talent të tillë. Për më tepër që lojtari ka dalë nga ekipet tona kombëtare. Kështu, ish-sulmuesi i kombëtares shpresa të Shqipërisë, Albion Avdijaj, që mbron ngjyrat e skuadrës së Grashopersit ka shkëlqyer në ndeshjen e javës së 15-të në elitën e futbollit zviceran. 23-vjeçari ka rezultuar deçiziv në fitoren e skuadrës së tij, duke shënuar dy golat vendimtarë në fitoren 2:0 ndaj Tunit në fundjavë. Avdijaj në lojë ishte inkuadruar në minutën e 57-të, mirëpo një gjë e tillë nuk i kishte penguar për të mposhtur dy herën portierin kundërshtarë. Golin e parë sulmuesi shqiptarë me pasaportë zvicerane e realizoi në minutën e 74-të, teksa golin e dytë e realizoi 5 minuta para fundit të takimit, kur mjaft mirë shfrytëzoi asistin e 18-vjeçarit Nedim Bajrami. Ky i fundit luajti për gjatë 90-të minutave, teksa Qollaku nuk morri besimin e trajnerit Murat Jakin. Paraqitja e mirë dhe dy golat e shënuar nga ana e Albion Avdijajt, kanë bërë që “Blick” sulmuesin shqiptarë ta vendos në 11-shen më të mirë të javës. Golat ndaj Tunit ishin dy golat e parë për Avidjajn gjatë këtij sezoni në elitën e futbollit zviceran në gjithsej 8 ndeshje të zhvilluara. Për këtë sezon këto ishin dy golat e parë për Avdijaj, i cili është aktivizuar në 8 ndeshje, por ende nuk ka marrë një ftesë nga Kombëtarja jonë, teksa ai mund të luajë edhe me Zvicrën. Në formacionin më të mirë është edhe një tjetër futbollist me origjinë shqiptare, i cili përfaqëson Serbinë, Miralem Sulejmani. Trajneri i Kombëtares tonë kuqezi, Kristian Panuçi, është shprehur kohë më parë se do të vazhdojë të kontaktojë me lojtarë të rinj shqiptarë nëpër Europë, për të grumbulluar në përfaqësuese më të mirët e mundshëm dhe ata që janë më në formë. Natyrisht, prurjet e Ajdareviçit, Qakës dhe Sabien Lilajt nuk ishin të rastësishme. Panuçi po synon të rinovojë grupin hap pas hapi prandaj e ka nisur me prurje të reja në çdo grumbullim. Lëvizjet e tij janë pritur mirë dhe fakt është se lojtarët që ai ka ftuar janë cilësorë dhe kanë një vend në Kombëtare për eliminatoret e ardhshme. Kuptohet, bërthama e grupit është e njëjta ajoq ë ishte me De Biazin, pasi Berisha, Mavraj, Veseli, Hysaj, Gjimshiti, Xhaka, Roshi, Basha, Memushaj e Sadiku, kanë qenë dhe më parë në përfaqësuese. Por ardhja e këtyre të rinjve të lartpërmendur, si edhe e Ivan Balliut e Hysen Memollës, apo dhe shansi për Kaçin që ikën e vjen, janë dëshmi se Panuçi po synon të krijojë një grup të rinjsh që mund të çajnë përpara në eliminatoret e Europianit të ardhshëm. Ndoshta afrimi më i rëndësishëm dhe dhënia e besimit në mënyrë të padiskutuar është për sulmuesin e krahut të majtë Eros Grezda, i cili e ka justifikuar, sepse ka shkëlqyer në ndeshjet e fundit të kombëtares tonë.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 10

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 10/12/2017 - 09:51

Madrilenët turpëruan Seviljen 5-0, ku të gjithë golat u shënuan në pjesën e parë. Kjo fitore e afron realin me kryesuesit e garës, rivalen e tyre të vjetër, Barcelonën

Postuar: 10/12/2017 - 09:48

Këtë sezon ka një konkurrencë të fortë dhe në Kategorinë e Parë, në të dy grupet, por vëmendja më e madhe është në Grupin B (Jugut), pasi aty militon një nga skuadrat më me emër

Postuar: 10/12/2017 - 09:46

Në Kukës pati një fitues në ndeshjen e djeshme Kukësi-Lushnja, por fitues ishin pikërisht miqtë lushnjarë që fituan 3-1 dhe poshtëruan kampionen në fuqi brenda në fushën e saj.

Postuar: 10/12/2017 - 09:29

Basketbolli shqiptar nuk është në ditën e tij më të mirë, natyrisht, dhe s’ka si të jetë sepse strategjitë që e nxjerrin atë nga “errësira” dhe e fusin në rrug

Postuar: 09/12/2017 - 19:25

Zhvillohet ditën e sotme, ndeshja derbi e basketbollit, mes Partizanit dhe Tiranës, në pallatin e sportit Asllan Rusi.

Postuar: 09/12/2017 - 07:52

Ka nisur numërimi mbrapsht për derbin e Italisë, Juventus-Inter.

Postuar: 09/12/2017 - 07:51

Përballja e kreut mes Interit dhe Juventusit mund të vendosë shumë për të ardhmen e dyja skuadrave, por këtë herë rivaliteti tradicional mes dy skuadrave nuk reflektohet në fjal