BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Alegri i ngriti kurthe, por Hysaj ishte heroi në fitoren e Napolit

Alegri i ngriti kurthe, por Hysaj ishte heroi në fitoren e Napolit

Mediat italiane i kanë vënë notën më të lartë mbrojtësit të kombëtares tonë Elseid Hysaj për performancën e jashtëzakonshme që bëri i në duelin e madh me Juventusin mbrëmjen e të dielës në Torino. Fitoi Napoli 1-0 dhe siguroi një epërsi morale të padiskutueshme për këto katër javë të mbetura të kampionatit italian, ndërkohë që napolitanët vijojnë të jenë të dytët në renditje krahasuar me Juventusin kryesues, por këtë herë me vetëm një pikë larg (85- 84). Shqiptari Hysaj u cilësua në mediat italiane hero i takimit, krahas Kulibali që shënoi golin e fitores dhe ishte në qendër të vëmendjes. Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare ishte i pakalueshëm në krahun e djathtë të mbrojtjes, duke mbyllur çdo hapësirë për Dagllas Kosta dhe për Mario Mandzukiç që u fut në pjesën e dytë. Përballë të dyve Hysaj ishte stoik, duke mos u dhënë asnjë shans, gjë që e pranoi dhe vetë Alegri pas takimit. Sikurse shkruajnë mediat italiane, në minutat e fundit të ndeshjes së djeshme kundër Napolit Juventusi kishte vetëm një qëllim: të sulmonte në krahun e Hysajt. Këtë e ka pranuar edhe trajneri Alegri pas përfundimit të ndeshjes, duke shpjeguar se hodhi në fushë Mandzukiçin në minutat e fundit dhe e udhëzoi ekipin të kërkonte gjithmonë kroatin në duelet përballë mbrojtësit shqiptar. Hysaj kishte kaluar më shumë se një orë të ndeshjes, duke dueluar me Dagllas Kostën në shpejtësi, duke mos e lejuar brazilianin të gjente hapësira, sidomos në pjesën e dytë. Alegri hodhi në fushë Mandzukiçin pikërisht me  qëllimin që fiziku i kroatit të bënte diferencën edhe në duelet në ajër, taktikë që nuk funksionoi. I ngacmuar nga gazetarët e “Sky Sport”, nëse kishte menduar se ndeshja shkoi si ajo ndaj Realit të Madridit, Alegri ka treguar se pas golit të Kulibali nuk kishte pasur kohë të mendonte për gjëra të tilla. “Jo, sepse duhej të ngrinim kokën lart, duhej të kërkonim duelet e Mandzukiçit kundër Hysajt”, theksoi trajneri i Juventusit. Në takimin e së dielës kundër Juventusit, Elseid Hysaj bëri një paraqitje shumë të mirë dhe është vlerësuar me notën 7. “Bëri një provë të kujdesshme kundër Dibala që nisej gjithnjë nga e majta e sulmit të Juves. As në fund të takimit nuk stonoi kur përballë kishte Mandzukiç, i cili hyri si zëvendësues dhe ishte i freskët. Nuk e humbi asnjëherë vëmendjen, pozicional dhe i pakalueshëm”, ishte përshkrimi për vlerësimin e Hysaj. Duhet thënë se festa e Napolit shpërtheu më së pari në dhomat e zhveshjes e më pas në qendër të Napolit, ku skuadrën e pritën mijëra qytetarë që kishin mbushur rrugët dhe festuan si të çmendur për suksesin, i cili u përkthye edhe si fitim i titullit kampion. Hysaj ishte në mesin e grupit dhe u bë njësh me tifozët, që kishin arsye t’i thërrisnin me emër, si për gjithë lojtarët e tjerë. Madje vetë Hysaj duket i motivuar për të dhënë maksimumin në këto katër ndeshje të mbetura të kampionatit që të sigurojë titullin kampion në Serie A italiane. Ndërkohë, duhet pranuar se në verë Elseid Hysaj mund të largohet nga skuadra napolitane dhe më shumë shanse largimi ka nëse ai nuk e fiton titullin këtë sezon, gjë që e ka shprehur. Por mediat italiane kanë aluduar së fundmi se Bajerni i Mynihut dhe Çelsi kanë shprehur interesim për të marrë shërbimet e tij, madje duke shprehur gatishmëri për të paguar edhe klauzolën e largimit të tij të cilën Napoli e ka vendosur 50 mln euro. Pra, kur mbeten dhe pak javë nga fundi i sezonit në Itali, për Hysajn letrat janë të hapura dhe nuk përjashtohet mundësia që ai të kalojë në një klub të madh europian sezonin tjetër. Kurse në Kombëtare prania e tij është e padiskutueshme dhe Hysaj është në fakt jo vetëm lojtari më i shtrenjtë, por edhe futbollisti më i qëndrueshëm në formacionin kuqezi. Asnjë trajner nuk mund të bëjë pa Hysajn në mbrojtje dhe pas De Biazit, edhe Panuçi ka vënë theksin te cilësitë e tij, duke e quajtur liderin më cilësor të skuadrës përfaqësuese të Shqipërisë./Adriatik BALLA