BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Alegri ideon rikthimin e madh, zbardh pse ka refuzuar Realin e Madridit

Alegri ideon rikthimin e madh, zbardh pse ka refuzuar Realin e Madridit

Ai është një prej trajnerëve më të mirë në botë. Hyri në tregun elitar italian nga radhët e të rinjve dhe u propozua nga tekniku i madh Arrigo Saki si trajner i duhur për Milanin dhe Masimiliano Alegri e tregoi veten menjëherë në radhët e trajnerëve 6të së ardhmes, pasi shquhej për gjetjen brilante të skemave taktike në vardis të grupeve që kishte në dispozicion. E tregoi këtë me Milanin, por kulmin e arriti me Juventusin, ku fitoi shumë trofe, por pa mundur të marrë UEFA Champions League, trofe që iu afrua dy herë në finale por pa e fituar dot, një herë humbi me Barcelonën e një herë me Realin e Madridit. Mos arritja e objektivit Champions e detyroi të tërhiqet nga Juventusi, e të pushojë për të paktën një vit, ndërkohë që tani së fundmi është bërë i gjallë dhe po kërkon të rikthehet me pompozitet, duke kërkuar një klub që ka projekt të madh ambicioz për trofe. Dhe ky qëndrim e ka një lidhje, pasi Masimiliano Alegri është ndër emrat më të kërkuar në treg. Ndërkohë,. Mësohet nga mediat italiane se Masimiliano Alegri thotë se e hodhi poshtë mundësinë për t’u bërë trajner i Real Madridit para dy vjetëve, sepse, këmbëngul ai, dëshironte t’i mbetej besnik Juventusit. Ish-trajneri i Milanit i kaloi pesë vite të suksesshme në stolin e Juventusit para se të largohej në fund të sezonit të kaluar. Pasi Zinedine Zidane e braktisi Madridin pas sezonit 2017/18, klubi ua besoi shkurtimisht postin e trajnerit Julen Lopeteguit dhe Santiago Solarit. Alegri ishte ndër trajnerët e tjerë që Madridi e kërkonte dhe tani e falënderon presidentin e madrilenëve, Florentino Perezin për interesimin e shfaqur në atë kohë. Madridi përfundimisht e riktheu në klub Zidanin në mars të vitit 2019. “Dy vjet më parë, pata kontakt, por nuk ndodhi asgjë sepse unë kisha kontratë me Juven”, shkruan “Marca” në lidhje me interesimin e Madridit. “Për më tepër, unë e kisha një përkushtim të fuqishëm moral ndaj klubit dhe tifozëve”, shtoi ai. Ndërkohë, ish-trajneri i Milanit dhe Juventusit, Masimiliano Alegri, i ka rimbushur bateritë dhe është në kërkim të një projekti të ri, siç thotë ai, për të garuar dhe për të fituar. Gjashtë herë fituesi i Serie A i ka dhënë fund pushimit dhe të qenet larg futbollit dhe tani thotë se nuk ka rëndësi se në cilën skuadër i rikthehet këtij sporti. “Kam pushuar, i kam rimbushur bateritë dhe kam qëndruar me familjen time në Livorno”, tha Alegri për “Marca”.“Nuk ka rëndësi ku, jam në kërkim të një klubi i cili dëshiron ta ndajë projektin me mua dhe i cili ka ambicie për të garuar dhe për të fituar”, shtoi ai. I pyetur nëse i pëlqen La Liga, Alegri u përgjigj: “Kush do të përgjigjej me jo në këtë pyetje? Askush”. Kujtojmë që Alegri po mendon rikthimin në krye të ndonjë skuadre, por për momentin nuk ka një emër konkret. Megjithatë, një kthimi të tillë i kanë kushtuar shumë vëmendje mediat italiane, që besojnë se alternativë për një rikthim të madh mund të jetë Milani, i dështuar deri tani.