Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Alegri largohet nga Juventusi, shpërthen me kritika ndaj drejtuesve të “Zonjës së Vjetër”

Postuar: 18/05/2019 - 07:48

Ai mund të konsiderohet pa frikë si një prej trajnerëve më të suksesshëm në Europë dhe me një karrierë brilante në rritje, kiu ka fituar shumë trofe dhe është gati për aventura dhe sfida edhe më të vështira brenda dhe jashtë Italisë. 11 trofe në 5 vite, por nuk ka mjaftuar. Masimiliano Alegri është larguar zyrtarisht nga Juventusi, pasi palët nuk gjetën gjuhën e përbashkët për zgjatjen e kontratës. Eliminimi në Champions në çerekfinale nga Ajaksi, si dhe eliminimi në Kupën e Italisë nga Atalanta, sollën një situatë jo të mirë për teknikun, i cili menjëherë sapo u largua dje edhe zyrtarisht nga klubi, shpërtheu në kritika të forta ndaj drejtuesve të “Zonjës së Vjetër”, duke thënë se nëse nuk do të kishte fituar shumë do ta kishin djegur për së gjalli. Strategu italian kishte kontratë me Juventusin deri në qershor të vitit 2020, mirëpo klubi italian e konfirmoi sot se ai nuk do ta drejtojë skuadrën e “Zonjës së Vjetër” sezonin tjetër. Alegri u emërua në pozitën e trajnerit të Juventusit në rrethana të çuditshme, pasi që Antonio Konte, i cili e kishte fituar tri herë radhazi titullin e Serisë A, lajmëroi se po largohej nga Juventusi, vetëm dy ditë pasi filloi turneu parasezonal në vitin 2014. Presidenti i Juventusit, Andrea Anjeli nxitoi për ta gjetur një zëvendësim për Konten dhe e zgjodhi Alegrin, i cili ishte shkarkuar nga Milani në janar të vitit 2014. Vetura që po e sillte Alegrit dhe Anjelin në kampin stërvitor të Juventusit, për konferencën e tyre të parë të përbashkët, u sulmua nga tifozët, të cilët e gjuanin dhe e pështynin veturën gjatë protestës së tyre të furishme. Trajneri italian ua fitoi atyre zemrat duke arritur në finale të Ligës së Kampionëve qysh në sezonin e tij të parë, për të mos e përmendur titullin e Serisë A dhe atë të Kupës së Italisë. Ai vazhdoi duke i fituar gjithsej 11 trofe si trajner i Juventusit, përfshirë këtu pesë tituj radhazi të Serisë A, katër tituj të Kupës së Italisë dhe dy tituj të Superkupës së Italisë. Alegri po largohet nga Juventusi me 269 ndeshje të zhvilluara deri më tani, prej të cilave 191 i ka fituar, 40 i ka barazuar dhe 38 i ka humbur. Megjithatë, largimi i hershëm nga Liga e Kampionëve këtë sezon, kundër Ajaxit në çerekfinale, i la të irrituar shumë tifozë dhe drejtuesit e klubit, të cilët i kishin investuar 112 milionë euro për Cristiano Ronaldon verën e kaluar vetëm për ta realizuar ëndrrën e shpalljes kampion i Evropës. “Unë vetëm po mendoja, imagjinojeni nëse nuk do t’u kisha fituar trofe”, kishte thënë Alegri në konferencën për shtyp të javës së kaluar. “Ata do të më kishin djegur për së gjalli!”. Largimi i tij tani po pritet me ndjenja të përziera festimi dhe mërzie, pikërisht ashtu siç kishte ndodhur edhe në momentin kur u emërua në pozitën e trajnerit. Alegri ka shumë gjasa të rikthehet tek Milani, por nuk përjashtohet mundësia që të marrë drejtimin e Paris San Zhermenit nnë Francë apo dhe Mançester Junajtid në Premier League angleze.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/09/2019 - 17:56

Sot në orën 16:55 Interi e pret në “San Siro” Slavia Pragan në ndeshjen e vlefshme për javën e parë të fazës së grupeve të Champions Leagues.

Postuar: 17/09/2019 - 17:40

Me sulmin ndaj Nejmarit që dështoi këtë verë, Real Madrid ka ndryshuar objektiv, por jo qytet dhe

Postuar: 17/09/2019 - 17:01

Stërvitja e fundit e Juventusit para nisjes në Spanjë ka kaluar me të qeshura të mëdha.

Postuar: 17/09/2019 - 16:28

Cristiano Ronaldo nuk ka më dyshime, do të shkoj në altar me Georgina Rodriguez, partneren e tij

Postuar: 17/09/2019 - 15:32

Gazeta franceze “L’Equipe” shkruan se incidenti me himnin kombëtar të Shqipëris

Postuar: 17/09/2019 - 13:53

Champions League kthehet sonte në mbrëmje për fazën e parë të ndeshjeve në grupe.

Postuar: 17/09/2019 - 07:23

Mançester Siti nuk e ka vrullin e një sezoni më parë, as sharmin e performancës së vjetshme, ku n