Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Alegri: S’kemi nevojë për yje të tjerë, më mjafton ardhja e Kristiano Ronaldos

Postuar: 12/01/2019 - 07:24

Juventusi është skuadra më e fortë italiane. Po bëhen shtatë vjet nga dominimi i saj në kampionatin italian, serie A, por Juventusi është prezantuar me dinjitet edhe në Ligën e Kampioneve, kiu gjatë viteve të fundit dy herë ka shkuar në finale, një herë ka humbur përballë Realit të Madridit e një herë përballë Barcelonës. Gjithsesi, Juventusi nuk heq dorë dhe për të realizuar objektivat e veta në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube, bëri në verë një lëvizje të madhe në treg, duke afruar yllin portugez të Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo, për shumën e 100 mln eurove. Natyrisht, kjo lëvizje u bë me qëllim për të rritur pretendimet e “Zonjës së Vjetër” në Champions League dhe ky edicion po tregon se Juve është favoritja kryesore për ta fituar këtë trofe. Ndërkohë, në planet e Juventusit është futur edhe mesfushori uellsian i Arsenalit, Aron Ramsi, i cili besohet se e ka arritur marrëveshjen me klubin torinez dhe të dielën merr zgjidhje në mënyrë përfundimtare çështja e tij. ndërkohë, Juventusi luan këtë fundjavë ndaj Bolonjës në kuadër të Kupës së Italisë dhe që njëkohësisht është edhe ndeshja e parë për vitin 2019. Në prag të këtij takimi, trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri ka dalë para mediave, duke e vlerësuar maksimalisht kundërshtarin. I pyetur në lidhje me Ronaldon për problemet me modelen, ai shprehet se portugezi është i qetë, ndërkohë që pret më shumë nga Dibala. Sa i përket Ramsit, Alegri shprehet se nuk ka nevojë për asnjë tjetër dhe se mendjen e ka vetëm te Bolonja. “Kristiano është i qetë dhe është trajnuar shumë mirë. Është duke u përgatitur për pjesën e dytë të sezonit dhe sepse ka luajtur më pak ndeshje në ekipin kombëtar”, tha Alegri. Më pas foli për mundësinë e afrimit të Aron Ramsit në radhët e “Zonjës”, një lëvizje që pritet të ndodhë, por që Alegri preferon të bëjë “memecin”. “Unë kam pesë mesfushorë shumë të mirë dhe nuk kam nevojë për askënd, jam mirë. Tani duhet të mendojmë për Bolonjën, pasi ndeshjet e para janë gjithmonë të vështira. Duhet të jemi të kujdesshëm përndryshe mund të humbasim objektivin e parë”, shtoi tekniku i skuadrës bardhezi. Në konferencën e tij për shtyp ka vend dhe për sulmuesin Paulo Dibala, nga i cili Alegri pret më shumë, duke nisur nga dueli i radhës me Bolonjën. “Unë pres që Paulo të luajë një ndeshje të mirë nesër si sezonin e kaluar, pasi ka qenë gjithmonë afër shënimit. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm në organizimin e lojës”, theksoi më pas tekniku italian. Juventusi aktualisht është në krye të renditjes në Serie A me nëntë pikë më shumë se Napoli në pozitë të dytë. “Kupa e Italisë është objektivi ynë ashtu si Superkupa. Nga nesër deri më 1 qershor shpresojmë që të luajmë për këtë stinor dhe të bëjmë paraqitje serioze. Ne jemi mirë, ashtu siç duhet të jemi. Nesër vazhdojmë me stinorin, dhe ndeshja e parë është gjithmonë e vështirë, sepse mund të pranosh shumë lehtë gola”, tha Alegri në konferencën për shtyp të ditës së djeshme.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/01/2019 - 10:58

Ekipi i madh anglez ka parakaluar Real Madridin si skuadra më e shtrenjtë në futbollin botëror. Man.City është skuadra më vlerën më të madhe sot në botën e futbollit.

Postuar: 18/01/2019 - 07:39

Luka Modriç ishte lojtari më i mirë në botë gjatë vitit 2018.

Postuar: 18/01/2019 - 07:38

Tirana dhe Partizani kanë një derbi të mirëfilltë midis tyre.

Postuar: 18/01/2019 - 07:37

Trajneri Karlo Ançeloti theksoi pak ditë më parë se Elseid Hysaj ishte pjesë e Napolit dhe pavarë

Postuar: 17/01/2019 - 18:40

Policia në Gana ka njoftuar sot se disa persona të armatosur teksa lëviznin me një motor kanë q

Postuar: 17/01/2019 - 18:37

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat italiane dhe jo vetëm.

Postuar: 17/01/2019 - 17:35

Barcelona ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar nga “El Mundo” se ka aktivizuar një